• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, March 27, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Shtator

45
Shares
645
VIEWS

1928 – Shkencëtari dhe biologu i famshëm skocez Alexandër Fleming, zbulon në laboratorin e tij kurën për eliminimin e baktereve. Në atë që më vonë do të quhet edhe si Penicilina, kjo kurë luftonte një sërë sëmundjesh të rrezikshme dhe vdekje-prurëse në atë kohë si sifilizin dhe gonorrean. Për këto dhe të tjera zbulime, Fleming do të laureohej me Çmimin Nobel në Mjekësi si dhe, ai do të konsiderohej si një ndër 100 shpikësit e shekullit.

 

1934 – Lind në Paris, aktorja dhe këngëtarja e famshme franceze Brigitte Bardot. Përgjatë karrierës së saj, Bardot do të bëhej e famshme me interpretimet në filmat, Act of Love, Helen of Troy, Viva Maria, dhe Les Femmes. Gjithashtu ajo, do të njiher edhe si një aktiviste e shquar për të drejtat e kafshëve. Bardot do të konsiderohej edhe si Marilyn Monroe e Francës, për shkak të bukurisë së saj. Ajo do të dekorohej me urdhërin e Legjonit të Nderit.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 27 Mars 2023

Kalendari Historik 26 Mars 2023

1944 – Trupat e Ushtrisë së Kuqe sovjetike, çlirojnë kampin e përqëndrimit të Klooga-s në Estoni. Gjatë hyrjes së ushtrisë sovjetike në këtë republikë balltike, u zbuluan shumë qëndra grumbullimi dhe deportimi të hebrenjve dhe të robërve rusë drejt kampeve në Gjermani. Një nga më të tmerrshmet ishte dhe Klooga, ku përgjatë tre viteve do të humbnin jetën mbi 3 mijë vetë, nga kushtet e rënda të punës dhe trajtimit atje. Po aq të tjerë do të mbijetonin deri në fund të luftës, nga ky kamp.

 

1970 – Presidenti i Egjiptit, Gamal Abdel Nasser, vdes pas një ataku kardiak në Kajro në moshën 52 vjeçare. Ai do të ishte një nga eksponentët kryesorë poltikë dhe ushtarakë të këtij vëndi i cili, do të përfshihej në Revolucionin e vitit 1952. Gjatë këtij revolucioni, forcat ushtarake egjiptiane do të dëbonin mbretin Farouk (me origjinë shqiptare) si dhe do të restauronin Republikën Presidenciale. Vetë Nasser-i, do të bëhej udhëheqësi i parë i saj, dhe do ta udhëhiqte atë deri në vdekjen e tij.

 

1975 – Në Londër, ndodh e shtuquajtura pengmarrja e shtëpisë Spaghetti. Tre persona të armatosur, hyjnë në një restorant italian të quajtur Spaghetti dhe marrin peng stafin dhe klientelën e tij. Policia britanike ndërhyn duke liruar pengjet dhe duke i arrestuar të tre pengmarrësit. Ata deklaruan në polici se e kryen këtë akt si shenjë përkrahjeje ndaj popullsisë me ngjyrë dhe asaj indiane në Britani. Të tre pengmarrësit ishin me origjinë afrikane.

 

1978 – Vdes papritur në moshën 65 vjeçare Albino Luçiani i njohur ndryshe si Papa Gjon Pali i I-rë. Pas rreth një muaji në krye të Selisë së Shenjtë në Vatikan, Papa Gjon Pali, do të gjëndej i pajetë në dhomën e tij të gjumit. Sipas dëshmive ai, ndroi jete si pasojë e një ataku kardiak edhe pse, autopsia nuk u krye kurrë. Ekzistojnë një mori teorishë konspirative, të cilat hedhin dyshime të forta rreth vdekjes së tij të parakohshme, pas vetëm 33 ditësh qeverisjeje të shtetit të Vatikanit.

 

2018 – Në rajonin e Sulawesi-t në Indonezi, shkaktohet një tsunami me magnitudë 7.5 ballë të shkallës Rihter. Si pasojë e dallgëve të mëdha, mbi 5000 persona do të humbnin jetën, dhe afro 12.000 do të plagoseshin. 667 do të konsideroheshin të humbur, dhe 70.000 të evakuar. Ky do të ishte një nga tërmetet më të forta nën-ujore në Indonezi, pas tsunamit të Dhjetorit të vitit 2004, ku do të humbnin jetën 230.000 vetë.

Share45TweetPinSendShareSend

Previous Post

Kujtimet e kolonelit të Sigurimit: “Përse s’lejova ta pushkatonin në Kukës të dashurën e Shefit të UDB-së për Kosovën, partizanen…”/ Dëshmitë e rralla të ish-deputetit

Next Post

“Beqir Balluku ka punuar në fshehtësi dhe ai ka pikëpamje të tjera të rrezikshme, për të cilat unë e shoku Hito…”/ Letra e Petrit Dumes për Enverin

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 27 Mars 2023

March 26, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 26 Mars 2023

March 25, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Mars 2023

March 24, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 24 Mars 2023

March 23, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Mars 2023

March 22, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Mars 2023

March 21, 2023
Next Post
“Beqir Balluku ka punuar në fshehtësi dhe ai ka pikëpamje të tjera të rrezikshme, për të cilat unë e shoku Hito…”/ Letra e Petrit Dumes për Enverin

“Beqir Balluku ka punuar në fshehtësi dhe ai ka pikëpamje të tjera të rrezikshme, për të cilat unë e shoku Hito…”/ Letra e Petrit Dumes për Enverin

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!