1906 – Mbahet eventi i parë i garave automobilistike, Grand Prix. Grand Prix de l’Automobile Club de France 1906, i njohur zakonisht si Grand Prix i Francës i vitit 1906, ishte një garë motorike e mbajtur më 26 dhe 27 qershor 1906, në rrugë publike të mbyllura jashtë qytetit të Le Mans. Ajo, u fitua nga hungarezi Ferenc Szisz.
1917– U lind në Tupallë, sot pjesë e komunës së Medvegjës Idriz Ajeti. ka qenë një albanolog shqiptar nga Kosova dhe njëri nga studiuesit kryesorë të pas Luftës së Dytë Botërore në studime të fushës së gjuhës shqipe. Ka qenë i përfshirë për një periudhë të gjatë në jetën akademike të Universitetit të Prishtinës, si dhe ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, duke qenë kryetar i saj për shtatë vjet. Qe iniciator i shumë konsultave dhe bashkë marrëveshjeve gjuhësore ku u kërkuan shtigje të reja për njësimin e gjuhës shqipe dhe të drejtshkrimit të saj. Hartoi tekste shkollore për nxënës të shkollave të mesme dhe për studentë të degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës.
1922 – Vdes në moshën 73 vjeçare, Alberti i I-rë. Alberti, ishte Princi i Monakos nga 10 shtatori 1889 deri në vdekjen e tij. Ai pjesën më të madhe të jetës ia kushtoi oqeanografisë, eksplorimit dhe shkencës. Krahas ekspeditave të tij, Albert I bëri reforma në nivele politike, ekonomike dhe sociale, duke dhuruar një kushtetutë mbi principatën në 1911.
1944 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, San Marino, një shtet neutral, është bombarduar gabimisht nga RAF bazuar në informacione të gabuara, duke çuar në 35 viktima nga popullsia civile. Bombardimi ajror u krye me bindjen se San Marino ishte pushtuar nga forcat gjermane dhe ishte duke u përdorur për të grumbulluar ushqime dhe municione.
1945 – Karta e Kombeve të Bashkuara është nënshkruar nga 50 vende aleate në San Francisko, të Kalifornisë. Karta, artikuloi një angazhim për të mbështetur të drejtat e njeriut dhe qytetarëve, lirive të votës, shprehjes, ndërgjegjes, lirive ekonomike, politike, dhe sociale. Sot kjo kartë, është baza kryesore mbi të cilën u themelua OKB.
1959 – Boksieri suedez Ingemar Johansson bëhet kampion botëror i boksit në peshë të rëndë, duke mposhtur amerikanin Floyd Patterson në nokaut teknik, pas dy minutave dhe tre sekondave në raundin e tretë në Yankee Stadium. Johansson gjithashtu mbajti titullin evropian të peshave të rënda dy herë, nga 1956 deri në 1958 dhe nga 1962 deri në 1963.
1963 – Gjatë Luftës së Ftohtë, Presidenti i SHBA John F. Kennedy mbajti fjalimin e tij “Ich bin ein Berliner”, duke nënvizuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjermaninë Demokratike Perëndimore. Kjo mbështetje erdhi, menjëherë pasi Gjermania Lindore e mbështetur nga Sovjetët ngriti Murin e Berlinit, në vitin 1961.
1968 – Lind në Milano, Paolo Maldini. Maldini, është një ish-futbollist, italian që luajti si mbrojtës i majtë dhe mbrojtës qendror për AC Milan dhe ekipin kombëtar të Italisë, i cili vlerësohet gjerësisht si një nga mbrojtësit më të mëdhenj ndonjëherë dhe si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Nofka e tij ishte “Il Capitano”.
1995 – Hamad bin Khalifa Al Thani, rrëzon nga pushteti babanë e tij Khalifa bin Hamad Al Thani, Emirin e Katarit, në një grusht shteti pa gjak. Hamad u emërua trashëgimtari i dukshëm i Katarit në 1977 dhe mbajti postin deri në 1995. Nga 1992 Hamad kishte një përgjegjësi për drejtimin e vendit, përfshirë zhvillimin e naftës dhe gazit.