• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 21, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 29 Shtator

19
Shares
470
VIEWS

1930 – Vdes në moshën 86 vjeçare në Finlandë, piktori i famshëm rus Ilya Repin. Repin do të bëhej i njohur në mbarë botën për pikturat e tij të realizmit dhe impresionizmit, gjatë shek XIX. Ai do të pikturonte disa nga kryeveprat e tij si, Slavic Composers, Reply of Zaporozhian Cossaks, Neapolitan Girl, Mussorgsky, etj. Trashëgimia e tij sot është një nga më të vyerat në fondin e artit botëror. Veprat e tij ndodhen të ekspozuara në muzeumet kryesore të Europës.

 

1941 – Në Kiev të Ukrainës, do të ndodhte një nga masakrat më të mëdha të periudhës së holokaustit, ndaj komunitetit hebre në këtë vënd. Për afro 48 orë rresht trupat naziste SS të përkrahur nga bashkëpuntorët vëndas do të arrestonin dhe ekzekutonin në një luginë të quajtur Baby Yar mbi 50 mijë persona të pafajshëm. Pas luftës të gjithë perosnat përgjegjës për këtë masakër do të gjykoheshin dhe dënoheshin me vdekje.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 21 Mars 2023

Kalendari Historik 20 Mars 2023

1957 – Në pyllin e Kyshym-it në Rusinë Qëndrore do të ndodhte një nga aksidentet më të rënda bërthamore në historinë e saj. Në një nga reaktorët e centralit atomik në këtë zonë, ndodh një gabim teknik që do të pasonte me shpërthimin e disa tubave me lëndë radio-aktive. Si pasojë e gjithë zona do të kontaminohej rëndë dhe mbi 10.000 vetë do të evakuoheshin. Reja radio-aktive do të mbulonte një sipërfaqe prej 53.000 hektarësh.

 

1972 – Republika Popullore e Kinës dhe Japonia, pas shumë vitesh armiqësi midis tyre, vendosin marrdhëniet e ngushta diplomatike. Pas afro 40 vjetësh që nga pushtimi japonez i Manchurisë, Pekini dhe Tokio zyrtare, arritën të vendosin një kanal komunikimi diplomatik, çka do të çonte vetë-vetiu në rivendosjen e marrdhënieve midis dy vëndeve. Marrëveshja e parë u nënshkrua në Pekin nga Kryeministri kinez Çu En Lai dhe ai japonez Kakuei Tanaka.

 

1976 – Lind në Dvirkivshchyna të Ukrainës futbollisti më i famshëm i këtij vëndi, Andry Shevchenko. Shevchenko, do të spikaste për talentin e tij sportiv gjatë një periudhe 35 vjeçare. Ai fillimisht do të luante me Dynamo-n e Kiev-it, ndërsa më pas do të transferohej te ekipi i Milan-it në Itali, ku dhe do të kthehej në një nga ikonat e kësaj skuadre. Andry Shevchenko do të fitonte 30 trofe personal si dhe mjaft kupa kombëtare dhe ndërkombëtare me ekipin e Ukrainës, Dynamo-s, Milan-it, dhe Chelsea.

 

1979 – Diktatori i shtetit të Guinesë Ekuatoriale (në Afrikën Perëndimore), Francisco Macias Nguema, u qëllua për vdekje nga një grup ushtarësh në Saharanë Perëndimore.  Nguema do të ishte një nga diktatorët më brutalë të Afrikës Perëndimore, ku me politikat e tij shtypëse do të krijonte një genocid të vërtetë mbi popullin guineas. Ai do të rrëzohej pas një grushti shteti nga nipi i tij i cili, pas një gjyqi të shpejtë, e ekzekutoi atë në një zonë të Saharasë.

 

1991 – Në Haiti të Amerikës Qëndrore do të ndodhte, grushti i shtetit që do të rrëzonte nga pushteti, Presidentin Jean Bertrand Aristide. Aristide, ishte zgjedhur në mënyrë demokratike, pas rrëzimit të diktaturës së Duvalieve. Gjatë këtij grushti shteti të organizuar nga ushtria haitiane u vranë 22 vetë si dhe u plagosën mbi 100 të tjerë. Jean Berrand Aristide do merrte rrugën e azilit politik në SHBA, nga ku do të kthehej pas vetëm 20 vitesh.

 

2006 – Një avion civil i linjës ajrore Aereos Flight 1907, shpërtheu në ajër duke marrë jetën e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit, gjithsej 154 vetë. Avioni ishte nisur nga aeroporti i Manaus-it në Brazil, për të shkuar në Rio de Janeiro, ku papritur u përplas me një tjetër avion civil Embraer Legacy 600. Kjo do të ishte një nga katastrofat më të rënda ajore të Brazilit.

Share19TweetPinSendShareSend

Previous Post

“Beqir Balluku ka punuar në fshehtësi dhe ai ka pikëpamje të tjera të rrezikshme, për të cilat unë e shoku Hito…”/ Letra e Petrit Dumes për Enverin

Next Post

“Vdekjen nuk e kam frikë, se qentë si unë këtë përfundim meritojnë, por kur dëgjova sot ulërimat e fëmijëve të mi, që…”/ Letra e Petrit Dumes për Mehmetin

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Mars 2023

March 20, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Mars 2023

March 19, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 19 Mars 2023

March 18, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 18 Mars 2023

March 17, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 17 Mars 2023

March 16, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 16 Mars 2023

March 15, 2023
Next Post
“Vdekjen nuk e kam frikë, se qentë si unë këtë përfundim meritojnë, por kur dëgjova sot ulërimat e fëmijëve të mi, që…”/ Letra e Petrit Dumes për Mehmetin

“Vdekjen nuk e kam frikë, se qentë si unë këtë përfundim meritojnë, por kur dëgjova sot ulërimat e fëmijëve të mi, që…”/ Letra e Petrit Dumes për Mehmetin

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!