• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 31, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 27 Shtator 2022

Kalendari Historik 31 Gusht 2022
0
Shares
77
VIEWS

1940 – Nënshkruhet në Berlin, Akti Trepalësh. Ky akt, u nënshkrua nga Ministri i Jashtëm gjerman Joachim von Ribbentrop, nga homologu i tij italian Galeazzo Ciano, si dhe nga ambasadori japonez në Gjermani Saburo Kurusu. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, boshti Romë-Berlin-Tokio, do të fillonte edhe de jure planin, për pushtimin dhe ndarjen e botës sipas zonave të tyre të influencës. Por kjo aleancë nuk do të ishte frytdhënëse pasi Italia do të kapitullonte vetëm 3 vjet më pas. Ndërsa Gjermania dhe Japonia do të shkatërroheshin nga mësymja e forcave aleate.

 

1944 – Në Kassel të Gjermanisë do të ndodhte dhe ajo që do të njihej edhe si Beteja Ajrore më e madhe në këtë vend. Afro 500 avionë ushtarakë amerikanë, midis të cilëve gjysma bombardues të rëndë, do të ndërmerrnin misionin për shkatërrimin e fabrikës së Henschel and Sohn. Kjo kompani prodhonte armatime të rënda për tanket gjermane në të dyja frontet. Amerikanët humbën 32 avionë dhe 118 pilotë. 120 të tjerë u vranë gjatë parashutimi ose u zunë rob. Ndërsa gjermanët humbën 29 avionë dhe 18 pilotë, pa llogaritur këtu viktimat gjatë bombardimit të fabrikës.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 31 Mars 2023

Kalendari Historik 30 Mars 2023

1949 – Një ndër piktorët dhe dizajnuesit më të mirë të Kinës, Zeng Liasong, do të zgjidhej nga qeveria komuniste, për të bërë flamurin e ri të këtij vendi. Pas ardhjes në pushtet të trupave të Mao-s, flamuri i vjetër perandorak u hoq, për tu zëvendësuar me atë të sotmin. Një sfond i kuq me pesë yje të verdhë, në të majtën e tij. Ky flamur i ri, do të simbolizonte, rilindjen e kombit kinez nën udhëheqjen e Pekinit. Liasong do të vdiste në vitin 1999 në moshën 81 vjeçare.

 

1975 – Në Spanjë do të ekzekutoheshin me pushkatim, pas një gjyqi të shpejtë, 5 militantë baskë të organizatës terroriste ETA. Ata do të akuzoheshin për vrasjen e disa policëve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë. Vendimi i dënimit me vdekje të tyre, do të shkaktonte protesta jo vetëm në qytetet spanjolle, por në mbarë Europën. Me dhjetëra godina të ambasadave spanjolle nëpër Europë, do të sulmoheshin nga qytetarë të revoltuar nga diktatura e Franco-s. Ky do të ishte edhe ekzekutimi i fundit në këtë vend pasi, dënimi me vdekje u hoq ligjërisht 3 vjet më pas.

 

1988 – Themelohet në Myanmar (Birmani) Liga Kombëtare për Demokraci. Kjo organizatë politike, do të udhëhiqej nga nobelistja dhe disidentja e famshme Aung San Suu Kyi e cila, do të kundërshtonte diktaturën ushtarake të Than Shwe-së. Pas rënies së kësaj diktature në vitet 2000, Suu Kyi do të bëhej Presidentja e vendit. Ajo, do të ndërmerrte nisjen e shumë reformave me karakter politik dhe ekonomik, gjë që do ta nxirrte disi nga kolapsi shtetin e varfër në Indokinë.

 

1993 – Me mijëra njerëz të pafajshëm do të humbnin jetën në atë që do të klasifikohet edhe si Masakra e Sukhumi-t, në Gjeorgji. Rajoni bregdetar i Sukhumi-t  gjatë luftës civile në këtë vend, ra shumë shpejt në duart e separatistëve pro-rusë. Si pasojë, ata do të ndërmerrnin një spastrim etnik mbi banorët gjeorgjianë, ku përveç të vdekurve, me qindra të tjerë do të zgjidhnin rrugën e arratisjes. Situata në këtë rajon do të qetësohej vetëm pas ndërhyrjes së ushtrisë gjeorgjiane, dhe zmbrapsjen së separatistëve.

 

1996 – Vritet në moshën 50 vjeçare pas një linçimi publik, Presidenti i shtatë i Afganistanit Mohammad Najibullah. Najibullah, përpos postit të Presidentit do të mbahet mënd në historinë e Afganistanit si një ndër Ministrat e Brendshëm më të hekurt. Gjatë periudhës së regjimit komunist në këtë vend, në praninë e trupave ushtarake sovjetike, me mijëra afganë do të arrestoheshin nga policia sekrete, e udhëhequr nga Mohammad Najibullah. Pas tërheqjes së trupave ruse, ai do të arrestohej torturohej dhe ekzekutohej publikisht nga militantët talebanë si shenjë hakmarrjeje.

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Ç’dhimbje do ta ketë therë shpirtin e nënës sime, kur rrugës, policët që po më çonin nga një burg në tjetrin, e shtynë, që mos i afrohej së bijës...”/ Dëshmia rrëqethëse e Agime Pipa

Next Post

“Traineri rus, Lukshinov, vlerësonte talentet e reja si Pano, Bushati, Vaso, etj., kurse kur mundëm ‘Partizanin’, Petrit Dume e nisi ekipin...”/ Dëshmitë e rralla të ish-mbrojtësit korçar të Kombëtares

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 31 Mars 2023

March 30, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 30 Mars 2023

March 29, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 29 Mars 2023

March 28, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Mars 2023

March 27, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 27 Mars 2023

March 26, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 26 Mars 2023

March 25, 2023
Next Post
Memorie.al

“Traineri rus, Lukshinov, vlerësonte talentet e reja si Pano, Bushati, Vaso, etj., kurse kur mundëm ‘Partizanin’, Petrit Dume e nisi ekipin...”/ Dëshmitë e rralla të ish-mbrojtësit korçar të Kombëtares

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!