1880 – Lind në Janinë, Mid’hat bej Frashëri, diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Mes të tjerësh, ka qenë ndër etërit e nacionalizmit shqiptar. Në rininë e tij ka qenë nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë qe ministër, diplomat i shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Në botën e letrave ka kontributin e tij si publicist, shkrimtar, përkthyes dhe albanolog. Nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte Kalendarin kombiar, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Në shkrimet publicistike ai përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka, ndërsa në botimet e ndryshme përdori pseudonimin Ismail Malosmani. Më 1901 ka shkruar jetëshkrimin për Naim Frashërin, përmbledhjen “Hi dhe shpuzë”, studimin mbi shqiptarët dhe të ardhmen e tyre të pagëzuar si “Pritmi i Shqipërisë”, ese sociopolitike dhe etnike “Plagët tona”. Mit’hat Frashëri ka botuar edhe disa vepra në frëngjisht: “L’affaire de l’Epire , “La population de l’Epire”, “Les Albanais chez eux et à l’étranger”, “Albanais et Slaves”. Mit’hat Frashëri ka përkthyer në shqip veprat “Guillaume Tell” të Lamartinit, “Bëje të mirën pa hidhe në det” e Franc Hofmanit , “Robinson Crusoe” e Defosë dhe “Psikologjia e edukatës” e G. Le Bon. Mbas çlirimit të Shqipërisë, u vendos sekuestro mbi pasurinë e Mid’hat Bey Frashërit. Një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e Mid’hat bej Frashërit. Sot rreth 40,000 vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Për këtë arsye Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë vendosën që çmimi për bibliofilinë të emërtohet Bibliofili Lumo Skëndo. Ky çmim do të ndahet çdo vit në Ditën Botërore të Librit, nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Për herë të parë ky çmim u dha më 23 prill 2006.
1927 – Ndërron jetë në Zheger, Mbretëria Jugosllave, Idriz Seferi, ka qenë një figurë atdhetare shqiptare dhe prijës kaçak. Anëtar i Lidhjes e Prizrenit dhe asaj të Pejës, përkrah Isa Boletinit organizoi dhe i priu kryengritjes së 1910 dhe 1912 kundër autoriteteve osmane, dhe kundër serbëve gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Vijoi të luftonte kundër serbëve pjesën e parë 1914-’16 të Luftës së Parë Botërore, ndërsa në gjysmën e dytë të luftës zhvilloi beteja kundër bullgarëve. Me rastin e 90 vjetorit të vdekjes së tij dhe në vigjiljen e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë iu vendos shtatorja në Gjilan. Pas vdekjes u dekorua me urdhrin Hero i Kosovës – nga ish Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
1931 – Djemtë Scottsboro arrestohen në Alabama dhe akuzohen për përdhunim. Djemtë Scottsboro ishin nëntë adoleshentë afrikano-amerikanë, të moshës 13 deri në 20 vjeç, të akuzuar padrejtësisht, në Alabama për dhunimin e dy grave të bardha në një tren në vitin 1931. Grupi i çështjeve ligjore nga ky incident trajtohej me racizëm dhe të drejtën për një gjykim të drejtë.
1942 – Lind në Memphis, Aretha Franklin. Franklin, ishte një këngëtare, pianist, dhe aktiviste e të drejtave civile amerikane. Franklin filloi karrierën e saj si një fëmijë duke kënduar ungjill në Kishën Baptiste të Re Bethel në Detroit, Michigan, ku babai i saj C. L. Franklin ishte ministër. Nga fundi i viteve 1960, Aretha Franklin kishte ardhur të njihej si “Mbretëresha e Shpirtit”.
1957 – Themelohet zyrtarisht, Komuniteti Ekonomik Evropian, me Gjermaninë Perëndimore, Francën, Italinë, Belgjikën, Hollandën dhe Luksemburgun si anëtarët e parë. Komuniteti Ekonomik Evropian, ishte një organizatë rajonale që synonte të krijonte integrimin ekonomik midis vendeve të saj anëtare. Ajo u krijua nga Traktati i Romës. Pas formimit të Bashkimit Evropian në 1993, KE u përfshi dhe u riemërua Komuniteti Evropian.
1969 – Gjatë muajit të tyre të mjaltit, John Lennon dhe Yoko Ono mbajnë shtratin e tyre të parë për Paqen në Hotelin Amsterdam Hilton. Ndërsa Lufta e Vietnamit po përshkallëzohej, John Lennon dhe gruaja e tij Yoko Ono mbajtën dy shtretër për Paqen, një në Hotelin Hilton në Amsterdam dhe një në Hotelin Queen Elizabeth në Montreal. Secila, synonte të ishte protesta jo të dhunshme kundër luftërave dhe teste për të promovuar paqen.
1975 – Vdes në moshën 68 vjeçare, mbreti Faisal. Faisali, ishte Mbret i Arabisë Saudite nga 1964 deri në 1975. Faisal ishte djali i tretë i mbretit Abdulaziz. Nëna e tij, Tarfa, ishte një anëtar i familjes Al-Sheikh i cili ka prodhuar shumë udhëheqës të shquar fetarë sauditë. Faisal doli si një politikan me ndikim mbretëror. Ai u qëllua për vdekje, nga nipi i tij, i paqëndrueshëm mendërisht.
1985 – Vdes Sandër Prosi aktor i teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Ky aktor krijoi mbi 85 role në 75 vepra të autorëve tanë si A.Z. Çajupi, K. Jakova, B. Levonja, L. Papa, I. Kadare, T. Laço, R. Pulaha, D. Agolli, Dh. Xhuvani dhe të autorëve të huaj si Shekspiri, Shileri, Çehovi, Karaxhale, Gorki, Brehti etj. Interpretoi në rreth 30 filma, ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm të teatrit dhe kinematografisë tonë. Përvoja që ky aktor krijoi dhe përpunoi gjatë këtyre 35 vjetëve në krijimin e më se 100 roleve, bashkë me përvojën e aktorëve të tjerë të këtyre përmasave, përbëjnë atë “Universitet” nga lindi e u zhvillua shkolla jonë kombëtare e interpretimit skenik e filmik, prandaj tiparet karakterizuese të artit të S. Prosit kanë tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe të shikuesve. Për ndihmesën e tij të madhe në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”, me Çmime të Republikës dhe urdhra e medalje të tjera. Në 25-vjetorin e vdekjes së aktorit Sandër Prosi, Presidenti i Republikës e nderon me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Në 24 shkurt 2017, aktori Sandër Prosi u nderua me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” pas vdekjes.
1995 – Wikipedia, wiki-ja e parë në botë dhe pjesë e depozitimit të modelit Portland, është bërë publike nga Ward Cunningham. Wikipedia është një webfaqje e redaktueshme nga përdoruesit. Emri Wikipedia fillimisht aplikohej edhe në software wiki që operonte website, shkruar në gjuhën e programimit Perl dhe më vonë u riemërua në “WikiBase”. Kohët e fundit kjo faqje u hakerua.
2006 – Protestuesit që kërkojnë një zgjedhje të re në Bjellorusi, pas zgjedhjeve të manipuluara presidenciale të Bjellorusisë, 2006. Ata, u përleshën me policinë e forcat ushtarake. Kreu i opozitës Aleksander Kozulin është në mesin e disa protestuesve të arrestuar. Zgjedhjet Presidenciale u mbajtën në 19 Mars. Rezultati ishte një fitore për Presidentin aktual Aleksandër Lukashenko,. Sidoqoftë, vëzhguesit perëndimorë gjykuan se zgjedhjet ishin të rreme.