• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, August 8, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Nëntor

Kalendari Historik 18 Nëntor
0
Shares
114
VIEWS

1916 – Shuhet në Vjenë në moshën 86 vjeçare, Franz Joseph i I-rë. Franz Joseph, ishte Perandori i Austrisë, Mbreti i Hungarisë, Mbreti i Bohemisë dhe monark i shumë shteteve të tjera të Perandorisë Austro-Hungareze, nga 2 Dhjetori 1848 deri në vdekjen e tij. Ai ishte Perandori me mbretërimin më të gjatë i Austrisë dhe Mbreti i Hungarisë, si dhe monarku i tretë më i gjatë i mbretërimit të çdo vendi në historinë evropiane, pas Louis XIV të Francës dhe Johann II të Lichtenstein-it.

 

1953 – Muzeu i Historisë së Natyrës, në Londër njoftoi se kafka e “Njeriut të Piltdown-it”, që fillimisht u besohet të jetë një nga kafkat më të rëndësishme të fosileve hominide të gjetura ndonjëherë, rezultoi një mashtrim. ”Njeriu i Piltdown” ishte një mashtrim paleoantropologjik në të cilin fragmentet e eshtrave u paraqitën si mbetje të fosilizuar të një njeriu të hershëm të panjohur më parë. Pasaktësia e mashtrimit u përshkrua në vitin 1953. Një përmbledhje e gjerë shkencore në vitin 2016 u vërtetua se arkeologu amator Charles Dawson ishte “zbuluesi” i eshtrave.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 08 Gusht 2022

Kalendari Historik 07 Gusht 2022

1964 – Inagurohet ura më e gjatë në botë në New York. E quajtur ndryshe dhe si ura Verranzano-Narrows ajo, është e gjatë afro 4.2 kilometra, e gjerë 32 metra, dhe e lartë rreth 200 metra. Emri iu vu për nder të Giovanni da Verranzzano-s i cili ishte lundërtari i parë italian që hyri në portin e New York-ut në vitin 1524. Ura mbart trembëdhjetë korsi të Interstate 278, me shtatë korsi në nivelin e sipërm dhe gjashtë në nivelin e ulët. Kjo urë lidh dy nga distriktet më të mëdha të qytetit, Brooklyn-in me Staten Island-in.

 

1965 – Lind në Reykjavik, Bjork Gudmundsdottir. Bjork, është një këngëtare, kantautore islandeze, producente rekordesh, aktore dhe DJ. Gjatë karrierës së saj katër dekadëshe, ajo ka zhvilluar një stil muzikor eklektik, i cili tërhiqet në një varg ndikimesh dhe zhanre, që përfshijnë muzikë elektronike, pop, eksperimentale, klasike, hop hop, IDM, dhe muzikë avangarde. Ajo u rendit si e 16-ta respektivisht në listat e 100 këngëtarëve dhe shkrimtarëve më të mëdhenj islandezë. Björk gjithashtu fitoi pesë BRIT Awards, dhe është nominuar për 15 çmime Grammy.

1985 – Analisti i inteligjencës së Marinës së Shteteve të Bashkuara Jonathan Pollard u arrestua, për spiunazh pasi u kap duke i dhënë Izraelit informacion të klasifikuar për vendet arabe. Ai është dënuar më pas me burgim të përjetshëm. Pollard është i vetmi amerikan që ka marrë një dënim të përjetshëm për kalimin e informacionit të klasifikuar tek një aleat i Shteteve të Bashkuara. Në mbrojtje të veprimeve të tij, Pollard deklaroi se ai kreu spiunazh vetëm sepse “institucioni i inteligjencës Amerikane rrezikonte kolektivisht sigurinë e Izraelit duke mbajtur informacion të rëndësishëm”

 

1995 – Marrëveshja e Dayton-it është inicializuar në bazën e Forcave Ajrore Wright-Patterson, afër Dayton-it, Ohio, duke i dhënë fund luftës katër vjeçare në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kjo marrëveshje paqeje u nënshkrua zyrtarisht në Paris, më 14 dhjetor 1995. Palët ndërluftuese ranë dakord për paqen dhe për një shtet të vetëm sovran të njohur si Bosnje-Hercegovinë, i përbërë nga dy pjesë, Republika Srpska me shumicë serbe dhe Federata Kroato-Boshnjake e Bosnje-Hercegovinës. Ndërsa kryeqytet i Bosnje – Hercegovinës do të mbetej Sarajeva.

1999 – Ndërron jetë Marie Kraja , Marie është këngëtare lirike shqiptare. Studimet e larta për kanto i kreu në Konservatorin e Graz-it në Austri, në vitet 1930-1934. Aktiviteti i saj koncertal fillon më 1934 së bashku me pianistin Tonin Guraziu, në një koncert që kanë dhënë në Tiranë.  Edhe pse me një jetë artistike të pasur në skenat e Italisë, Austrisë, Gjermanisë, etj, karriera e saj lidhet ngushtë me gjithcka që ndodhi në muzikën shqiptare. Me themelimin e TOB, Marie Kraja bëhet ndër solistet e para. Së bashku me plejadën e parë të këngëtarëve shqiptarë, Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Jorgjie Truja, etj, Marie Kraja interpreton në rolet kryesore të veprave të para operistike shqiptare, si “Mrika”, “Lulja e Kujtimit”, si dhe të një sërë veprash të huaja si “Rusalka”, “Ivan Susain”, “Nusja e shitur”, “La Traviata”, “Jollanda”, “Dasma e Figaros”, Për meritat e saj si artiste dhe mësuese Maria Kraja u nderua me çmime, medalje dhe tituj të ndryshëm. Është “Artiste e Popullit”, mban Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të parë, medaljen “Mjeshtre e Madhe e Punës” dhe Laureate e Çmimit të Republikës së Klasit të Parë.

2006 – Në Bejrut të Libanit, do të vritej politikani dhe Kryeministri libanez Pierre Gemayel Gemayel, i cili u ekzekutua gjatë një prite, nga 4 antarë të Organziatës pro-siriane Hezbollah. Eskorta e tij qeveritare, u godit nga një breshëri automatikësh, të cilët, ishin fshehur në dritaret e pallateve aty pranë. Shoferi dhe Truproja e tij gjithashtu vdiqën, nga plagët e marra. Ai është politikani i pestë anti-sirian i vrarë në Liban, në dy vite. Në të njëjtën mënyrë ishte vrarë dhe xhaxhai i tij, politikani Bashir Gemayel në vitin 1982, po në Bejrut.

2013 – Protestat masive fillojnë në Ukrainë pasi Presidenti Viktor Janukoviç pezulloi nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociimit Ukrainë-Bashkim Evropian. Këto protesta ishin një valë demonstrimesh dhe trazirash civile në Ukrainë, të cilat filluan natën e 21 nëntorit 2013 me demostrata publike në Maidan Nezalezhnosti (Sheshi i Pavarësisë) në Kiev. Transparency International e emëroi Presidentin Janukoviç si shembullin kryesor të korrupsionit në botë. Situata u përshkallëzua pas shpërndarjes së dhunshme të protestuesve në 30 nëntor.

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Shefqet Beja më dha stërlina e flori nga të anglo-amerikanëve dhe e para do sulmohej Shkodra, pasi atje reaksioni ishte më i fortë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”

Next Post

“Ymer Keçi ngarkoi shoqëruesin e Myslym Pezës, që t’i bënte atentat gjeneral Enver Hoxhës, kur ai të shkonte në Pezë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 02 Gusht 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 08 Gusht 2022

August 7, 2022
Kalendari Historik 02 Gusht 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 07 Gusht 2022

August 6, 2022
Kalendari Historik 02 Gusht 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 06 Gusht 2022

August 5, 2022
Kalendari Historik 02 Gusht 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 05 Gusht 2022

August 4, 2022
Kalendari Historik 02 Gusht 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 04 Gusht 2022

August 3, 2022
Kalendari Historik 02 Gusht 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 03 Gusht 2022

August 2, 2022
Next Post
“Ymer Keçi ngarkoi shoqëruesin e Myslym Pezës, që t’i bënte atentat gjeneral Enver Hoxhës, kur ai të shkonte në Pezë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”

“Ymer Keçi ngarkoi shoqëruesin e Myslym Pezës, që t’i bënte atentat gjeneral Enver Hoxhës, kur ai të shkonte në Pezë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!