• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, March 27, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 27 Dhjetor

Kalendari Historik 3 Dhjetor
0
Shares
183
VIEWS

1899 – Lindi në qytetin buzë liqenit të Ohritnë familjen e Sotir Gushos, poet shqiptar,  Lasgush Poradeci. Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Bukuresht. Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Por edhe me të riun Mitrush Kuteli, mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe ‘Shqipëri e re’, një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek Dielli i Bostonit. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun Mihai Eminescu. Verën e vitit 1924 Qeveria Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit “Karol Francik” në fakultetin e filologjisë romano-gjermanike. Pas luftës jetoi në vetminë e vet. Krijoi edhe tri vepra të mëdha poetike: Mbi ta, Kamadeve dhe Eskursioni teologjik i Sokratit. Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin “Nderi i Kombit” dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin “Qytetar nderi”. Pallati i Kulturës në Pogradec mban emrin Lasgush Poradeci. Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla “9-vjeçare Lasgush Poradeci”. Rruga te Diga te Liqeni artificial i Tiranës mban emrin Lasgush Poradeci.

 

1923 – Vdes në moshën 91 vjeçare, në Paris, Gustave Eiffel. Eiffel, ishte një nxhinier ndërtimi francez i diplomuar në Olecole Centrale. Ai ndërtoi ura të ndryshme, ku më e famshmja është, Viaduct Garabit. Ai është më i njohur për ndërtimin e Kullës Eiffel me famë botërore, e ndërtuar për Ekspozitën Universale të vitit 1889 në Paris, dhe kontributin e tij në ndërtimin e Statujës së Lirisë në New York.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 27 Mars 2023

Kalendari Historik 26 Mars 2023

1945 – Krijohet, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), me nënshkrimin e një marrëveshje nga 30 vende. Fondi Monetar Ndërkombëtar, është një organizatë ndërkombëtare me seli në Washington, e përbërë nga 190 vënde që punojnë për të nxitur bashkëpunimin monetar global, për të siguruar stabilitetin financiar, dhe për të lehtësuar tregtinë ndërkombëtare.

 

1950 – Lind në Torino, Roberto Bettega. Bettega, është një ish-futbollist italian që luajti si sulmues. Bettega mbahet mend më së shumti për kohën e tij të suksesshme në klubin e tij të lindjes Juventus, ku fitoi disa tituj dhe u vendos si një nga lojtarët më të mëdhenj të Italisë për shkak të forcës, dhe aftësisë së shënimit të golit dhe krijimtarisë.

 

 

1978 – Spanja bëhet një demokraci pas 40 viteve të diktaturës fashiste. Kjo është një periudhë e historisë moderne spanjolle, që filloi në 20 nëntor 1975, ditën e vdekjes së Francisco Francos, i cili kishte krijuar një diktaturë pas fitores së nacionalistëve në Luftën Civile Spanjolle. Në historiografinë vëndase, ky process njihet si,”Tranzicioni Spanjoll”.

 

 

1979 – Bashkimi Sovjetik pushton Republikën Demokratike të Afganistanit. Pushtimi sovjetik i Afganistanit, do të zgjaste për afro një dekadë, dhe do të kishte pasoja tepër të rënda për të dyja vëndet. Ndërhyrja ushtarake e Moskës, në vëndin e varfër të Lindjes së Mesme, u bë me pretekstin e mbrojtjes së interesave socialiste, atje. Me miëjra sovjetikë, dhe afganë mbetën të vdekur.

 

 

1985 – Guerilasit palestinezë marrin peng, dhe vrasin tetëmbëdhjetë vetë brenda aeroporteve të Romës, dhe Vjenës. Sulmet e aeroportit Romë dhe Vjenë ishin dy sulme të mëdha terroriste të kryera më 27 dhjetor 1985. Përveç të vdekurve, mbetën të plagosur, mbi 100 persona të tjerë. Katër prej terroristëve u vranë nga El Al Security dhe policia lokale, e cili kapi tre të tjerët.

 

2007 – Ish kryeministrja e Pakistanit Benazir Bhutto, vritet në një incidenti të shtënash me armë. Të shtënat erdhën, ndaj saj pas një tubimi politik në parkun, Liaquat National Bagh. Gjithashtu, dhe një bombë vetëvrasëse u shpërtheu menjëherë pas këtyre të shtënave. Gjatë këtij sulmi terrorist mbetën të vdekur 25 persona.

 

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

ATDHEU MORAL NË LIBRIN “KARTELA TË REALIZMIT TË DËNUAR” NGA VISAR ZHITI

Next Post

Shtypi grek: “Atentatori qëlloi mbi Hasan Prishtinën, pasi ai s’i dha 6000 dhrami që i’a kishte premtuar për vrasjen e...”/ Ngjarja e panjohur në 1933-in në Selanik

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 27 Mars 2023

March 26, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 26 Mars 2023

March 25, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Mars 2023

March 24, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 24 Mars 2023

March 23, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Mars 2023

March 22, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Mars 2023

March 21, 2023
Next Post
Shtypi grek: “Atentatori qëlloi mbi Hasan Prishtinën, pasi ai s’i dha 6000 dhrami që i’a kishte premtuar për vrasjen e…”/ Ngjarja e panjohur në 1933-in në Selanik

Shtypi grek: “Atentatori qëlloi mbi Hasan Prishtinën, pasi ai s’i dha 6000 dhrami që i’a kishte premtuar për vrasjen e...”/ Ngjarja e panjohur në 1933-in në Selanik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!