1900 – Themelohet, AFC Ajax Amsterdam, klubi më i madh dhe më i suksesshëm i futbollit në Hollandë. Ajaxi, ka qenë klubi më i suksesshëm në Hollandë, me 34 tituj Eredivisie dhe 19 Kupa KNVB. Ajo ka luajtur vazhdimisht në Eredivisie, që nga fillimi i ligës në 1956 dhe, së bashku me Feyenoord dhe PSV Eindhoven, është një nga klubet “tre të mëdhenj” të vendit që kanë mbizotëruar atë konkurrencë.
1913 – Mbreti George I i Greqisë vdes nga një atentat në moshën 67 vjeçare, në qytetin e çliruar të Selanikut. Atentatori i tij ishte Alexandros Schinas, një revolucionar me ide të majta. Arsyet e vërteta të vrasjes së mbretit George i I-rë, mbeten ende të panjohura. Vetë Schinas, do të vdiste në burg, disa ditë më pas. George, konsiderohet si një ndër monarkët që ka mbretëruar më gjatë në historinë e këtij vëndi.
1921 – Paqja e dytë e Rigës nënshkruhet midis Polonisë dhe Bashkimit Sovjetik. Ky traktat u nënshkrua pas një të pari që ishte firmosur po në Rigë. Traktati përfundoi Luftën Polako-Sovjetike. Kufijtë Sovjeto-Polakë të vendosur nga traktati mbetën në fuqi deri në Luftën e Dytë Botërore. Ato u ribënë më vonë nga aleatët gjatë, Konferencës së Jaltës dhe Konferencës së Potsdamit.
1965 – Kozmonauti Alexei Leonov, duke lënë anijen e tij anijen Voskhod 2 për 12 minuta, bëhet personi i parë që ecën në hapësirë. Ai, mbante një çantë metalike të bardhë që përmbante frymëmarrje artificial dhe oksigjen nën presion prej 45 minutash. Ecja në hapësirë, do të ishte një nga tentativat më të suksesshme të shkencës hapësinore në mbarë botën. Të tjerë astronaut do ta praktikonin këtë gjë, pas Leonovit.
1970 – Lind në Newark, Queen Latifah. Latifah, është një repere, këngëtare, aktore, dhe producente amerikan. Ajo nënshkroi me Tommy Boy Records në 1989 dhe lëshoi albumin e saj debutues All Hail the Queen më 1989, duke paraqitur edhe singëllin e hitit “Zonja e Parë”. Nature of a Sista ishte albumi i saj i dytë dhe i fundit me Tommy Boy Records. Ajo është përshkruar si një repere “feministe”. Latifah mori një yll në Hollywood Walk of Fame në 2006.
1980 – Një raketë Vostok-2M në Kozmodromin e Plesetsk 43 shpërtheu gjatë një operacioni të karburantit, duke vrarë 48 njerëz. Fatkeqësia nuk u raportua në mediat sovjetike në atë kohë dhe arriti vetëm në mediat perëndimore në 1989 pas deklasifikimit, të dokumentave rreth kësaj tragjedie. Pravda raportoi se hedhja e raketës ishte një sukses dhe nuk tha asgjë për shpërthimin.
1990 – Në Republikën Demokratike Gjermane votojnë në zgjedhjet e para demokratike që nga periudha e ish-diktaturës komuniste. Gjatë përfundimit të këtyre zgjedhjeve, do të shpallej fitues kandidati i CDU, Lothar de Maize, i ndjekur nga ai i SPD, Ibrahim Bohme, dhe Hans Modrow i PDS. Katërqind deputetë , ku shumicën cilësuese e mori CDU, u zgjodhën në Volkskammer.
1994 – Boshnjakët dhe kroatët e Bosnjës nënshkruajnë Marrëveshjen e Washingtonit, duke i dhënë fund luftës midis Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe duke krijuar Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga liderët respektivë të të dy shteteve, Alija Izetbegoviç, dhe Franjo Tuxhman, me ndërmjetësinë e Bill Clinton.