• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, January 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 27 Janar 2023

Kalendari Historik 2 Janar 2024

1901 – Vdes në moshën 88 vjeçare, Giuseppe Verdi. Verdi, ishte një kompozitor italian i operës. Ai lindi pranë Busseto, dhe zhvilloi një edukim muzikor me ndihmën e një mësuesi vendas. Verdi erdhi të dominojë skenën e operës italiane pas epokës së Vincenzo Bellini, Gaetano Donizetti dhe Gioachino Rossini, veprat e të cilit ndikuan ndjeshëm tek ai. Disa nga operat që ai kompozoi janë, Nabucco, Rigoletto, etj.

 

1918 – Fillon zyrtarisht Lufta Civile në Finlandë. Përplasjet u zhvilluan në kontekstin e trazirave kombëtare, politike dhe sociale të shkaktuara nga Lufta e Parë Botërore. Lufta u zhvillua midis të Kuqve, të udhëhequr nga një seksion i Partisë Social Demokrate, dhe të Bardhëve, të udhëhequr nga Senati me bazë konservatore dhe Ushtria Perandorake Gjermane. Ky konflikt u fitua nga të Bardhët.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 16 Janar 2026

Kalendari 15 Janar 2026

1945 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Divizioni 322 sovjetik çliron të burgosurit e mbetur të kampit të Auschwitz Birkenau. Kampi i Auschwitz-it, ishte një nga kampet më të mëdha dhe më të tmerrshme naziste të përqendrimit. Nga viti 1939 deri në 1945 në këtë kamp shfarosjeje vdiqën nga mbytja me gaz dhe krematoriumet, afro 1.2 milionë njerëz të pafajshëm, ku gati gjysma e të cilëve ishin hebrenj.

 

1951 – Në poligonin bërthamor të Nevadas në SHBA, fillon testimi i Operacionit Ranger. Këto teste u përqendruan në praktikimin e zhvillimit të një gjenerate të dytë të armëve bërthamore duke përdorur sasi më të vogla të materialeve të vlefshme bërthamore. Ato ishin planifikuar nën emrin Operation Faust. Gjatë këtyre testeve u shpërthye një fuqi e ekuivalentuar me 22 kiloton TNT.

 

1967 – Gjatë programit Apollo, astronautët Gus Grissom, Ed White dhe Roger Chaffee vriten në një zjarr gjatë një prove të anijes së tyre Apollo 1 në Qendrën Hapësinore Kennedy, në Florida. Ky do të ishte misioni i parë i dështuar amerikan hapësinor. Për nder të tre astronautëve të mbetur të vdekur në këtë aksident, të gjithë misionet amerikane hapësinore të ardhshme, do të titulloheshin Apollo.

 

1979 – Lind në Londër, Rosamund Pike. Pike, është një aktore angleze që filloi karrierën e saj të aktrimit duke u shfaqur në prodhime skenike si Skylight. Pas debutimit të saj në ekran në filmin televiziv A Rather English Marriage, dhe roleve televizive në Wives and Daughters, ajo mori njohje ndërkombëtare për debutimin e saj në filmin e James Bond në Die Another Day, për të cilën ajo mori çmimin Empire.

 

1980 – Përmes bashkëpunimit midis SHBA-së dhe qeverisë Kanadeze, gjashtë diplomat amerikanë shpëtojnë fshehurazi nga arrestimi në Iran. “Canadian Caper” ishte operacioni i fshehtë i RCMP dhe CIA, të cilat bënë të mundur ardhjen në atdhe të 6 diplomatëve amerikanë. Pasi pjesa tjetër e ambasadës ishte marrë peng nga studentët revolucionarë, që kërkonin kthimin në Iran të Shahut, për ta dënuar me vdekje.

 

1996 – Gjermania respekton e para, Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Dita Ndërkombëtare e Holokaustit është një ditë ndërkombëtare, më 27 Janar, duke përkujtuar tragjedinë e Holokaustit që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përkujton gjenocidin që rezultoi në vdekjen e 6 milion hebrenjve dhe miliona të tjerëve, nga regjimi nazist dhe bashkëpunëtorët e tij

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Komunistët prishën varrin e gjyshit tim në Gjirokastër dhe eshtrat ia hodhën rrugëve, kurse në ’91-in, ata masakruan gjyshen me thika, por vrasësit...”/ Dëshmia tragjike nga SHBA-ja, e pinjollit të familjes së famëshme

Next Post

“Nga avioni që fluturonte sipër nesh, më thanë në radio; të urdhërojmë të fikësh motorrin dhe të na presësh për kontroll, sipas konventës së OKB-së, për luftën në Bosnje...”! / Kujtimet e ish-kapitenit të anijes “Vlora”

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 16 Janar 2026

January 15, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 15 Janar 2026

January 12, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 14 Janar 2026

January 12, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 13 Janar 2026

January 12, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 12 Janar 2026

January 12, 2026
Kalendari 1 Janar 2026
Kalendari historik

Kalendari 11 Janar 2026

January 9, 2026
Next Post
“Nga avioni që fluturonte sipër nesh, më thanë në radio; të urdhërojmë të fikësh motorrin dhe të na presësh për kontroll, sipas konventës së OKB-së, për luftën në Bosnje…”! / Kujtimet e ish-kapitenit të anijes “Vlora”

“Nga avioni që fluturonte sipër nesh, më thanë në radio; të urdhërojmë të fikësh motorrin dhe të na presësh për kontroll, sipas konventës së OKB-së, për luftën në Bosnje...”! / Kujtimet e ish-kapitenit të anijes “Vlora”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme