• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 15 Dhjetor 2023

Kalendari Historik 1 Dhjetor 2023

1917 – Gjatë Luftës së Parë Botërore, nënshkruhet një armëpushim midis Rusisë dhe Fuqive Qendrore. Armëpushimi, u nënshkrua, midis Republikës Socialiste Federative Ruse, nga njëra anë dhe Perandorisë Austro-Hungareze, Bullgarisë, Perandorisë Gjermane dhe Perandorisë Osmane, nga ana tjetër. Kjo marrëveshje, hyri në fuqi dy ditë më vonë, më 17 dhjetor.

 

1939 – “Gone with the Wind” (filmi me shikueshmërinë dhe fitimet më të larta) çel, premierën e tij në Teatrin e Madh të Loew të Atlantas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Gone with the Wind” është një film romantik dhe epik amerikan, i adaptuar nga romani i vitit 1936 nga Margaret Mitchell. Filmi u prodhua nga David O. Selznick i Selznick Internacional Pictures dhe me regji nga Victor Fleming.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

1942 – Ndërron jetë Faik bej Konica, ka qenë figurë qendrore i lëvizjes kombëtare, studiues i historisë dhe gjuhës shqipe, botues, publicist, drejtues i Vatrës dhe diplomat shqiptar. Ministri fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përkohshmja e tij Albania ka qenë ndër tribunat e publicistikës shqiptare për trembëdhjetë vjet. Vetë Konica është i njohur për erudicionin, publicistikën, stilin dhe ndikimin që pati në kulturën dhe politikën shqiptare. Sistemi komunist për pesëdhjetë vjet e ndaloi kthimin e eshtrave të tij në tokën shqiptare. Noli dhe Lamja i vogël (Sejfulla Maleshova) nuk mund të bënin asgjë. Më 4 mars 1946 Noli i shkruante Lames që të ndikonte tek autoritetet shqiptare të plotësohej amaneti i Konicës. Pasi Malëshova nuk mundi të bënte gjë, ndërhyri vet tek autoritetet shqiptare dhe fatkeqësisht, për arsye politike, nuk gjeti mirëkuptim. Eshtrat e tij u kthyen në atdhe, në një ditë maji të vitit 1995 dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri. Kështu u plotësua amaneti i Konicës, të anatemuarit, njeriut “që hodhi baltë mbi letërsinë shqiptare” , “shkrimtarit reaksionar”, sikurse u quajt paturpësisht, i cili u letua nga letrat shqipe për motive politike.

1966 – Shuhet në moshën 65 vjeçare, në New York, Walt Disney. Disney, ishte një sipërmarrës amerikan, animator, aktor zëri dhe producent filmi. Një pionier i industrisë amerikane të animacionit, ai prezantoi disa zhvillime në prodhimin e karikaturave. Si prodhues filmi, Disney mban rekordin për shumicën e çmimeve Academy të fituara nga një individ, pasi ka fituar 22 të tillë.

 

1973 – John Paul Getty III, nipi i miliarderit amerikan J. Paul Getty, u gjet i gjallë afër Napolit, në Itali, pasi u rrëmbye nga një bandë më 10 korrik. Ndërsa jetonte në Romë në 1973, ai u rrëmbye për një çmim shpërblimi 17 milion dollarë. Gjyshi i tij ishte i gatshëm të paguante, pasi mendonte se kjo mund të vinte në rrezik nipat e tjerë. Pas, një marrëveshje dhe Getty u la i lirë.

 

1979 – Lind në San Diego, Adam Brody. Brody, është një aktor, shkrimtar, muzikant dhe producent amerikan. Ai është më i njohur për rolin e tij si Seth Cohen në The O.C. Brody është shfaqur në filmat, Mr. & Mrs. Smith, Thank You for Smoking, In the Land of Women, Jennifer’s Body, Cop Out, Scream 4, Lovelace, Life Partners, dhe Sleeping with Other People.

 

1981 – Një makinë vetëvrasëse që kishte në shënjestër ambasadën e Irakut në Bejrut, të Libanit, shpërthen dhe vret 61 njerëz. Gjatë këtij shpërthimi, pati dhe mjaft të plagosur, duke përfshirë ambasadorin e Irakut në Liban, (i cili vdiq nga plagët e marra). Sulmi konsiderohet si bomba e parë moderne vetëvrasëse.

 

 

2013 – Lufta Civile e Sudanit të Jugut fillon kur liderët e opozitës Dr. Riek Machar, Pagan Amum dhe Rebecca Nyandeng votojnë për të bojkotuar mbledhjen e Këshillit Nacionalçlirimtar në Nyakuron. Gjatë kësaj lufte të përgjakshme 6 vjeçare, do të humbnin jetën afro gjysëm milioni sudanezë dhe me mijëra të tjerë, do të zgjidhnin rrugën e arratisjes nga vendi.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi roja i tërbuem, i vuni cigaren e ndezun në sy, ai lëshoi nji britëm therëse; ‘o Aristidh Karrabeci, edhe Zotin mund ta harroj, por jo...”/ Dëshmia tronditëse e ish-të dënuarit politik nga SHBA-ja

Next Post

“Trakti fliste kundër vendimit të gjyqit, ku ishte dënuar vëllai im, me shokë të tjerë, të cilët kishin sharë Partinë Komuniste dhe...”/ Dëshmitë e 15 vjeçares, para hetuesit Maqo Pecani, në ’47-ën

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
“Trakti fliste kundër vendimit të gjyqit, ku ishte dënuar vëllai im, me shokë të tjerë, të cilët kishin sharë Partinë Komuniste dhe…”/ Dëshmitë e 15 vjeçares, para hetuesit Maqo Pecani, në ’47-ën

“Trakti fliste kundër vendimit të gjyqit, ku ishte dënuar vëllai im, me shokë të tjerë, të cilët kishin sharë Partinë Komuniste dhe...”/ Dëshmitë e 15 vjeçares, para hetuesit Maqo Pecani, në ’47-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!