• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Janar

JANARI

1911 – Zhvillohet zyrtarisht, gara e parë automobilistike në  Monte Carlo. Kjo garë, është një event i organizuar çdo vit nga Automobile Club de Monaco e cila gjithashtu organizon Grand Prix të Formula One Monaco dhe Rallye Monte-Carlo Historique. Tubimi tani zhvillohet përgjatë Rivierës Franceze në Principatën e Monakos dhe Francës juglindore.

 

1920 – Filloi punimet Kongresi i Lushnjes në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina. Qëllimi i Kongresit ishte studimi i situatës së brendshme dhe të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin nga reziku i coptimit të Shqipërisë. mbajtja e Kongresit të Lushnjes, konsiderohej prej tyre si një lëvizje aventurierësh dhe ajo u përgatit që të sulmonte forcat qeveritare dhe delegatët që do të vendoseshin me seli në Tiranë, e cila ishte caktuar nga kongresi si kryeqytet i Shqipërisë. Nisur nga presionet e qeverisë së Durrësit, e cila po bënte çmos për mosnjohjen e vendimeve të Kongresit të Lushnjes, shumë nga e delegatët Tiranës, Elbasanit, Kavajës e Shijakut, duke kuptuar se do të sulmoheshin me armë nga forcat italiane të nxitura nga qeveria e Durrësit, shfaqën mendimin që të qëndronin dhe për disa kohë në qytetin e Lushnjes.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

1941 – Të motivuar nga vrasja e një oficeri gjerman në Bukuresht, të Rumanisë, një ditë më parë, anëtarët e Gardës së Hekurt u angazhuan në një rebelim dhe pogrom duke vrarë 125 hebrenj. Gjatë rebelimit dhe pogromit Garda e Hekurt përveç 125 hebrenjve, vdiqën dhe 30 ushtarë në konfrontim me rebelët. Pas kësaj, lëvizja e Gardës së Hekurt u ndalua dhe 9,000 anëtarët e saj u burgosën.

 

1950 – Vdes në Londër, në moshën 46 vjeçare. George Orwell. Orwell, ishte një romancier dhe eseist, gazetar dhe kritik anglez. Puna e tij karakterizohet nga proza e kthjellët, vetëdija për padrejtësinë sociale, kundërshtimi ndaj totalitarizmit dhe mbështetja e hapur e socializmit demokratik. Ai, njihet më së shumti për romanin alegorik Animal Farm, dhe 1984.

 

1954 – Nëndetësja e parë me energji bërthamore, USS Nautilus, u inagurua në Groton, Connecticut nga Mamie Eisenhower, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara. USS Nautilus (SSN-571) ishte nëndetësja e parë operuese me energji bërthamore në botë dhe nëndetësja e parë që përfundoi një udhëtim nën-ujë në Polin e Veriut më 3 gusht 1958. Komandanti i saj i parë, ishte “Dennis” Wilkinson.

 

1960 – Një minierë qymyri shëmbet, në Holly Country, të Afrikës së Jugut, duke vrarë 435 minatorë. Shëmbja e kësaj miniere, ishte katastrofa më e keqe industriale në Afrikën e Jugut. Afro 900 shtylla u zhdukën, gati 180 metra nën tokë dhe, minatorët u mbytën nga gazi i metanit dhe u shtypën për vdekje nga vërshimet e mëdha të dheut qymyrguror.

 

1968 – Gjatë Luftës në Vietnam, fillon një nga betejat më të reklamuara dhe më të diskutueshme të luftës, ajo e Khe Sanh. Gjatë kësaj beteje 6 mujore, forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ato të Vietnamit të Jugut, patën mbi 5 mijë të vrarë dhe po aq të plagosur. Ndërsa kundërshtarët e tyre të Vitenamit të Veriut, patën gjithsej rreth 10 mijë të vrarë dhe të plagosur.

 

1976 – Shërbimi tregtar i avionit Concorde fillon me rrugët Londër-Bahrein dhe Paris-Rio de Janeiro. Concorde, është një aeroplan udhëtimi supersonik franko-britanike, me forcë turbojet të operuar deri në vitin 2003. Ajo kishte një shpejtësi maksimale mbi dyfishin e shpejtësisë së tingullit të zërit. Dy ishin avionët e vetëm supersonikë në botë, Concord, dhe Tupolev.

 

2004 – Lind në Oslo, Princesha Ingrid Alexandra e Norvegjisë. Ingrid Alexandra, është fëmija i madh, i Princit të Kurorës Hakon dhe Princesha e Kurorës Mette-Marit. Ajo është e dyta në radhë për të pasuar gjyshin e saj Mbretin Harald V. Nga një anëtare e Shtëpisë së Glücksburg, ajo pritet të bëhet monarku i dytë femër në vend, pas Mbretëreshës Margaret të shekullit të 15-të.

Share4TweetPinSendShareSend
Previous Post

Fotot e rralla në Durrësin e viteve 1914 - 1917/ Nga rebelët e Esat Pashë Toptanit që mbahen në burg, tek ushtarakët hollandezë të Kolonelit Thomson, duke mbajtur rendin në qytet…!

Next Post

“Zoti Dibra, keni abuzuar me fondet, ngritët një vilë dhe punësuat kunatin tuaj arkëtar...”/ Akuzat e botuesit të njohur ndaj deputetit e ministrit të Financave të Zogut

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
“Zoti Dibra, keni abuzuar me fondet, ngritët një vilë dhe punësuat kunatin tuaj arkëtar…”/ Akuzat e botuesit të njohur ndaj deputetit e ministrit të Financave të Zogut

“Zoti Dibra, keni abuzuar me fondet, ngritët një vilë dhe punësuat kunatin tuaj arkëtar...”/ Akuzat e botuesit të njohur ndaj deputetit e ministrit të Financave të Zogut

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!