• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, January 31, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 24 Shtator

7
Shares
195
VIEWS

1948 – Themelohet në Tokio, kompania e famshme e motorëve dhe makinave, Honda. E krijuar nga Soiciro Honda dhe Takeo Fujisawa, kjo kompani shumë shpejt, do të bëhej një nga më të famshmet në mbarë botën për prodhimet e saj auto-mobilistike dhe të motorëve sportivë. Vetëm në vitin që lamë pas kjo kompani do të xhironte në buxhetin e saj rreth 16 trilionë dollarë. Ajo operon në afro 22 shtete të botës si distributor në patentat e prodhimeve të saj. Po kështu makinat dhe motorët e kësaj marke shiten në mbi 50 shtete të tjera.

1950 – Në Kanadanë lindore ndodh ajo që do të quhet zjarri i Chingana-s. Si pasojë e flakëve do të shkrumboheshin 3.2 milionë hektarë pyje. Në këtë mënyrë tymi dhe smogu do të përhapeshin jo vetëm në territorin kanadez por edhe në atë amerikan si dhe, deri në Europën Perëndimore. Shtete si Skocia, Islanda, Franca, dhe Hollanda, do ta vuanin ndjeshëm praninë e tymit, për ditë me rradhë në brigjet e tyre. Ky zjarr do të shkaktohej si pasojë e temperaturave të larta atmosferike në këtë zonë.

 

1954 – Lind në Careggine, futbollisti dhe trajneri i famshëm italian Marco Tardelli. Tardelli, në karrierën e tij sportive, do të debutonte për 10 vjet me ekipin e Juventusit dhe më pas për afro dy vite me Interin. Gjithashtu ai do të mbahet mënd si një ndër lojtarët më të spikatur të Kombëtares Italiane sidomos në Spanjë 1982. Në këtë kampionat botëror, ai do në finale kundër Gjermanisë, do të shënonte golin e fitores. Tardelli do të drejtonte njëkohësisht edhe ekipin e Interit, dhe kombëtaret e Egjiptit dhe Irlandës.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 31 Janar 2023

Kalendari Historik 30 Janar 2023

 

1960 – Aeroplanmbajtësja amerikane USS Enterprise, do të bëhet struktura e parë ushtarako-detare në botë që mund të mbajë bombën bërthamore. Gjatë Krizës së Rraketave në Kubë, kjo aeroplanmbajtëse, do të luante një rol kryesor në menaxhimin dhe parandalimin e një konflikti të mundshëm ushtarak. Për shkak sepse ajo do të dislokohej në kufirin bregdetar midis SHBA-së dhe Kubës. Ajo është e gjatë 342 m dhe peshon 94.000 ton.

 

1973 – Shteti afrikan i Guinnea Bissau-t pas një lufte 12 vjeçare, shpall pavarësinë nga Portugalia. Udhëheqësi i parë i saj do të bëhej Luis Cabral. Cabral do të ishte vëllai i një prej heronjve të rezistencës guineiane ndaj pushtimit kolonial portugez, Amilcar Cabral-it. Guinnea Bissau, shumë shpejt do të përballej me vështirësi të rënda ekonomike dhe sociale, gjë që do ta bënte vetëvetiu këtë vënd, një nga më të pa-zhvilluarit e botës.

 

1982 – Vdes në moshën 67 vjeçare Sarah Churchill, vajza e ish-Kryeministrit britanik Winston Churchill. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Sarah, do të angazhohej në Batalionin Vullnetar të Femrave në aviacionin ushtarak. Ajo do të ishte përkrah të atit, gjatë vizitave që ky i fundit do të bënte në Kajro, Teheran, dhe Jaltë. Më pas ajo do të provonte  karrierës e saj si aktore në filmat, He Found a Star, Sinfonia Fatale, Royal Wedding, Serious Charge, etj. Sarah Churchill do të njihej gjithashtu edhe për problmemet e saj me alkoolin.

1993 – Në Kamboxhia pas 5 vitesh sundimi të diktatorit Pol Pot si dhe pas një periudhe 13 vjeçare konflikti civil, ri-instalohet mbretëria. Mbreti i saj Norodom Sihanouk, do të vihej në krye të kurorës së shtetit të varfër të Indokinës. Sihanouk për vite me rradhë do të lëvizte nëpër shtete të ndryshme të botës i dëbuar nga Kmerët e Kuq. Ai do të mikpritej nga një sërë udhëheqësish në mbarë botën. Vetëm në Shqipëri ai, së bashku me gruan e tij Monika do të vinin plot dy herë.

 

Share7TweetPinSendShareSend

Previous Post

Dëshmia e vëllait të ‘Heroit të Popullit’: “Drejtori i Spitalit të Fierit, më thirri në zyrë dhe më tha se si mik i ngushtë i Sejfullait, po ta them se ai vdiq nga…”

Next Post

“E vërteta e vrasjes së Ali Demit, ‘Hero i Popullit’, në tavanin e shtëpisë në fshatin Kaninë, ku ishte fshehur, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e ish-ballistit

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 31 Janar 2023

January 30, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 30 Janar 2023

January 29, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 29 Janar 2023

January 28, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Janar 2023

January 27, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 27 Janar 2023

January 26, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 26 Janar 2023

January 25, 2023
Next Post
“E vërteta e vrasjes së Ali Demit, ‘Hero i Popullit’, në tavanin e shtëpisë në fshatin Kaninë, ku ishte fshehur, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ballistit

“E vërteta e vrasjes së Ali Demit, ‘Hero i Popullit’, në tavanin e shtëpisë në fshatin Kaninë, ku ishte fshehur, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e ish-ballistit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!