• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Maj 2022

“U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha

1846 – Lindi në fshatin Frashër të Vilajetit të Janinës Naim bej Frashëri, i njohur më së shumti si Naim Frashëri,  poet dhe shkrimtar shqiptar, një nga përfaqësuesit më të shquar të Rilindjes Kombëtare dhe figura qendrore e letërsisë së Rilindjes. Për së gjalli u pagëzua “apostull i shqiptarizmës” dhe “bilbil i gjuhës shqipe”. Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare. Naimi i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve. Eshtrat e Naimit, shteti shqiptar i solli në Shqipëri në kuadrin e 25 vjetorit të Pavarësisë, më 2 qershor 1937. Ishte ditë e mërkurë, ora 15.30, kur mbërriti arkivoli me vija kuq e zi me eshtrat e Naimit. Shefki Shatku, nënkolonel, Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë, që i solli eshtrat nga Stambolli, ia dorëzoi arkivolin me eshtrat e Naimit kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Abedin Nepravishtës. I përcjellur nga autoritetet, populli dhe Eshref Frashëri nga trungu i Dulellarëve, arkivoli me eshtrat e Naim Frashërit u vendos në Teqen Bektashiane të Tiranës. Emrin e Naim Frashërit e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme. Për meritat kulturore në Shqipëri jepet urdhri që mban emrin e poetit kombëtar. Shteti iranian në shenjë nderimi për kontributin e tij në gjuhën perse i kushtoi një emetim special pullash postare me imazhin e poetit Frashërlli. 200-Lekshi i vitit 1997 me figurën e Naim Frashërit. Frashëri është shkrimtar më përfaqësues i mistikës islame në gjuhën shqipe përkatësisht me veprat Fletore e Bektashinjet dhe Qerbelaja, si veprat e para të bektashizmit shqiptar.

 

1926 – Sholom Schwartzbard vret Symon Petliuran, kreun e qeverisë së Republikës Popullore të Ukrainës, e cila është në qeveri në mërgim në Paris. Schwartzbard (me origjinë hebreje) dyshohej se ishte një agjent sovjetik i OGPU-së i cili, ishte dërguar nga Kremlini, për të eliminuar Petliuran. Ky i fundit ishte kreu i nacionalistëve ukrainas, dhe që ishte implikuar shpesh-herë në dëbimin e hebrenjve.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

1953 – Lind në Chacabuco, Daniel Pasarella. Pasarella, është një ish-futbollist profesionist argjentinas që luajti si qendër mbrojtës, dhe ish menaxher i ekipeve të futbollit kombëtar të Argjentinës dhe Uruguajit. Ai ishte kapiten i ekipit Argjentina që fitoi Kupën e Botës në vitin 1978. Në 2004, Passarella u emërua një nga 125 futbollistët më të mëdhenj që jetojnë në një Ceremoni të FIFA Awards.

 

1963 – Në Addis Ababa, të Etiopisë, themelohet Organizata e Unitetit Afrikan. Organizata e Unitetit Afrikan ishte një organizatë ndërqeveritare, me 32 qeveri nënshkruese. Një nga kokat kryesore për themelimin e OAU ishte Kwame Nkrumah i Gana. Ajo u shpërnda në 9 korrik 2002 nga kryesuesi i saj i fundit, Presidenti i Afrikës së Jugut Thabo Mbeki, dhe u zëvendësua nga Bashkimi Afrikan (AU).

 

1973 – Kapiteni dhe ekuipazhi i luftanijes detare greke, Velos, u rebeluan për të protestuar kundër diktaturës në Greqi. Velos u ankorua në Fiumicino, Itali, duke refuzuar të kthehej në atdhe. Kjo revolt ishte një ndër më kryesoret në vazhdën e revoltave popullore që do të pasonin në muajt në vazhdim, kundër Juntës Ushtarake të Kolonelëve, në Greqi. I gjithë ekuipazhi i Velos, do të merrte azil politik në Itali.

 

1981 – Në Rijyadh, u krijua Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, midis Bahreinit, Kuvajtit, Omanit, Katarit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Këshilli i Bashkëpunimit për Shtetet Arabe të Gjirit, është një bashkim rajonal, ndërqeveritar politik, dhe ekonomik i përbërë të të gjitha shteteve arabe të Gjirit Persik përveç Irakut. Të gjitha këto shtete aktuale janë monarki.

 

1995 – Vdes në moshën 47 vjeçare Kresimir Qosiç. Qosiç, ishte një basketbollist dhe trainer profesionist kroat. Në 1996, Qosiç u bë vetëm lojtari i dytë ndërkombëtar i zgjedhur ndonjëherë në Sallën e Famshme të Basketbollit Përkujtimor në Naismith. Ai do të mbahet mënd si një ndër legjendat e basketbollit jugosllav dhe më pas atij kroat në Europë, dhe në Botë. Disa nga ekipet që Qosiç ka debutuar janë, Sinudyne Bologna, dhe Cibona.

 

2012 – SpaceX Dragon u bë anija e parë hapësinore tregtare që u shfaq me sukses me Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Dragon SpaceX, i njohur gjithashtu si Dragon 1 ishte një anije kozmike e ripërdorshme e zhvilluar nga SpaceX, një kompani private amerikane e transportit hapësinor. Dragoi u hodh në orbitë nga Falcon 9 i ,për të furnizuar me forcë Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Si arratiseshin individë e familje në zonën e Vermoshit në vitet 1974 – ’82 dhe përse nuk arritëm ta kapnim dot Nikoll Hysaj, që edhe pse ndiqej nga Sigurimi…”?! / Dëshmia e rrallë e komandantit të Kufirit

Next Post

“Të shikohet nga i merr paratë Myrteza Bajraktari, se mos ambasada jugosllave, financon të shoqen e Qerim Jakupit, emigrant kosovar, i dënuar në Ballsh…”?/ Raporti sekret i Punëtorit Operativ, Isa Lika

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
“Nga burgjet e UDB-së, te ato të Enver Hoxhës, ku vuajti 14 vite…/ Historia e panjohur e ish-Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Zvicër

“Të shikohet nga i merr paratë Myrteza Bajraktari, se mos ambasada jugosllave, financon të shoqen e Qerim Jakupit, emigrant kosovar, i dënuar në Ballsh…”?/ Raporti sekret i Punëtorit Operativ, Isa Lika

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!