• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, August 13, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor

Kalendari Historik 3 Dhjetor
7
Shares
151
VIEWS

1832 – Lindi  fshatin Shoshan të Malësisë së Gjakovës Haxhi Zeka ka qenë ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit dhe përkrahës i krahut autonomist të saj, drejtues i degës së Pejës të Lidhjes, ku u shqua si prijës ushtarak me kontribut në Mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Vite më pas u përpoq të përtërinte të njëjtën frymë lëvizjeje nëpërmjet Lidhjes së Pejës. Në Kuvendin e parë të Lidhjes, më 10 qershor 1878, u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të saj. Mori pjesë, si komandant ushtarak, në krye të forcave të Lidhjes në aksionin e Gjakovës, në shtator 1878 kundër Mehmet Ali Pashës. Së bashku me Sulejman Vokshin dhe Kadri Bajrin, Haxhi Zeka më 1884-1885 udhëhoqi kryengritjet antiosmane të shqiptarëve të Kosovës, që synonin të rimëkëmbnin Lidhjen dhe të vinin në jetë idetë e saj autonomiste. Më 1893 Haxhi Zeka me Bajram Currin organizuan kryengritjen që përfshiu Pejën, Gjakovën e vise të tjera të Kosovës kundër padrejtësive ekonomike e politike të perandorisë. Autoritetet serbe i dërguan konsullit të tyre në Prishtinë, Sima Abramoviç, armikun personal të Haxhiut, gjakovarin Mehmed Zaimin. Ky nxiti të birin, kapitenin e zaptijeve Adem Zajmin që ta vriste Haxhi Zekën; kjo ndodhi më 21 shkurt 1902 në pazarin Pejë. Haxhiu u varros në varrezat e xhamisë Sulltan Mehmed Fatih në Pejë. Vrasja e tij bëri të binte në fashë kryengritjet shqiptare që kishin shpërthyer në krejt vilajetin e Kosovës. Dorërasi u vra më 1912 nga autoritetet serbe, pasi kërkoi shpërblimin e premtuar para vrasjes.

1915 – Lind në Heybeliada, Aziz Nesin. Nesin, ishte një shkrimtar, humorist turk dhe autor i më shumë se 100 librave. Lindur në një kohë kur turqit nuk kishin mbiemra zyrtarë, ai duhej të adoptonte një mbiemer pasi të ishte miratuar Ligji mbi Mbiemrat e vitit 1934. Ai zgjodhi mbiemrin “Nesin”. Në turqisht, Nesin, do të thotë, çfarë jeni?

 

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 13 Gusht 2022

Kalendari Historik 12 Gusht 2022

1917 – Themelohet Cheka, policia e parë sekrete e Bashkimit Sovjetik. Cheka, do të udhëhiqej nga Felix Dzerzhinsky. Kjo organizatë do të mbahet mënd për dhunën dhe represionin e madh që do ti shkaktonte kundërshatrëve të saj politikë. Ajo do të ishte pararendësja e NKVD dhe KGB, shërbimeve informative të ardhshme të BRSS-së. Selia e saj, ishte në Lubyanka të Moskës.

 

1957 – Versioni fillestar i prodhimit të Boeing 707, ndërmerr, fluturimin e tij të parë. Boeing 707 është një aeroplan me katër motorë, dhe me trup të ngushtë. Ai u ndërtua nga Boeing Commercial Airplanes , dhe u testua, nga 1958 deri në 1979. Versione të avionit kanë një kapacitet nga 140 në 220 pasagjerë dhe fluturojnë në një distancë, nga 2.500 deri në 5,750 milje ajrore.

 

1971 – Organizata ndërkombëtare e ndihmës “Mjekë pa kufij” themelohet nga Bernard Kouchner dhe nga një grup gazetarësh në Paris, të Francës. Mjekët pa kufij, është një organizatë ndërkombëtare jo-qeveritare mjekësore dhe humanitare. Kjo organziatë është e njohur më së miri për projektet e saj në zonat e konfliktit dhe në vendet e prekura nga sëmundjet endemike.

 

1973 – Kryeministri i Spanjës, Admirali Luis Carrero Blanco, vritet nga një sulm me makinë-bombë në Madrid. Admirali Carrero Blanco u vra në Madrid nga grupi separatist bask ETA në 20 dhjetor 1973. Vrasja konsiderohet të ketë qenë sulmi më i madh kundër Shtetit Frankist që nga përfundimi i Luftës Civile Spanjolle në 1939.

 

 

1994 – Vdes në moshën 85 vjeçare në Georgia, Dean Rusk. Rusk, ishte Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga viti 1961 deri në 1969 nën presidentët John F. Kennedy dhe Lyndon B. Johnson. Rusk është një nga sekretarët e shtetit më jetëgjatë në shërbim të SHBA, pas Cordell Hull. Në vitin 1952, Rusk u bë president i fondacionit Rockefeller.

 

 

1999 – Macau i dorëzohet Kinës nga Portugalia. Në pasditen e 19 dhjetorit 1999, Guvernatori i Portugez i 127-të i Macau Vasco Vieira uli flamujt në Macau, që ishte preludi i ceremonisë për krijimin e Rajonit të Posaçëm Administrativ të këtij rajoni. Transferimi zyrtar i sovranitetit u mbajt në mesnatën e asaj dite në Macau Garden. Ceremonia filloi në mbrëmje dhe përfundoi në agimin e 20 dhjetorit.

 

2007 – Elizabeth II bëhet monarku më i vjetër i Mbretërisë së Bashkuar, duke tejkaluar Mbretëreshën Victoria, e cila jetoi për 81 vjet, shtatë muaj dhe 29 ditë. Elizabeth lindi në Londër si fëmija i parë i Dukës dhe Dukeshës së Jorkut, më vonë Mbreti George VI dhe Mbretëresha Elizabeth.

Share7TweetPinSendShareSend

Previous Post

“Enver Hoxha s’ka gisht në eliminimin e babait tonë, pasi Nexhmija me djalin e madh, Ilirin…”/ Dëshmia e rrallë nga Belgjika, e të birit të Ndue Marashit

Next Post

“Vëllai shkoi i pari dhe e gjeti gjallë babanë, kurse ambulanca u vonua dhe erdhi me…”/ Dëshmia e rrallë nga Belgjika, e të birit të Ndue Marashit

Artikuj të ngjashëm

Ramiz Alia: “Ne nuk ju japim dot çmimin ‘Nobël’. Nënë Tereza: “Ju më jepni një shtëpi të sjell motrat e mija këtu dhe…”/ Proces-verbali i takimit me bamirësen e famshme, maj 1990
Kalendari historik

Kalendari Historik 13 Gusht 2022

July 29, 2022
Kalendari Historik 02 Gusht 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 12 Gusht 2022

August 11, 2022
Kalendari Historik 02 Gusht 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 11 Gusht 2022

August 10, 2022
Kalendari Historik 02 Gusht 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 10 Gusht 2022

August 9, 2022
Kalendari Historik 02 Gusht 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 09 Gusht 2022

August 8, 2022
Kalendari Historik 02 Gusht 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 08 Gusht 2022

August 7, 2022
Next Post
“Enver Hoxha s’ka gisht në eliminimin e babait tonë, pasi Nexhmija me djalin e madh, Ilirin…”/ Dëshmia e rrallë nga Belgjika, e të birit të Ndue Marashit

“Vëllai shkoi i pari dhe e gjeti gjallë babanë, kurse ambulanca u vonua dhe erdhi me…”/ Dëshmia e rrallë nga Belgjika, e të birit të Ndue Marashit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!