• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, January 31, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Tetor

Tetor
0
Shares
112
VIEWS

1922 – Fashistët italianë të udhëhequr nga Benito Mussolini, ndërmarrin Marshimin mbi Romë dhe dominojnë, qeverinë italiane. Ky marshim, ishte një demonstrim i organizuar masiv i cili, u organizua, nga Partinë Kombëtare Fashiste e Benito Mussolini-t . Kur trupat fashiste hynë në Romë, Kryeministri Luigi Facta dëshiroi të deklaronte një shtet-rrethim, por kjo u hodh poshtë nga mbreti Victor Emmanuel III. Të nesërmen, në 29 tetor 1922, Mbreti emëroi Musolinin si Kryeministër, duke transferuar kështu pushtetin politik tek fashistët pa një konflikt të armatosur.

 

1940 – Në Greqi do të ndodhte dhe hedhja poshtë e ultimatumit të famshëm italian nga ana e Kryeministrit Ioannis Metaxas. E njohur ndryshe dhe si “Dita e Jo-së”, ky moment, simbolizon edhe fillimin e Luftës Italo-Greke, e cila në pjesën dërrmuese të saj u zhvillua në Shqipërinë e jugut. Qeveria greke refuzoi me një jo të prerë, notën italiane, që parashikonte lënien e disa bazave ushtarake në tokën greke, trupave të Mussolinit. Për këtë arsye Italia fashiste nisi sulmin frontal ndaj ushtrisë greke. Pas thyerjes së këtij sulmi, Italia i kërkoi ndihmë Gjermanisë, dhe kjo e fundit e pushtoi të gjithë Greqinë.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 31 Janar 2023

Kalendari Historik 30 Janar 2023

1955 – Lind në Seattle, një nga biznesmenët më të pasur të botës, themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates. Gates është i njohur ndërkombëtarisht si, manjat biznesi, investitor, dhe filantropist. Gjatë karrierës së tij në Microsoft, Gates mbajti postet e kryetarit, CEO-s dhe arkitektit kryesor të Softuerit, ndërsa ishte gjithashtu aksioneri më i madh individual deri në maj 2014. Sipas klasifikimit të revistës ekonomike Forbes, Bill Gates është personi i dytë më i pasur në botë, me një pasuri prej 906 miliardë dollarësh.

 

1959 – Shuhet në moshën 27 vjeçare, nr 3 i revolucionarëve kubanezë pas Kastros dhe Che Guevarës, Camilo Cienfuegos. Cienfuegos, ishte një revolucionar kuban i lindur në Havana. Së bashku me Fidel Castro, Che Guevara, Juan Almeida Bosque dhe Raúl Castro, ai ishte anëtar i ekspeditës Granma të 1956, e cila nisi kryengritjen e armatosur të Fidel Castro-s kundër qeverisë së diktatorit kuban Fulgencio Batista. Ai u bë një nga komandantët kryesorë guerile të Castro, i njohur si “Heroi i Yaguajay” pasi fitoi një betejë kryesore të Revolucionit Kuban. Vdekja e tij me avionin privat Cessna 310 në brigjet e Karaibeve, ka mbetur një mister dhe sot e kësaj dite.

 

1982 – Për herë të parë pas afro gjysëm shekulli, Spanja do të organizonte zgjedhjet e lira dhe të ndershme, pluraliste parlamentare. Pas rënies së diktaturës së Francisco Franco-s, Mbreti i Spanjës Juan Carlos do të dekretonte zgjedhjet e lira. Zgjedhjet e Përgjithshme të Spanjës në 1982 u mbajtën për të zgjedhur, pjesën e dytë të Këshillit të Përgjithshëm, të Mbretërisë së Spanjës. Të gjitha 350 vendet në Kongresin e Deputetëve ishin gati për zgjedhje, si dhe 208 nga 254 vendet në Senat. Zgjedhjet u fituan nga Partia Socialiste e Felipe Gonzales-it.

 

1995 – Në Baku të Azerbajxhanit, ndodhi një tragjedi kombëtare. Një zjarr shpërtheu në sistemin e metrosë në Baku, midis stacioneve Ulduz dhe Nariman Narimanov. Sipas shifrave zyrtare, mbetën të vdekur, 289 njerëz, 286 pasagjerë (përfshirë 28 fëmijë) dhe tre punonjës shpëtimi, ndërsa 270 njerëz u plagosën. Zjarri u vlerësua se ishte shkaktuar nga mos funksionimi elektrik, por mundësia e sabotimit të qëllimshëm nuk u përjashtua. Edhe pse një numër i madh, i njerëzve që evakuan trenin mbijetuan, zjarri mbetet katastrofa më vdekjeprurëse e metrosë në botë. Zjarrëfikësit, Chingiz Babayev, iu dha pas vdekjes titulli i Heroit Kombëtar të Azerbajxhanit për jetën e shpëtuara të pasagjerëve.

 

2007 – Në Argjentinë, Cristina Fernández de Kirchner, zgjidhet si Presidente e këtij vendi. Fernandez është gruaja e parë, që shërbeu si Presidente e Argjentinës, Presidentja e parë femër e zgjedhur drejtpërdrejt dhe gruaja e parë e rizgjedhur në zyrë. Ideologjikisht një Peroniste, ajo ishte anëtare e Partisë Justicialiste, me qasjen e saj politike duke u karakterizuar si Kirchnerism. Ajo do ta udhëhiqte Argjentinën, për 8 vjet, duke ndërmarrë politika ekonomike dhe sociale të konsiderueshme, për ta nxjerrë vëndin nga kriza ekonomike, dhe nga inflacioni që e kishte pllakosur.

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Ne përdorim akoma armatim të vjetër sovjetik dhe të shteteve të tjera, të cilat …”/ Fjala e Ballukut në takimin me udhëheqjen kineze, Pekin 1972

Next Post

“Fati tragjik i kolegut gazetar te ‘Zëri i popullit’, pasi e kritikoi Enver Hoxha për shkrimin e…”/ Kujtimet e gazetarit të Radio-Tirana dhe ‘RD’-së

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 31 Janar 2023

January 30, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 30 Janar 2023

January 29, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 29 Janar 2023

January 28, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Janar 2023

January 27, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 27 Janar 2023

January 26, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 26 Janar 2023

January 25, 2023
Next Post
“Fati tragjik i kolegut gazetar te ‘Zëri i popullit’, pasi e kritikoi Enver Hoxha për shkrimin e…”/ Kujtimet e gazetarit të Radio-Tirana dhe ‘RD’-së

“Fati tragjik i kolegut gazetar te ‘Zëri i popullit’, pasi e kritikoi Enver Hoxha për shkrimin e…”/ Kujtimet e gazetarit të Radio-Tirana dhe ‘RD’-së

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!