• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, February 2, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Nëntor

Nëntor
0
Shares
157
VIEWS

1912 – Shqipëria, shpall Pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane. Ky akt u krye në Vlorë nga themeluesi i shtetit të parë shqiptar, Ismail Qemali. Në shpalljen e Pavarësisë, morën pjesë 83 delegatë, nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë, Asambleja e Vlorës, formoi qeverinë e parë shqiptare të drejtuar nga po Ismail Qemali. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, nga Perandoria Osmane, u bë në një moment kyç  të historisë sonë pasi, shtetet fqinje të Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë, dhe Greqisë, kishin ndërmarrë ekspansionin për pushtimin e trojeve shqiptare.

 

1943 – Në Iran, mbahet Konferenca e famshme e Teheranit.  Ajo u drejtua nga Presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt, Kryeministri britanik Winston Churchill dhe Lideri Sovjetik Joseph Stalin, për të diskutuar strategjinë e luftës. Ajo u mbajt në ambasadën e Bashkimit Sovjetik në Teheran, Iran. Ishte e para nga konferencat e Luftës së Dytë Botërore të liderëve të Aleatëve (Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar). Ajo pasoi, Konferencën e Kajros që kishte ndodhur më 22 nëntor 1943 dhe i parapriu konferencave të Jaltës dhe Potsdamit të 1945.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 02 Shkurt 2023

Kalendari Historik 01 Shkurt 2023

1955 – Lind në Prekaz të Drenicës, Adem Jashari. Jashari ishte një ndër themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe krye-komandant i saj. Së bashku me vëllain e tij Hamzën, ai ka marrë pjesë në sulmet e vazhdueshme kundër forcave policore, dhe ushtarake serbe. Pikërisht këto forca, në 5 mars të vitit 1998, rrethuan dhe sulmuan shtëpinë e tij, që ishte një nga bazat më të rëndësishme të UÇK-së. Gjatë këtij rrethimi, ai luftoi heroikisht kundër tyre duke rënë dëshmor, së bashku me 55 pjesëtarë të familjes së tij. Sot ai mban titullin “Hero i Kosovës”.

 

1962 – Shuhet në moshën 82 vjeçare, Vilhelmina e Hollandës. Vilhelmina, ishte Mbretëresha e Hollandës nga 1890 deri në abdikimin e saj në 1948. Ajo mbretëroi për gati 58 vjet, më gjatë se çdo monark tjetër Hollandez. Mbretërimi i saj pa luftërat e para dhe të dyta botërore, krizën ekonomike Hollandeze të vitit 1933 dhe rënien e Hollandës si një fuqi të madhe koloniale. Gjithnjë e më shumë të rrethuar nga shëndeti i dobët pas luftës, Vilhelmina abdikoi në shtator 1948 në favor të Juliana-s. Ajo u tërhoq në Het Loo Palace, ku dhe vdiq.

 

1979 – Avioni civil i linjës ajrore Air New Zealand Flight 901, përplaset në malin Erebus, në Antarktidë, duke vrarë 257 të gjithë  pasagjerët në bord. Hetimi fillestar konkludoi se aksidenti ishte shkaktuar nga gabimi i pilotit, por zemërimi i opinionit publik çoi në krijimin e një Komisioni Mbretëror të Hetimit për përplasjen. Pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin vendas, të pasuar nga ata japonezë, dhe amerikanë. Ky aksident ajror do të ishte një nga më të rëndët në historinë e fluturimeve ajrore të Zelandës së Re.

 

1990 – Kryeministrja britanike Margaret Thatcher, jep dorëheqjen si kryetare e Partisë Konservatore dhe, si rrjedhim, edhe si Kryeministre. Ajo u pasua, në të dy pozicionet nga John Major. Ajo ishte kryeministrja britanike me shërbimin më të gjatë në këtë detyrë, si dhe gruaja e parë që mbante atë detyrë. Një gazetar sovjetik e quajti “Zonja e Hekurt”, një pseudonim që u lidh me politikën e saj pa kompromis dhe stilin e udhëheqjes. Si Kryeministër, ajo zbatoi politika të njohura si Thatcherism.

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Xheviti qëndron shumë kohë në zyrë gjoja për të lexuar, por sipas mendimit tim, ai…”/ Përgjimet ndaj disidentit komunist, që vuajti 32 vite burg

Next Post

"Përse Enver Hoxha e lejoi gruan austriake të Omer Nishanit, që të largohej nga Shqipëria, pasi...”?! / Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 01 Shkurt 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 02 Shkurt 2023

February 1, 2023
Kalendari Historik 01 Shkurt 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 01 Shkurt 2023

January 31, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 31 Janar 2023

January 30, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 30 Janar 2023

January 29, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 29 Janar 2023

January 28, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Janar 2023

January 27, 2023
Next Post
“Përse Enver Hoxha e lejoi gruan austriake të Omer Nishanit, që të largohej nga Shqipëria, pasi…”?! / Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së

"Përse Enver Hoxha e lejoi gruan austriake të Omer Nishanit, që të largohej nga Shqipëria, pasi...”?! / Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!