• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, February 3, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 15 Dhjetor

Kalendari Historik 1 Dhjetor
0
Shares
128
VIEWS

1917 – Gjatë Luftës së Parë Botërore, nënshkruhet një armëpushim midis Rusisë dhe Fuqive Qendrore. Armëpushimi, u nënshkrua, midis Republikës Socialiste Federative Ruse, nga njëra anë dhe Perandorisë Austro-Hungareze, Bullgarisë, Perandorisë Gjermane dhe Perandorisë Osmane, nga ana tjetër. Kjo marrëveshje, hyri në fuqi dy ditë më vonë, më 17 dhjetor.

 

1939 – “Gone with the Wind” (filmi me shikueshmërinë dhe fitimet më të larta) çel, premierën e tij në Teatrin e Madh të Loew të Atlantas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Gone with the Wind” është një film romantik dhe epik amerikan, i adaptuar nga romani i vitit 1936 nga Margaret Mitchell. Filmi u prodhua nga David O. Selznick i Selznick Internacional Pictures dhe me regji nga Victor Fleming.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 03 Shkurt 2023

Kalendari Historik 02 Shkurt 2023

1942 – Ndëron jetë Faik bej Konica, ka qenë figurë qëndrore i lëvizjes kombëtare, studiues i historisë dhe gjuhës shqipe, botues, publicist, drejtues i Vatrës dhe diplomat shqiptar. Ministri fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përkohshmja e tij Albania ka qenë ndër tribunat e publicistikës shqiptare për trembëdhjetë vjet. Vetë Konica është i njohur për erudicionin, publicistikën, stilin dhe ndikimin që pati në kulturën dhe politikën shqiptare. Sistemi komunist për pesëdhjetë vjet e ndaloi kthimin e eshtrave të tij në tokën shqiptare. Noli dhe Lamja i vogël (Sejfulla Maleshova) nuk mund të bënin asgjë. Më 4 mars 1946 Noli i shkruante Lames që të ndikonte tek autoritetet shqiptare të plotësohej amaneti i Konicës. Pasi Malëshova nuk mundi të bënte gjë, ndërhyri vet tek autoritetet shqiptare dhe fatkeqësisht, për arsye politike, nuk gjeti mirëkuptim. Eshtrat e tij u kthyen në atdhe, në një ditë maji të vitit 1995 dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri. Kështu u plotësua amaneti i Konicës, të anatemuarit, njeriut “që hodhi baltë mbi letërsinë shqiptare” , “shkrimtarit reaksionar”, sikurse u quajt paturpësisht, i cili u letua nga letrat shqipe për motive politike.

 

1966 – Shuhet në moshën 65 vjeçare, në New York, Walt Disney. Disney, ishte një sipërmarrës amerikan, animator, aktor zëri dhe producent filmi. Një pionier i industrisë amerikane të animacionit, ai prezantoi disa zhvillime në prodhimin e karikaturave. Si prodhues filmi, Disney mban rekordin për shumicën e çmimeve Academy të fituara nga një individ, pasi ka fituar 22 të tillë.

 

1973 – John Paul Getty III, nipi i miliarderit amerikan J. Paul Getty, u gjet i gjallë afër Napolit, në Itali, pasi u rrëmbye nga një bandë më 10 korrik. Ndërsa jetonte në Romë në 1973, ai u rrëmbye për një çmim shpërblimi 17 milion dollarë. Gjyshi i tij ishte i gatshëm të paguante, pasi mendonte se kjo mund të vinte në rrezik nipat e tjerë. Pas, një marrëveshje dhe Getty u la i lirë.

 

1979 – Lind në San Diego, Adam Brody. Brody, është një aktor, shkrimtar, muzikant dhe producent amerikan. Ai është më i njohur për rolin e tij si Seth Cohen në The O.C. Brody është shfaqur në filmat, Mr. & Mrs. Smith, Thank You for Smoking, In the Land of Women, Jennifer’s Body, Cop Out, Scream 4, Lovelace, Life Partners, dhe Sleeping with Other People.

 

1981 – Një makinë vetëvrasëse që kishte në shënjestër ambasadën e Irakut në Bejrut, të Libanit, shpërthen dhe vret 61 njerëz. Gjatë këtij shpërthimi, pati dhe mjaft të plagosur, duke përfshirë ambasadorin e Irakut në Liban, (i cili vdiq nga plagët e marra). Sulmi konsiderohet si bomba e parë moderne vetëvrasëse.

 

 

2013 – Lufta Civile e Sudanit të Jugut fillon kur liderët e opozitës Dr. Riek Machar, Pagan Amum dhe Rebecca Nyandeng votojnë për të bojkotuar mbledhjen e Këshillit Nacionalçlirimtar në Nyakuron. Gjatë kësaj lufte të përgjakshme 6 vjeçare, do të humbnin jetën afro gjysëm milioni sudanezë dhe me mijëra të tjerë, do të zgjidhnin rrugën e arratisjes nga vendi.

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Halim Xhelo vazhdon të shajë në çdo rast udhëheqjen, në mënyrën më të ndyrë dhe kur ishim te pusi, ai tha: ç’pret nga këta ….”/ Përgjimet nga agjenti, në burgun e Burrelit

Next Post

“Në kamp erdhi kapiten Nuri Huta, pjesëtar i misionit ushtarak shqiptar në Bari, i cili u takua me Mit’hat Frashërin dhe Vasil Andonin, …”/ Kujtimet e ish-ballistit nga Tirana

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 03 Shkurt 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 03 Shkurt 2023

February 2, 2023
Kalendari Historik 01 Shkurt 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 02 Shkurt 2023

February 1, 2023
Kalendari Historik 01 Shkurt 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 01 Shkurt 2023

January 31, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 31 Janar 2023

January 30, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 30 Janar 2023

January 29, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 29 Janar 2023

January 28, 2023
Next Post
“Në kamp erdhi kapiten Nuri Huta, pjesëtar i misionit ushtarak shqiptar në Bari, i cili u takua me Mit’hat Frashërin dhe Vasil Andonin, …”/ Kujtimet e ish-ballistit nga Tirana

“Në kamp erdhi kapiten Nuri Huta, pjesëtar i misionit ushtarak shqiptar në Bari, i cili u takua me Mit’hat Frashërin dhe Vasil Andonin, …”/ Kujtimet e ish-ballistit nga Tirana

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!