• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, July 2, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 16 Shtator

SHTATOR
0
Shares
58
VIEWS

1908 – Themelohet në Detroit nga William C. Durant, Charles Stewart Mott, dhe Frederic L. Smith, kompania më e famshme në botë për prodhimet elektro-mekanike General Motors. General Motors përgjatë 120 vitesh do të zgjerohej në afro 50 vende të botës. Ajo do të siguronte patentën e prodhimit të makinave Chevrolet, Cadillac, Buick, dhe GMC. Vetëm në vitin 2018, kjo kompani, do të siguronte rreth 150 miliardë dollarë qarkullim në financat e saj.

 

1920 – Në New York të SHBA-së, ndodh atentati terrorist i njohur ndryshe edhe si Bombardimi i Wall Street-it. Nga ky sulm me bombë, do të humbnin jetën 38 persona si dhe do të plagoseshin 150 të tjerë. Atentati u krye nga anarkistët italianë të udhëhequr nga Luigi Galleani, të cilët kishin pakënaqësitë e tyre rreth shfrytëzimit klasor, të drejtat e mohuara të punëtorëve, si dhe shtypjen e vazhdueshme të sindikatave në këtë vend.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 02 Korrik 2022

Kalendari Historik 01 Korrik 2022

1934 – Lindi në Fterrë Jakup Mato, arsimtar, akademik, kritik dhe estet shqiptar. Prof. Dr. Jakup Mato ka kryer detyra që lidheshin me artet. Midis të tjerave ka qenë drejtor i Institutit të Lartë të Arteve (sot: Akademia e Arteve). Nga 1991 deri 1993 dhe nga 1997 deri 1998 drejtor i Qendrës për Studimin e Arteve të Akademisë së Shkencave. Për shumë vite ka dhënë leksionet e Estetikës në Universitetin e Tiranës dhe në Institutin e Lartë të Arteve. Anëtar i bordit të Enciklopedisë së Artit Shqiptar. Sekretar shkencor i redaksisë së artit dhe kulturës të Fjalorit enciklopedik shqiptar. Që në vitet gjashtëdhjetë ka botuar një numër të madh artikujsh shkencorë e kritikë dhe ka mbajtur dhe botuar një sërë kumtesash për arsimin, letërsinë dhe artet.

Fatos_Nano1952 – 1952- lindi në Tiranë Fatos Nano, politikan shqiptar, ish kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai filloi karrierën e tij politike ne vitin 1991 pasi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizojë zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, në po atë vit dhe të përgatisë vendin për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik. Zgjedhjet në 31 Mars 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe ai u caktua përsëri Kryeministër. Pas dy muajsh ai u detyrua të jep dorëheqje. Atë vit ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste e cila ishte pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë. Në vitin 1983 me vendimin nr.81, 23 shtator 1983 të Universitetit të Tiranës merr titullin “Doktor i Shkencave” ne fushën e ekonomisë, ndërsa në vitin 2000 titullin “Profesor Doktor” në fushën e ekonomisë. Nga Universiteti Ndërkombëtar i Milanos (Itali) në vitin 2000 dekorohet me titullin “Doktor Honoris Causa” – në fushën e Ekonomisë dhe Teknikës së Komunikimit dhe po në këtë vit merr titullin e nderit “Doktor Honoris Causa” – në fushën e shkencave ekonomike, nga Universiteti i Barit (Itali).

 

1956 – Lind në Metuchen të New Jersey, një nga magjistarët dhe iluzionistët më të mëdhenj të botës, David Copperfield. Në karrierën e tij si iluzionist, Copperfield ka fituar plot 11 çmime të Guiness World Records, si psh, iluzionisti me karrierën më të gjatë, interpretimi në shumë show gjatë një viti, arkivi më i madh në botë i magjisë, iluzioni magjik më i madh i bërë ndonjëherë, etj. Ai do të bëhej i njohur edhe me lidhjen e tij me modelen Claudia Schiffer.

 

1957 – Krijohet Universiteti i parë në Shqipëri. Krijimi i universitetit erdhi si rezultat i bashkimit të instituteve si: Instituti Pedagogjik, Instituti Politeknik, Instituti i Larte Ekonomik dhe Instituti i Larte i Mjekësisë duke formuar Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në fillim i formuar nga dhjetë fakultete, ky Universitet u nda në vitin 1991 kur fakultetet e inxhinierisë u grupuan në Universitetin Politeknik, duke lënë Universitetin e Tiranës me shtatë fakultete të cilat mbulojnë shkencat humane, ekonomike dhe natyrore.

 

1966 – Inaugurohet për herë të parë në New York, Shtëpia e Operas Metropolitane (e njohur ndryshe dhe si qendra Lincoln). E dizenjuar nga arkitektët Wallace Harrison dhe Max Abramovitz dhe me një kapacitet prej 4000 vendesh, në Operën Metropolitane do të vihej në skenë kryevepra e kompozitorit Samuel Barber, Anthony dhe Cleopatra. Shtëpia e Operas do të cilësohej si skena me repertorin më të madh muzikor në botë.

 

1978 – Në rajonin e Tabas-it, në Iranin lindor, do të binte një nga tërmetet më shkatërrimtarë në historinë e këtij vendi. Me intensitet 7.4 ballë të shkallës Mercali dhe me epiqendër 85 km në thellësi të tokës, ky tërmet do të shkaktonte afro 25.000 viktima si dhe lëkundjet e tij do të ndiheshin deri në Teheran, 610 km larg epiqendrës. Të plagosurit do të ishin mbi 50 mijë.

 

2016 – Shuhet në moshën 95 vjeçare, në Romë një nga politikanët më të njohur të Italisë, Carlo Azgelio Ciampi. Ciampi gjatë karrierës së tij 28 vjeçare do të shërbente si Drejtor i Bankës Kombëtare, Ministër i Ekonomisë, Ministër i Brendshëm, Kryeministër, dhe së fundi Presidenti i 10-të i Italisë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Azeglio Ciampi do të kryente shërbimin e tij ushtarak në Shqipëri.

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Takimi me diktatorin që e çoi në ekzekutim/ Sabiha Kasimati në zyrën e Enverit: Po vret intelektualët, me kë do e bësh Shqipërinë me teneqexhinjtë apo...?

Next Post

Dëshmia e rrallë: “Si u arratis vëllai im, Sabaudin Haznedari në 1950-ën, me shokun e tij që ishte shefi i Sigurimit të Divizionit të Korçës dhe…”/ Historia e panjohur e dy pjesëtarëve të ‘bandës Xhevdet Mustafa’

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 02 Korrik 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 02 Korrik 2022

July 1, 2022
Kalendari Historik 02 Korrik 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 01 Korrik 2022

July 1, 2022
Kalendari Historik 01 Qershor 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 30 Qershor 2022

June 29, 2022
Kalendari Historik 01 Qershor 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 29 Qershor 2022

June 28, 2022
Kalendari Historik 01 Qershor 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Qershor 2022

June 27, 2022
Kalendari Historik 01 Qershor 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 27 Qershor 2022

June 26, 2022
Next Post
Dokumentet e Sigurimit të Shtetit: “Banda e Xhevdet Mustafës, pasi të shkonte në ‘Bllok’-un e udhëheqjes, do…”/ Raportet sekrete të “Liqeni i Shkodrës”, “Aktori”, “Boga”, etj.

Dëshmia e rrallë: “Si u arratis vëllai im, Sabaudin Haznedari në 1950-ën, me shokun e tij që ishte shefi i Sigurimit të Divizionit të Korçës dhe…”/ Historia e panjohur e dy pjesëtarëve të ‘bandës Xhevdet Mustafa’

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!