• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, May 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 13 Janar 2024

Kalendari Historik 2 Janar 2024

1910 – Zhvillohet, transmetimi i parë publik në një radio. Gjatë këtij transmetimi, do të shfaqej drejtë për së drejti, opera Cavalleria Rusticana dhe Pagliacci. Ky transmetim shfaqi zërat e Enrico Caruso dhe yjeve të tjerë të Operës Metropolitane. Këto frekuenca, do të dërgoheshin mbi valët e ajrit nga Metropolitan Opera House në New York.

 

 

1915 – Në Avezzano të Italisë qendrore, bie një tërmet me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Mercalli. Si pasojë, afro 33 mijë vetë do të humbnin jetën, dhe mbi 50 mijë të tjerë do të mbeteshin të plagosur dhe të pastrehë. Dëmi ekonomik, do të përllogaritej në afro 60 milionë dollarë. Ky tërmet do të ishte një nga më të fortët në Itali, pas atij të vitit 1908.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

 

1941 – Vdes në Zyrih në moshën 58 vjeçare, James Joys. Joys, ishte një romancier irlandez, shkrimtar me tregime të shkurtra, poetë, mësues dhe kritik letrar. Ai kontribuoi në avangardën moderniste dhe vlerësohet si një nga autorët më me ndikim dhe më të rëndësishëm të shekullit të 20-të. Joyce është më i njohur për Ulysses, e botuar në vitin 1922.

 

1963 – Kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një suitë e tërë artistësh, vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria”. Halili dhe Hajria është një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar. Në vitin 1983, kjo vepër rivihet në skenë. Krahas emrit të Llaqi Nakos, në rolin e Halilit, radhitet edhe ai i Ilir Kernit, ndërsa në rolet e tjera Albana Sulejmani, Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Ludmill Çakalli, etj. Më 12 dhjetor 1973 u luajt për të njëqind e pesëdhjetën herë, ndërsa në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj u luajt mbi 250 herë.

1963 – Në Togo të Afrikës perëndimore, ndodh një Grusht Shteti ushtarak, ku si pasojë mbetet i vrarë, Presidenti Sylvanus Olympio. Ky puç, solli në pushtet juntën ushtarake, të kryesuar nga Emmanuel Bodjolle, i përkrahur edhe nga Parisi zyrtar. Shteti i varfër i Togo-s, do të njihej ndërkombëtarisht si një ish koloni franceze.

 

 

1977 – Lind në Canterbury, Orlando Bloom. Bloom, është një aktor anglez. Ai bëri prezantimin e tij të famshëm, në rolin e Legolas në serinë e filmave Lord of the Rings. Gjithashtu ai, u ngrit në famë duke u shfaqur në filmin epik, fantastik, historik dhe aventurë, më së shumti si Will Turner në serinë e filmave hollivudianë, Pirates of the Caribbean.

 

1985 – Një tren i transportit të pasagjerëve, zhytet aksidentalisht në një luginë në Etiopi, duke vrarë 428 pasagjerë. Ky aksident, ndodhi si pasojë e linjës së amortizuar hekurudhore, që përshkonte kënetën e Awash-it në Etiopi, duke shkaktuar devijimin e tij, në luginë. Ky ishte aksidenti më i rënde hekurudhor në kontinentin afrikan.

 

 

1993 – Themelohet, Konventa e Armëve Kimike (CWC). Konventa e Armëve Kimike, është një traktat i kontrollit të armëve që ndalon prodhimin, deponimin, dhe përdorimin e armëve kimike dhe pararendësve të tyre. Traktati hyri në fuqi më 29 prill 1997. Kjo konventë, deri më sot është ratifikuar nga 165, shtete të botës, midis të cilëve edhe nga Shqipëria.

 

1994 – Ndërron jetë Gjon Karma, një aktor i njohur shqiptar. Gjon Karma filloi aktivitetin artistik në vitin 1932 në Shkodër, me shoqërinë “Bogdani”. Më 1945 vjen aktor në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar mbi 80 role në karrierën e tij artistike, duke filluar nga pjesa “Gjido”, në rolin e Pjetrushit. Ishte mjeshtër për sa i përket roleve të karakterit. Ai ishte i prerë për role të vegjël, dhe është cilësuar si “aktori i madh i roleve të vegjël”. Disa nga rolet e interpretuar ne Teatrin Popullor janë: Babçinskij tek “Revizori”, Orgoni tek “Tartufi”, Vurko tek “Pas vdekjes”, Moni tek “Prefekti”, Polloni tek “Hamleti”, Falstafi tek “Gratë gazmore të Uindsorit”, Lui Gui, etj. Ka interpretuar me sukses disa role në filmin artistik. Doli në pension në 1976, por për 15 vjet rresht punoi pranë arkivit të teatrit, duke bërë një punë të mrekullueshme. Ka marrë disa çmime e urdhra.

1998 – Ndërron jetë Muslim Mulliqi një piktor impresionist dhe ekspresionist i Kosovës. Akademinë e Arteve Figurative e kreu në Beograd te profesor Zora Petroviq. Studimet pasuniversitare i kreu te i njëjti profesor në vitin 1961. Ka qenë anëtar i SHAFK që nga themelimi. Është njëri prej themeluesëve dhe Dekan i parë i Akademisë së Arteve në Prishtinë, ndërsa anëtarë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës është prej vitit 1980. Ekspozita e Galerisë së Arteve të Kosovës mban emrin e tij. Ndërsa krijimet e tij janë të përjetshme, akademik Mulliqi ishte dhe do të mbetet një nga figurat më të shquara të artit shqiptar.

2012 – Anija e lundrimit të pasagjerëve (kroçiera), Costa Concordia zhytet në brigjet e Italisë për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë së kapitenit Francesco Schettino. Gjatë kësaj tragjedie, u raportuan të mbytur 32 turistë të huaj. 65 të tjerë u plagosën lehtë. Kroçiera e famshme u mbyt, pjesërisht në bregdetin shkëmbor të Giglio-s në Toskanë. Kapiteni, dhe një pjesë e ekuipazhit, u arrestuan.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ndigjoni ktu të dënum dhe mbushnju me mend, kush nuk m’kap ciklin, asht kriminel dhe për kriminelat, Marka T., veç nji dënim ka! Unë ju pushshshkatoj të dënum...”/ Historitë e panjohura të policëve të Spaçit

Next Post

“Engjëlli nga Korça, takoi në spitalin e burgut në Tiranë, Koço Tashkon, i cili i tha; Enveri, s’ish antar i grupit tonë, po ardhi nja dy herë në mbledhje, se takonte një çupë dhe...”/ Dëshmia e ish-oficerit të Marinës

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
“Edhe pse babai kishte qenë shok klase në Liceun e Korçës dhe flinin në një dhomë te teto Polikseni, e më pas në Montpelje, ai e dënoi me vdekje…”/ Historia tragjike e profesorit nga Vunoi

“Engjëlli nga Korça, takoi në spitalin e burgut në Tiranë, Koço Tashkon, i cili i tha; Enveri, s’ish antar i grupit tonë, po ardhi nja dy herë në mbledhje, se takonte një çupë dhe...”/ Dëshmia e ish-oficerit të Marinës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!