• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, January 29, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 29 Dhjetor 2022

Kalendari Historik 1 Dhjetor 2022
0
Shares
35
VIEWS

1911 – Sun Yat Sen bëhet Presidenti i përkohshëm i Republikës së Kinës. Ai zyrtarisht merr detyrën në 1 janar 1912. Sun Yat Sen konsiderohet të jetë një nga udhëheqësit më të mëdhenj të Kinës moderne, por jeta e tij politike ishte një luftë e vazhdueshme dhe mërgim i shpeshtë. Trashëgimia kryesore e tij, është filozofia e tij politike e njohur si Tre Parimet e Popullit.

 

1938 – Lind në New York, Jon Voight. Voight, është një aktor amerikan. Ai është fituesi i një çmimi Academie Award, pasi ishte nominuar për katër të tillë. Voight, gjithashtu ka fituar katër çmime Golden Globe dhe deri më tani është nominuar për njëmbëdhjetë të tjerë. Ai është babai i aktores së famshme, Angelina Jolie dhe aktorit James Haven.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 29 Janar 2023

Kalendari Historik 28 Janar 2023

 

1940 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, aviacioni nazist Luftarak bombardoi Londrën, Angli, duke vrarë mbi 200 civilë. Kjo fushatë bombardimesh, njihet nga historiografia britanike si “Zjarri i dytë i madh i Londrës”. Natën e 29-30 Dhjetorit 1940, afërsisht 100 mijë bomba ranë mbi qytet, të lëshuara nga 140 bombardues të rëndë gjermanë. Në fund, fushata ajrore e Britanisë së Madhe, do të fitohej nga aviacioni anglez RAF.

 

1986 – Vdes në moshën 54 vjeçare, në Paris, Andrey Tarkovsky. Tarkovsky, ishte një regjisor, shkrimtar dhe teoricien i filmit rus. Ai konsiderohet gjerësisht një nga regjisorët më të mëdhenj në historinë e kinemasë, dhe një nga kineastët më me ndikim në Rusi. Disa nga filmat e tij janë, Ivan Childhood, Andrei Rublev, Solaris, Mirror, dhe Stalker.

 

 

1996 – Shteti i Guatemalës dhe drejtuesit e Unitetit Kombëtar Revolucionar, nënshkruajnë një marrëveshje paqeje që i jep fund një lufte civile 36-vjeçare. E nënshkruar më 29 dhjetor 1996, ky armëpushim i fundit, zyrtarizoi zbatimin e pikave të paqes të nënshkruara në bazë të Marrëveshjes Kornizë në 10 vitet e mëparshme të përpjekjeve për bisedime.

 

1998 – Udhëheqësit e Khmer Rouge kërkuan falje për gjenocidin e viteve 70-të në Kamboxhia, që mori jetën mbi një milion njerëzve. Gjatë sundimit të diktatorit komunist Pol Pot, në vitet 1975-1979, i cili ishte gjithashtu edhe lideri i Khmer Rouge, Kamboxhia, me miliona vetë, vuajtën një persekutimi të egër. Pas viteve 90, liderët e saj u gjykuan dhe u dënuan, për krime.

 

2006 – Mbretëria e Bashkuar zgjidh kredinë e saj “anglo-amerikane”, të marrë borxh, pas Luftës së Dytë Botërore. Marrëveshja e Kredisë Anglo-Amerikane, ishte një hua pas Luftës së Dytë Botërore, e bërë nga Mbretërisë e Bashkuar dhe, SHBA-ja, më 15 korrik 1946, duke i dhënë mundësi ekonomisë së dobësuar angleze, që të rimëkëmbej shpejt.

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Te shtëpia – burg e Çurçisë, pyeta Cin Serrqin, se kush e kishte torturue dhe ai më tregoi për kapiten Fadil Kapisyzin, mikun e familjes, i cili...”/ Kujtimet e Sami Repishtit, nga SHBA-ës

Next Post

“Myslym Peza ju lut Enverit t’ia falte jetën Dyle Allamanit dhe ai pranoi fillimisht, por ishte ndërhyrja e Haxhi Lleshit, që ...”/ Historia tragjike e fisit të famshëm nga Mati

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 29 Janar 2023

January 28, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Janar 2023

January 27, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 27 Janar 2023

January 26, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 26 Janar 2023

January 25, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Janar 2023

January 24, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 24 Janar 2023

January 23, 2023
Next Post
“Myslym Peza ju lut Enverit t’ia falte jetën Dyle Allamanit dhe ai pranoi fillimisht, por ishte ndërhyrja e Haxhi Lleshit, që …”/ Historia tragjike e fisit të famshëm nga Mati

“Myslym Peza ju lut Enverit t’ia falte jetën Dyle Allamanit dhe ai pranoi fillimisht, por ishte ndërhyrja e Haxhi Lleshit, që ...”/ Historia tragjike e fisit të famshëm nga Mati

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!