• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, February 9, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 27 Dhjetor 2022

Kalendari Historik 1 Dhjetor 2022
0
Shares
45
VIEWS

1899 – Lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit familjen e Sotir Gushos, poet shqiptar,  Lasgush Poradeci. Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Bukuresht. Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Por edhe me të riun Mitrush Kuteli, mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe ‘Shqipëri e re’, një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek Dielli i Bostonit. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun Mihai Eminescu. Verën e vitit 1924 Qeveria Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit “Karol Francik” në fakultetin e filologjisë romano-gjermanike. Pas luftës jetoi në vetminë e vet. Krijoi edhe tri vepra të mëdha poetike: Mbi ta, Kamadeve dhe Eskursioni teologjik i Sokratit. Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin “Nderi i Kombit” dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin “Qytetar nderi”. Pallati i Kulturës në Pogradec mban emrin Lasgush Poradeci. Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla “9-vjeçare Lasgush Poradeci”. Rruga te Diga te Liqeni artificial i Tiranës mban emrin Lasgush Poradeci.

 

1923 – Vdes në moshën 91 vjeçare, në Paris, Gustave Eiffel. Eiffel, ishte një inxhinier ndërtimi francez i diplomuar në Olecole Centrale. Ai ndërtoi ura të ndryshme, ku më e famshmja është, Viaduct Garabit. Ai është më i njohur për ndërtimin e Kullës Eiffel me famë botërore, e ndërtuar për Ekspozitën Universale të vitit 1889 në Paris, dhe kontributin e tij në ndërtimin e Statujës së Lirisë në New York.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 09 Shkurt 2023

Kalendari Historik 08 Shkurt 2023

1945 – Krijohet, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), me nënshkrimin e një marrëveshje nga 30 vende. Fondi Monetar Ndërkombëtar, është një organizatë ndërkombëtare me seli në Uashington, e përbërë nga 190 vende që punojnë për të nxitur bashkëpunimin monetar global, për të siguruar stabilitetin financiar, dhe për të lehtësuar tregtinë ndërkombëtare.

 

1950 – Lind në Torino, Roberto Bettega. Bettega, është një ish-futbollist italian që luajti si sulmues. Bettega mbahet mend më së shumti për kohën e tij të suksesshme në klubin e tij të lindjes Juventus, ku fitoi disa tituj dhe u vendos si një nga lojtarët më të mëdhenj të Italisë për shkak të forcës, dhe aftësisë së shënimit të golit dhe krijimtarisë.

 

 

1978 – Spanja bëhet një demokraci pas 40 viteve të diktaturës fashiste. Kjo është një periudhë e historisë moderne spanjolle, që filloi në 20 nëntor 1975, ditën e vdekjes së Francisco Francos, i cili kishte krijuar një diktaturë pas fitores së nacionalistëve në Luftën Civile Spanjolle. Në historiografinë vendase, ky proces njihet si,”Tranzicioni Spanjoll”.

 

 

1979 – Bashkimi Sovjetik pushton Republikën Demokratike të Afganistanit. Pushtimi sovjetik i Afganistanit, do të zgjaste për afro një dekadë, dhe do të kishte pasoja tepër të rënda për të dyja vendet. Ndërhyrja ushtarake e Moskës, në vendin e varfër të Lindjes së Mesme, u bë me pretekstin e mbrojtjes së interesave socialiste, atje. Me mijëra sovjetikë, dhe afganë mbetën të vdekur.

 

 

1985 – Guerilasit palestinezë marrin peng, dhe vrasin tetëmbëdhjetë vetë brenda aeroporteve të Romës, dhe Vjenës. Sulmet e aeroportit Romë dhe Vjenë ishin dy sulme të mëdha terroriste të kryera më 27 dhjetor 1985. Përveç të vdekurve, mbetën të plagosur, mbi 100 persona të tjerë. Katër prej terroristëve u vranë nga El Al Security dhe policia lokale, e cili kapi tre të tjerët.

 

2007 – Ish kryeministrja e Pakistanit Benazir Bhutto, vritet në një incidenti të shtënash me armë. Të shtënat erdhën, ndaj saj pas një tubimi politik në parkun, Liaquat National Bagh. Gjithashtu, dhe një bombë vetëvrasëse u shpërtheu menjëherë pas këtyre të shtënave. Gjatë këtij sulmi terrorist mbetën të vdekur 25 persona.

 

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Të burgosurin Sezai Garo nga Korça, si dënim, e futën në koliben e derrit të komandantit Tasi Marko dhe pas tre ditësh, kur polici...”/ Dëshmitë tronditëse nga Këneta e Maliqit

Next Post

“Në kampin e Maliqit, kishte dhe spiunë të Sigurimit, si Beqir Koleci, që merrte pjesë në torturime, apo brigadier, Azis Alla, Trajan Xheka, M. Qafzezi, etj., të cilët...”/ Dëshmia tronditëse e ish-të dënuarit

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 03 Shkurt 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 09 Shkurt 2023

February 8, 2023
Kalendari Historik 03 Shkurt 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 08 Shkurt 2023

February 7, 2023
Kalendari Historik 03 Shkurt 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 07 Shkurt 2023

February 6, 2023
Kalendari Historik 03 Shkurt 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 06 Shkurt 2023

February 5, 2023
Kalendari Historik 03 Shkurt 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 05 Shkurt 2023

February 4, 2023
Kalendari Historik 03 Shkurt 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 04 Shkurt 2023

February 3, 2023
Next Post
“Të burgosurin Sezai Garo nga Korça, si dënim, e futën në koliben e derrit të komandantit Tasi Marko dhe pas tre ditësh, kur polici…”/ Dëshmitë tronditëse nga Këneta e Maliqit

“Në kampin e Maliqit, kishte dhe spiunë të Sigurimit, si Beqir Koleci, që merrte pjesë në torturime, apo brigadier, Azis Alla, Trajan Xheka, M. Qafzezi, etj., të cilët...”/ Dëshmia tronditëse e ish-të dënuarit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!