1949 – Knesset-i, voton për të transferuar kryeqytetin e Izraelit në Jeruzalem. Pas vendosjes së shtetit të Izraelit, Jeruzalemi u shpall kryeqyteti i saj. Jordania aneksoi zyrtarisht Jeruzalemin Lindor në vitin 1950, duke iu nënshtruar ligjit jordanez dhe në vitin 1953 e shpalli atë “kryeqytetin e dytë” të Jordanisë.
1957 – Lind në New York, Steve Buscemi. Buscemi, është një aktor, regjisor, shkrimtar, dhe producent amerikan me origjinë italiane. Ai ka interpretuar në filmat si, Parting Glances, New York Stories, Mystery Train, Dogs Reservoir, Desperado. Gjithashtu Buscemi luan dhe në rolet e, Con Air, Armageddon, The Grey Zone, Ghost World, Big Fish, dhe Death of Stalin.
1968 – Presidenti Brazilian Artur da Costa e Silva lëshon AI-5 (Akti Institucional Nr. 5), duke mundësuar qeverinë me dekret dhe duke pezulluar habeas corpus. Këto akte, ishin pesë nga 17 dekretet kryesore të lëshuara nga diktatura ushtarake në vitet pas grushtit të shtetit të 1964 në Brazil. Ato u lëshuan në emër të “Komandës Supreme të Revolucionit” (udhëheqja e regjimit).
1974 – Malta, bëhet Republikë në Commonwealth-in e Kombeve. Më 13 dhjetor 1974, u rishikua kushtetuta e Maltës, e cila rezultoi në shndërrimin e Shtetit të Maltës në një republikë, duke hequr në mënyrë efektive rolin e Reġina ta ‘Malta (Mbretëresha e Maltës) në vend. Po atë vit, Sir Anthony Mamo u emërua si presidenti i parë i vendit. Trupat britanike u larguan, më 31 Mars 1979.
1981 – Gjenerali Wojciech Jaruzelski shpall ligjin ushtarak në Poloni, kryesisht për shkak të veprimeve të Solidarnostit. I njohur ndryshe dhe si Ligji Marcial, u prezantua në Poloninë Komuniste në 13 Dhjetor 1981 nga gjeneralët Czesław Kiszczak dhe Wojciech Jaruzelski për të parandaluar opozitën demokratike të fitonte popullaritet dhe fuqi politike në vend.
2003 – Gjatë zhvillimit të Operacionit Red Dawn, ish Presidenti Irakut Saddam Hussein, kapet afër qytetit të tij të lindjes Tikrit. Operacioni Red Dawn ishte një operacion ushtarak amerikan i kryer në 13 dhjetor 2003 në qytetin ad-Dawr, Irak, afër Tikrit, që çoi në kapjen e diktatorit irakian Saddam Hussein. Husseini gjatë momenteve të arrestimin, nuk bëri rezistencë.
2010 – Vdes në moshën 69 vjeçare, Richard Holbrooke. Holbrooke, ishte një diplomat dhe politolog amerikan. Ai ishte i vetmi person që mbante postin e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për dy rajone të ndryshme të botës (Azisë nga 1977 në 1981 dhe Evropës nga 1994 deri 1996).Richard Holbrooke, u bë një mbështetës i zjarrtë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.