1945 – Në bordin e aeroplan-mbajtëses amerikane USS Missouri e ankoruar në Gjirin e Tokios, do të nënshkruhej kapitullimi pa kushte i Japonisë para Aleatëve të drejtuar nga Gjenerali amerikan Douglas McArthur. Kjo ngjarje do të sillte de jure dhe de facto edhe përfundimin e Luftës së Dytë Botërore pas 6 vitesh konflikt të përgjakshëm.
1963 – CBS Evening News do të bëhej televizioni i parë në Territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që do të transmetonte live për 30 minuta, një edicion informativ lajmesh. Kjo do të ishte një sipar në revolucionarizimin e medias ndërkombëtare në përgjithësi dhe asaj amerikane në veçanti.
1964 – Lind Keanu Reeves, aktori i famshëm libano-kanadez i njohur për interpretimin e papërsëritshëm të tij në triologjinë e filmave Matrix, të cilat bënë epokë në kinematografinë amerikane të viteve 2000.
1969 – Vdes Ho Chi Minh, udhëheqësi historik i Vietnamit. Ai do të mbahet mënd si një ndër luftëtarët më të famshëm në lëvizjen për çlirimin e Vietnamit dhe Indokinës nga dominimi kolonial francez, si dhe nga ndërhyrja ushtarake amerikane. 6 vjet pas vdekjes së tij, Vietnami do të bashkohej në një shtet të vetëm duke shënuar kështu zyrtarisht edhe përfundimin e luftës në Indokinë.
1970 – NASA lajmëron ndërprerjen e dy prej misioneve të saj hapësinore në hënë, Apollo 15 ( e cila do të riaktivizohej një vit më vonë) si dhe të Apollo 19. Kjo gjë do të bëhej për shkaqe sigurie pasi vetë NASA do të studionte dhe verifikonte më me hollësi të dhënat rreth atmosferës në Hënë.
1997– Avioni civil i linjës zviceriane Swissair Flight 111, do të përplaset në gadishullin e Nova Scotia-s në Kanada, duke shkaktuar vdekjen e 229 pasagjerëve të saj në bord. Përplasja do të ndodhte si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e pilotit, si dhe një defekti të papritur në motor. Kjo do të ishte dhe një nga katastrofat më të rënda në historinë e aeronautikës zviceriane.
1998 – Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Ruanda, dënoi me burgim të përjetshëm Jean Paul Akajesu një nga udhëheqësit kryesorë frymëzues për genocidin e famshëm ku brenda disa muajsh u vranë mbi 500.000 vetë në konfliktin etnik midis fiseve Hutu dhe Tutsi. Genocidi ruandez do të mbahet mënd si një ndër më të dhimbshmet e zhvilluar ndonjëherë në kontinentin afrikan.
2010 – Gjatë konfliktit Izrael-Palestine, bisedimet e paqes Izraelito-Palestineze në vitin 2010 fillojnë nga Shtetet e Bashkuara. Qëllimi përfundimtar i negociatave të drejtpërdrejta është arritja e një “zgjidhjeje të statusit përfundimtar” zyrtar të konfliktit Izraelo-Palestinez duke zbatuar një zgjidhje me dy shtete, me Izraelin që mbetet një shtet hebre dhe krijimin e një shteti për popullin palestinez. Bisedimet e drejtpërdrejta u ndërprenë në fund të shtatorit 2010.