1909 – Sulltani i Perandorisë Osmane Abdul Hamid II, abdikon nga froni dhe pasohet nga vëllai i tij, Mehmed V. Mehmed i V, mbretëroi si Sulltani i 35-të dhe i parafundit osman. Ai ishte djali i Sulltan Abdulmejid I, dhe u pasua nga vëllai i tij Mehmed VI. Gjatë mbretërimit të tij 10 vjeçar, Perandoria Osmane, do të pësonte një tkurrje të ndjeshme të territoreve të saj në Ballkan dhe Lindje të Mesme.
1935 – Lind në Athinë, Theo Angelopoulos. Angelopoulos, ishte një regjisor, skenarist dhe producent filmik grek. Një regjisor filmi i mirënjohur dhe shumë i vlerësuar i cili mbizotëroi në industrinë greke të filmit, të artit që nga viti 1975 e në vazhdim, Angelopoulos ishte një nga kineastët më me ndikim dhe i respektuar gjerësisht në botë. Një nga filmat e tij më të njohur është Eternity and a Day.
1937 – Vdes në moshën 46 vjeçare, Antonio Gramsci. Gramsci, ishte një filozof dhe politikan marksist italian. Ai shkroi mbi teorinë politike, sociologjinë dhe gjuhësinë. Ai u përpoq të shkëputej nga determinizmi ekonomik i mendimit tradicional marksist dhe kështu konsiderohet një neo-marksist kryesor. Gramsci ishte themelues i PKI dhe për këtë arsye u burgos nga regjimi i Mussolinit.
1949 – Lindi Aleksandër Lalo kompozitor shqiptar i cili ka kompozuar për filma të njohur të kinematografisë shqiptare. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku. Lalo kreu studimet e larta në Institutin e Larte te Arteve për muzikë më 1973. Gjatë konkurrimit me kompozimet e tij në festivale kryesisht ka arritur vende të dyta megjithëse meloditë e tij janë të mrekullueshme. Gjatë konkurrimit me kompozimet e tija në festivale kryesisht ka arritur vende të dyta megjithëse meloditë e tij janë të mrekullueshme.
1967 – Ekspozita 67 inaugurohet zyrtarisht në Montreal, të Quebec, në Kanada me një ceremoni të madhe hapjeje që transmetohet në të gjithë botën. Ajo hapet për publikun të nesërmen. Panairi, konsiderohet të jetë më i suksesshmi i shekullit XX, me pjesëmarrësit më të shumtë deri më tani (62 shtete). Ai gjithashtu vendosi rekordin e një dite të pjesëmarrjes për një panair botëror, me 600 mijë vizitorë në ditën e tretë.
1978 – Revolucioni Saur fillon në Afganistan, duke përfunduar të nesërmen në mëngjes me vrasjen e Presidentit Afganistan Mohamed Daoud Khan dhe krijimin e Republikës Demokratike të Afganistanit. Revolucioni rezultoi në krijimin e një qeverie me Nur Muhammad Taraki si President, dhe ishte pararendësi i ndërhyrjes së 1979 nga Sovjetikët dhe Lufta Sovjeto-Afgane 1979-1989 kundër Muxhahedinëve.
1981 – Xerox PARC prezanton mousen e kompjuterit. Një mouse kompjuterik, është një pajisje treguese me dorë që zbulon lëvizjen dy-dimensionale në lidhje me një sipërfaqe. Kjo lëvizje përkthehet, në koordinimin e një treguesi në një ekran, i cili lejon një kontroll të qetë të ndërfaqes grafike të përdoruesit të një kompjuteri. Pjesët përbërëse të tij janë dy butona (majtas dhe djathtas) dhe një rrotë lëvizëse (e cila funksionon gjithashtu si një buton).
2007 – Arkeologët izraelitë zbulojnë varrin e Herodit të Madh, në jug të Jeruzalemit. Varri përmbante një sarkofag të thyer, por nuk kishte asnjë trup në të. Herodi i I, ishte mbreti i Judeas (Izraelit antik), gjatë periudhës së sundimit të Perandorisë Romake, në këtë rajon të Lindjes së Mesme. Ai do të mbahet mënd për masakrën e të pafajshmëve, gjatë lindjes së Jezu Krishtit.