1904 – Vdes në moshën 44 vjeçare, Anton Chekhov. Chekhov, ishte një dramaturg dhe shkrimtar me tregime të shkurtra ruse që konsiderohet të jetë ndër shkrimtarët më të mëdhenj të trillimeve të shkurtër në histori. Karriera e tij si dramaturg prodhoi katër klasikë, dhe tregimet e tij më të mira mbahen në nderim të lartë nga shkrimtarët dhe kritikët.
1927 – Ndodh, Masakra e 15 korrikut, ku 90 protestues vriten nga policia austriake në Vjenë. Përplasja ishte rezultat i konfliktit midis Partisë Socialdemokrate të Austrisë dhe një aleance të krahut të djathtë, përfshirë industrialistë të pasur dhe Kishën Katolike. Gjithashtu 5 oficerë policie, mbetën të vdekur dhe mbi 600 protestues u plagosën.
1955 – 18 laureatë Nobel nënshkruajnë Deklaratën e Mainau kundër armëve bërthamore, më vonë të bashkë-nënshkruar dhe nga 35 të tjerë. Inicuar dhe hartuar nga shkencëtarët gjermanë bërthamorë Otto Hahn dhe Max Born, ajo u qarkullua në Takimin e 5 të Nobeleve (11-15 Korrik 1955) dhe u paraqit në ishullin Mainau më 15 korrik 1955.
1963 – Lind në Rodovre, Brigitte Nielsen. Nielsen, është një aktore, modele, këngëtare, dhe personalitet daneze e televizionit. Më pas ajo aktroi në filmat e vitit 1985 Red Sonja dhe Rocky IV. Brigitte Nielsen, është e njohur edhe për martesën e saj me Sylvester Stallonen, me të cilin luajti në filmin Cobra në vitin 1986
1975 – Gjatë garës hapësinore, projekti i testit Apollo-Soyuz përmban nisjen e dyfishtë të një anijeje Apollo dhe të një Soyuz në fluturimin e parë të përbashkët hapësinor të Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ishte njëkohësisht lëshimi i fundit i një anije kozmike Apollo nga familja e raketave, Saturn.
1983 – Një sulm në Aeroportin Orly në Paris është nisur nga organizata militante armene ASALA, duke lënë tetë persona të vdekur dhe 55 të plagosur. Ky sulm u bë pasi Parisi zyrtar, deri në atë periudhë nuk e kishte njohur ligjërisht Genocidin Armen. Një sërë sulmesh të tjera të kësaj organziate, do të ndodhnin edhe nëpër ambasadat turke në Europë.
2006 – Lançohet për publikun, Twitter, i cili, më vonë u bë një nga platformat më të mëdha , dhe më të ndjekura, të mediave sociale në botë. Twitter, Inc është i vendosur në San Francisko, të California, dhe ka më shumë se 25 zyra të tjera, në të gjithë botën. Që nga viti 2018, në Twitter ka më shumë se 325 milionë përdorues aktivë mujorë.
2016 – Fraksionet e Forcave të Armatosura Turke provojnë një grusht shteti. Ata u përpoqën të kapnin kontrollin e disa vendeve kryesore në Ankara, Stamboll dhe në qytete të tjera, por nuk arritën sepse, ato u neutralizuan nga forcat besnike të shtetit. Gjatë grushtit të shtetit, mbi 300 njerëz u vranë dhe më shumë se 2200 u plagosën.