• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Mars

Mars

1919 – Në Milano të Italisë, Benito Mussolini themelon lëvizjen e tij politike Fashiste. Fashizmi italian ishte i rrënjosur në nacionalizmin italian, sindikalizmin kombëtar, nacionalizmin revolucionar dhe dëshirën për të rivendosur dhe zgjeruar territoret italiane, të cilat fashistët italianë e konsideruan të domosdoshme që një komb të mbronte epërsinë dhe forcën e tij dhe të shmangte dorëzimin në kalbje.

 

1935 – Vdiq në Vjenë Aleksandër Moisiu,  ishte aktor austriak me origjinë shqiptare. Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Lufta e Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it. Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes. Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durresit, Shkolla e mesme e përgjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

1952 – Lind në Texas, Rex Tillerson. Tillerson, është një inxhinier amerikan dhe ekzekutiv i energjisë që shërbeu si Sekretari i 69-të i Shteteve të Bashkuara nga 1 shkurt 2017, deri më 31 Mars 2018, nën Presidentin Donald Trump. Para se të hynte në administratën Trump, Tillerson ishte kryetar dhe zyrtar kryesor ekzekutiv i ExxonMobil, duke mbajtur atë pozitë nga 2006 deri në 2017.

 

1956 – Pakistani bëhet republika e parë islamike në botë. Kjo datë tani festohet si Dita e Republikës në Pakistan.  Dita e Republikës, është një festë kombëtare në Pakistan duke përkujtuar Rezolutën e Lahore të miratuar në 23 Mars 1940 dhe miratimin e të parës kushtetutë të Pakistanit gjatë kalimit të dominimit britanik të këtij vëndi në Republikën Islamike. Kjo ditë përkujtohet me paradë ushtarake.

 

1965 – NASA fillon Gemini 3, fluturimin e parë hapësinor me dy persona, të SHBA-së (Gus Grissom dhe John Young). Gemini 3 ishte misioni i parë hapësinor në programin e Gemini të NASA-s. Më 23 Mars 1965, astronautët Gus Grissom dhe John Young fluturuan tre orbita të ulta të Tokës në anijen e tyre, të cilën ata e quajtën Molly Broën. Ata qëndruan afro 5 orë në hapësirën kozmike.

 

1983 – Fillon zyrtarisht, program i quajtur, Iniciativa Strategjike e Mbrojtjes. Presidenti Ronald Reagan bën propozimin e tij fillestar për të zhvilluar teknologjinë për të përgjuar raketat e armikut. Iniciativa Strategjike e Mbrojtjes (SDI) ishte një sistem i propozuar i mbrojtjes nga raketat, i destinuar për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga sulmi me armë bërthamore strategjike balistike

 

1999 – Njerëz të armatosur vrasin Zëvendës Presidentin e Paraguait Luis Maria Argana. Argana, Ai ishte një anëtar me ndikim i Partisë së Kolorados dhe u ngrit në Zëvendës-Presidencë në 1998, por u vra, në një kohë kur duket se ka gjasë që ai të trashëgonte presidencën nga Raul Cubas, i cili ishte në prag të fajësimit. Incidenti dhe pasojat e tij është i njohur në Paraguai si Marzo paraguayo (“Marshi Paraguayan”).

 

2011 – Vdes në moshën 79 vjeçare, Elizabeth Taylor. Taylor, ishte një aktore anglo-amerikane. Ajo filloi karrierën e saj si aktore për fëmijë në fillim të viteve 1940, dhe ishte një nga yjet më të njohur të kinemasë klasike të Hollywood në vitet 50. Ajo vazhdoi karrierën e saj me sukses në vitet 1960, dhe mbeti një personazh i njohur publik për pjesën tjetër të jetës së saj. Taylor, cilësohet si një ndër ikonat femërore të ekranit.

Share10TweetPinSendShareSend
Previous Post

Fotot e panjohura/ “Kur ambasadori gjerman, Von Luckwald dhe ai amerikan, Bernstein, vizitonin klerikët bektashinj në Krujë, Tiranë dhe…” Imazhet e rralla të periudhës së Monarkisë së Zogut

Next Post

“Në ’79-ën, kryeministri Mehmet Shehu më priti një orë në zyrën e tij dhe më autorizoi për bisedimet me gjermanët...”/ Kujtimet e ish-ambasadorit në Beograd

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
“Në ’79-ën, kryeministri Mehmet Shehu më priti një orë në zyrën e tij dhe më autorizoi për bisedimet me gjermanët…”/ Kujtimet e ish-ambasadorit në Beograd

“Në ’79-ën, kryeministri Mehmet Shehu më priti një orë në zyrën e tij dhe më autorizoi për bisedimet me gjermanët...”/ Kujtimet e ish-ambasadorit në Beograd

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!