1926 – Vdes në moshën 48 vjeçare, Felix Dzerzhinsky. Dzerzhinsky, ishte një nga zyrtarët e parë bolshevikë. Dzerzhinsky drejtoi dy organizatat e para shtetërore të sigurimit sovjetik, Çeka dhe OGPU, duke krijuar një polici sekrete për regjimin post-revolucionar Sovjetik. Ai ishte një nga arkitektët e Terrorit të Kuq, në Rusinë e viteve 20-të.
1944 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Adolf Hitler i mbijeton një atentati të udhëhequr nga koloneli i ushtrisë gjermane Claus von Stauffenberg. Ky atentat u organizua nëpërmjet shpërthimit të një bombe të vendosur në shtabin e Hitlerit. Komploti dështoi, dhe Stauffenberg, së bashku me komplotistët e tjerë, u kapën dhe u ekzekutuan.
1947 – Lind në Autlan, Carlos Santana. Santana, është një kitarist meksikano-amerikan që u bë i famëshëm në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970 me grupin e tij Santana, i cili filloi një shkrirje të rock and roll dhe xhazit të Amerikës Latine. Carlos Santana ka marrë 10 çmime Grammy si dhe tre çmime Latin Grammy.
1951 – Mbreti Abdullah I i Jordanit është vrarë nga një palestinez ndërsa po merr pjesë në lutjet e së Premtes në Jeruzalem. Abdullahu i I, konsiderohet si një ndër themeluesit të shtetit modern të Jordanisë. Ai u vra në Jeruzalem nga një ekstremis palestinez i cili, kishte frikë se mos mbreti jordanez, do të bënte paqe me Izraelin.
1969 – Ekuipazhi i Apollo 11 e bën me sukses uljen e parë të manovruar në Hënë në pjesën e quajtur Deti i Qetësisë. Amerikanët Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin bëhen njerëzit e parë që ecin në Hënë gjashtë orë e gjysëm më vonë. Hapi i parë i Armstrong në sipërfaqen hënore u transmetua në TV live për një audiencë në mbarë botën.
1974 – Forcat ushtarake të Republikës së Turqisë, pushtojnë Qipron pas një grusht shteti, të organizuar nga Junta e Kolonelëve të Greqisë, kundër presidentit Makarios. Edhe sot e kësaj dite ishulli mesdhetar rezulton de facto i ndarë midis Republikës së Qipros Veriore, (turke), dhe Republikës së Qipros Jugore (greke).
1999 – Partia Komuniste Kineze fillon një fushatë persekutimi kundër Falun Gong, duke arrestuar mijëra besimtarë, në mbarë vendin. Sekti i ri fetar, Falun Gong u themelua nga udhëheqësi i saj Li Hongzhi në Kinë në fillim të viteve 1990. Që nga fillimi i viteve 90, kjo lëvizje fetare, ka arritur në mbi 100 milionë adhurues dhe praktikues.