1910 – Lindi në Faiyum, Egjipt Tefta Tashko Koço, këngëtarja e shquar lirike në interpretimin e këngës popullore qytetare mbarëshqiptare dhe Artiste e Popullit e Shqipërisë. Në Korçë janë aktivizimet e para të Teftës si këngëtare dhe data 26 qershor 1926, mbahet si koncerti i saj i parë në publik. Në shtator të vitit 1927, Tefta me gjithë familjen vendosen në Montpellier, Francë, ku ajo filloi edhe studimet muzikore, për t’i vazhduar ato me sukses në Konservatorin Superior të Parisit. Në vitin 1930, Tefta bën incizimet e para muzikore pranë shoqërisë diskografike “Pathe”-Paris, si pjesëmarrëse në grupin e këngëtarit të shquar të polifonisë himariote Neço Mukon. Me përfundimin e studimeve, Tefta kthehet në atdhe ku më 26 nëntor 1935 shënohet edhe koncerti i saj i parë si këngëtare profesioniste në Shqipëri koncerte të cilat ajo i dha në shumicën e qyteteve shqiptare. Pikërisht në këto vite, Tefta futi në programet e saj krahas arieve lirike të autorëve të shquar botërorë si Moxart, Guno, Shubert, Verdi, Donixeti, Pergolezi, Belini, Puçini, Rosini, etj, dhe këngët popullore shqiptare, si pjesë integrale e kulturës muzikore popullore shqiptare. Janë rreth 89 këngë popullore të të gjithë qyteteve të Shqipërisë që Tefta i kishte në repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942 në Paris, Francë dhe Milano, Itali. Në vitin 1945, Tefta këndon në operën e Beogradit me shumë sukses rolin e Mimisë nga opera “Bohemë” e Puçinit dhe atë të Rozinës nga opera “Berberi i Seviljes” e Rosinit.
1935 – Lindi në fshatin Ninat afër Konispolit, Bilal Xhaferri ka qenë shkrimtar, botues dhe aktivist shqiptar. Më 1967 i botohet vëllimi me poezi “Lirishta e kuqe”, i cili përmban edhe poezi prokomuniste, por nuk u vu kurrë në qarkullim. Po atë vit konkurroi me romanin “Krastakraus” në konkursin letrar të mbajtur me rastin e 500 vjetorit të lindjes së Skënderbeut, por nuk fitoi. Ky roman do të botohej në vitin 1993. Xhaferri në veprën e tij nuk shfaqi kurrë mendime “dekadente” ose disidente. Më 1968, ai u shpreh në Lidhjen e Shkrimtarëve kundër romanit Dasma të Kadaresë, duke e akuzuar Kadarenë për revizionizëm ndaj doktrinës komuniste. Autoritetet komuniste nuk mund të lejonin që një person me “njolla në biografi”, t’u shkaktonte turbullira, sado që mund të ishte komunist i zjarrtë. Iu hoq e drejta e botimit dhe u internua. Pas një mbledhjeje të Lidhjes së Shkrimtarëve me në krye Rita Markon, u kritikua bindshëm dhe u përjashtua. Më 30 gusht 1969 u arratis nga Shqipëria për në Greqi. Më 1970, shkoi në SHBA, në Boston ku deri më 1972 punoi në gazetën “Dielli”. Më 1974 u vendos në Çikago ku themeloi revistën “Krahu i shqiponjës”, botim i Lidhjes Çame të cilën e drejtoi, botoi dhe redaktoi për 39 numra në dy gjuhë, shqip e anglisht.
1938 – Lind në Athinë, Mbretëresha e Spanjës, Sophie. Ajo, është një anëtare i familjes mbretërore Spanjolle që shërbeu si monarke e Spanjës gjatë mbretërimit të burrit të saj, Juan Carlos I, nga 1975 deri në 2014. Mbretëresha Sofja është fëmija i parë i Mbretit Paul të Greqisë dhe Mbretëreshës, Frederica e Hanoverit. Ajo u bë mbretëreshë pas pranimit të burrit të saj në 1975. Më 19 qershor 2014, Juan Carlos abdikoi në favor të djalit të tyre Felipe VI.
1947 – Në Kalifornia të SHBA-së, dizajnuesi i famshëm i avionëve transportues, Howard Hughes, performon një seancë fluturimi me avionin H – 4 Hercules. Ai do të ishte njëkohësisht edhe avioni i parë dhe i fundit me krahë mbi-ujëse që do të prodhohej në botë. Projekti i prodhimit të këtij tipi avionësh, u anulua nga Hughes Aircraft Company, për shkaqe të panjohura. Ky udhëtim i shkurtër i Hughes H – 4 Hercules, do të kryhej mbi Oqeanin Atlantik.
1951 – Rreth 6 mijë trupa ushtarake britanike, nisen për në Egjipt, për të ndaluar një konflikt të mundshëm midis egjiptianëve, francezëve, dhe izraelitëve. Duke filluar që nga nisja e konfliktit në fillimin e viteve 50-të dhe deri në përfundimin e tij në 1956, afro 3000 egjiptianë, 172 izraelitë, 16 britanikë, dhe 10 francezë, do të humbnin jetën. Por pas ndërhyrjes së SHBA-së, dhe Bashkimit Sovjetik, Kanali i Suezit u vendos që të mbetej në pronësi të Cairo-s zyrtare. Kjo u cilësua si një fitore e Presidentit Nasser.
1964 – Në Arabinë Saudite Mbreti Saud detyrohet të abdikojë nga froni i tij pas 12 vitesh sundimi të tij. Vendin e tij do ta zinte i vëllai, Faisal-i. Ky grusht shteti paqësor, brenda Pallatit Mbretëror në Riadh, do të çonte në një dinasti arabe më pan-islamike dhe më konservatore. Në vitin 1975 Faisal-i u vra nga nipi i tij Bin Musaid. Shpesh-herë familja mbretërore saudite ndër vite është përfshirë nga skandale të shumta të këtij lloji.
1975 – Vritet në moshën 53 vjeçare, regjisori, poeti, dhe shkrimtari i famshëm italian Pier Paolo Pasolini. Ai mbetet një personalitet i diskutueshëm në Itali për shkak të stilit të tij të hapur dhe përqendrimit të disa prej veprave të tij në çështje seksuale tabu. Pasolini, ishte një figurë kryesore e vendosur në letërsinë evropiane dhe artet kinematografike. Vrasja e tij shkaktoi një zhurmë në Itali dhe rrethanat e saj vazhdojnë të jenë çështje e një debati të ndezur, edhe sot.
1984 – Ekzekutohet në moshën 52 vjeçare në Burgun e North Carolina, Velma Barfield. Ajo, ishte një vrasëse seriale amerikane që u dënua për një vrasje, por që përfundimisht rrëfeu për gjashtë vrasje në total. Barfield ishte gruaja e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që u ekzekutua pas rifillimit të dënimit kapital në 1976 dhe e para që nga viti 1962. Ajo ishte gjithashtu gruaja e parë që u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës.