• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, March 25, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Shtator

0
Shares
225
VIEWS

1921 – Në Oppau të Gjermanisë jug-perëndimore, shpërthen një nga fabrikat më të mëdha të miellit BASF në këtë rajon. Gjatë një përzierje aksidentale të rreth 5000 ton nitrati dhe sulfati amoniumi, ndodhi një reaksion kimik i cili, krijoi një shpërthim të fuqishëm. Si pasojë e këtij shpërthimi afro 600 vetë, shumica punëtorë të fabrikës do të humbnin jetën. 2000 të tjerë do të plagoseshin. Ndërsa gjëmimi i shpërthimit do të ndigjohej me dhjetra km larg.

 

1938 – Në shtetin e New York-ut në SHBA, ndodh një prej uraganeve më të fuqishëm që e kishin goditur këtë rajon prej vitesh. I quajtur edhe si Uragani i New England, ai do të shaktonte rreth 800 të vdekur, dhe mbi 2000 të plagosur. Shpejtësia e erës do të ishte 260 km në orë dhe 60.000 shtëpi do të shtërroheshin. Dëmet financiare do të ishin 306 milionë dollar. Gjithashtu përveç New York-ut, do të goditeshin rëndë edhe Connecticat, New Jersey, dhe Massachusetts.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 25 Mars 2023

Kalendari Historik 24 Mars 2023

1939 – Kryeministri rumun Armand Calinescu vritet nga Garda e Hekurt (organizatë fashiste rumune). Calinescu, ishte një nga liderët më premtues dhe më liberal të Rumanisë së viteve 30-të. Vrasja e tij do të ndodhte si pasojë e polarizimit të skajshëm politik të shoqërisë rumune. Pas tij një tjetër politikan rumun me origjinë shqiptare do të vritej nga po kjo organizatë, Nicolae Iorga.

 

1947 – Lind në Portland, shkrimtari dhe skenaristi i famshëm amerikan i zhanerit horror Stephen King. King do të bëhej i njohur në mbarë botën, për novelat e tij, The Shinning, Pet Sematary, Misery, dhe 1408. Në këto vepra ai, përshkruan me mjeshtëri ngjarje fiction, thriller dhe, horror. Këto novela, janë përshtatur me sukses edhe si skenare filmash të cilat janë vlerësuar me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për origjinalitetin e tyre.

 

1953 – Piloti dhe inxhinieri aeronautic koreano-verior No Kum Sok, dezerton duke u arratisur në Korenë e Jugut. Gjatë Luftës së Koresë ai, do të ishte një nga pilotët më të suksesshëm duke kryer 100 misione luftarake. Por pas përfundimit të saj ai u arratis drejt fqinjit jugor nëpërmjet avionit të tij Mig-15. Më pas ai do të merrte statusin e azilantit politik në SHBA.

 

1964 – Shteti i vogël ishullor i Maltës në Detin Mesdhe, shpall pavarësinë nga Britania e Madhe. Gjatë Luftës së Dytë Botërore forcat britanike do ta mbronin ishullin nga një tentativë pushtimi nga trupat italiane dhe gjermane. Por në vitet 60 ekonomia maltese pati një rritje sidomos nga turizmi, çka bëri që Malta të shkëputej nga ndikimi i Londrës zyrtare. Por edhe pse ishulli mesdhetar shpalli pavarësinë, ajo ngeli brënda grupit anglo-fon të Commonwealth-it.

 

1976 – Vdes në moshën 44 vjeçare pas një atentati me bombë në Washington DC, Ministri i Jashtëm i Kilit Orlando Letelier. Letelier pas Grushtit të Shtetit në kili kishte kërkuar azil politik në SHBA, dhe shprehej kundër regjimit të Pinochet-it. Për këtë arsye ai, së bashku më një kolegen e tij të quajtur Ronnie Moffit dhe të shoqin e saj Michael do të hidheshin në erë nga një bombë e vendosur poshtë makinës së tyre. Letelier dhe Moffit do të vdisnin në vënd ndërsa Michael do të plagosej rëndë. Atentati do të kryhej nga Shërbimi Informativ kilien i quajtur DINA.

 

1991 – Armenia shpall pavarësinë nga BRSS. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, republikat e rajonit të Kaukazit, do të fillonin njëra pas tjetrës, daljen nga tutela e Moskës. Pikërisht Armenia, do të ishte ndër të parat që do ta ndërmerrte këtë hap. Por gjithashtu paralelisht me daljen e shtetit armen nga sovraniteti sovjetik do të nisnin edhe konfliktet lokale etnike me fqinjin e Azerbajxhanit për Nagorno-Karabakh-un.

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Vuajtjet dhe torturat e tmerrshme në Spaç, policët që na lidhnin me zinxhirë në biruca dhe na…”/ Dëshmia nga SHBA-ve, e ish-të dënuarit që u arratis në ’85-ën

Next Post

“Si dështuan përpjekjet e mia në Spaç, për t’a bindur të dënuarin nga Derviçani që mos t’i jepte fund jetës…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ve e të arratisurit në ’85-ën

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Mars 2023

March 24, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 24 Mars 2023

March 23, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Mars 2023

March 22, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Mars 2023

March 21, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Mars 2023

March 20, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Mars 2023

March 19, 2023
Next Post
“Si dështuan përpjekjet e mia në Spaç, për t’a bindur të dënuarin nga Derviçani që mos t’i jepte fund jetës…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ve e të arratisurit në ’85-ën

“Si dështuan përpjekjet e mia në Spaç, për t’a bindur të dënuarin nga Derviçani që mos t’i jepte fund jetës…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ve e të arratisurit në ’85-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!