1943 – Gjatë, Luftës së Dytë Botërore, Franklin D. Roosevelt dhe Winston Churchill fillojnë Konferencën e Casablancas për të diskutuar strategjinë dhe studimin e fazës tjetër të luftës. Axhenda e konferencës adresoi specifikat e procedurës taktike, shpërndarjen e burimeve dhe çështjet më të gjera të politikës diplomatike.
1948 – lind në Louisiana, Karl Weathers. Weathers, është një aktor amerikan dhe ish-lojtar profesionist i futbollit. Ai është më i njohur për portretizimin e Apollo Creed në serialin Rocky Balboa, Al Dillon në Predator, Chubbs Peterson në Happy Gilmore dhe Little Nicky, dhe një version të trilluar të vetvetes në serinë komedi Arrestted Development.
1952 – Programi i gjatë i lajmeve të mëngjesit i NBC-së, “Today”, debuton për herë të parë, me prezantues Dave Garroway. Ishte i pari i zhanrit të tij në televizionin Amerikan dhe në botë, dhe pas 67 vitesh transmetimi është seriali i pestë televiziv amerikan që funksionon më gjatë. Ky program zgjat afro 2 orë transmetim.
1957 – Vdes në Los Angeles, në moshën 57 vjeçare, Humphrey Bogart. Bogart, ishte një aktor amerikan i filmit dhe teatrit. Shfaqjet e tij në filma të shumtë gjatë epokës klasike të Hollivudit e bënë atë një ikonë kulturore amerikane. Në vitin 1999, Instituti Amerikan i Filmit e përzgjodhi atë si yllin më të madh, të kinemasë klasike amerikane.
1972 – Mbretëresha Margrethe II e Danimarkës ngjitet në fronin monarkik. Kjo do të ishte Mbretëresha e parë e Danimarkës që nga viti 1412 dhe monarkia i parë daneze që nuk do të quhej Frederick ose Christian që nga viti 1513. Ajo ka qenë në fronin danez për 47 vjet, duke u bërë monarkja e dytë që mbretëron më gjatë, pas para ardhësit të saj Christian IV.
1973 – Koncerti i Elvis Presleyt “Aloha from Hawai” transmetohet drejtpërdrejt përmes satelitit dhe vendos rekordin si transmetimi më i shikuar nga një produksion individual në historinë televizive. Me gjithë risinë satelitore, NBC nuk transmetoi një version të reduktuar të koncertit në Shtetet e Bashkuara deri në 4 Prill, sepse koncerti u zhvillua në të njëjtën ditë me Super Bowl.
2011 – Ish presidenti i Tunizisë, Zine El Abidine Ben Ali largohet nga vendi i tij në Arabinë Saudite. Ky largim, u bë pas një seri demonstrimesh në rrugë kundër regjimit të tij dhe politikave korruptive, duke kërkuar liri, të drejta dhe demokraci. Kjo u konsiderua si përvjetori i Revolucionit Tunizian dhe lindja e Pranverës Arabe.