• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, May 21, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 12 Shtator

SHTATOR

1910 – Zhvillohet, performanca premierë e Simfonisë Nr. 8, të Gustav Mahler në Mynih me një kor prej 852 këngëtarësh dhe një orkestër me 171 lojtarë. Asistent dirigjenti i provës së Mahler ishte Bruno Walter. Symphony No. 8 in E-flat major nga Gustav Mahler është një nga veprat korale në shkallën më të madhe në repertorin klasik të koncerteve.

 

 

1940 – Pikturat e shpellave zbulohen në Lascaux, të Francës. Mbi 600 piktura murale parietale mbulojnë muret dhe tavanet e brendshme të shpellës. Lascaux u fut në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në 1979, si një element prehistorik i shpellave të Dekoruara të Luginës së Vezere. Ky ishte një ndër zbulimet më të mëdha arkeologjike.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

 

 

 

1959 – Bashkimi Sovjetik lëshon rraketën e madhe, Lunik II, në hënë. Kjo strukturë, ishte anija e parë kozmike që arriti në sipërfaqen e Hënës dhe objekti i parë i bërë nga njeriu që kontaktoi me një trup tjetër qiellor. Rraketa kozmike, Luna 2 nuk zbuloi asnjë rrezatim ose rripa magnetikë të vërejtura rreth sipërfaqes së Hënës.

 

 

 

1977 – Vdes në moshën 30 vjeçare, Steve Biko. Biko,  ishte një aktivist i Afrikës së Jugut anti-aparteid. Ideologjikisht një nacionalist afrikan, ai ishte në ballë të një fushate bazë anti-aparteid të njohur si Lëvizja e Ndërgjegjes së Zezë gjatë fundit të viteve 1960 dhe 1970. Biko u torturua për vdekje nga policia afrikano-jugore.

 

 

 

1980 – Ndodh, grushti i shtetit ushtarak në Turqi. Për tre vitet e ardhshme Forcat e Armatosura Turke qeverisën vendin përmes Këshillit të Sigurimit Kombëtar, përpara se demokracia të rikthehej me zgjedhjet e përgjithshme turke në 1983. Përpara këtij grushti shteti, dy të tjera kishin ndodhur në harkun kohor të 20 viteve.

 

 

1985 – Ndërron  jetë, Namik Resuli, intelektual e gjuhëtar shqiptar. Lindi në Berat, pasi kreu mësimet fillore në Shqipëri, atë e dërguan të studionte në Itali, ku mbaroi Liceun dhe më pas studimet e larta, duke u laureuar në Glotologji, pranë Universitetit të Torinos. Doktoroi pranë romanistit të njohur Matteo Bartoli me tezën “Mbi shtresëzimet në gjuhën shqipe”, ai u kthye në fillim të viteve ‘30 në Shqipëri e dha mësim në disa shkolla e qytete, Elbasan, Shkodër, Tiranë. Më 1939 në vitin 1939 emërohet asistent profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Romës, ku punoi dhjetë vjetë. Në vitët 1940– 44 Ai ka shërbye njëkohësisht si inspektor epror në Minisrinë e Arsimit, si dhe anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare në Tiranë. Vijoi aktivitetin e vet intelektual si pjesëtar i Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Shqiptare në Universitetin e Palermos (1948-1957). Në vitin 1955 Resuli mori gradën shkencore (“libera docenza”) në Gjuhën e Letërsinë Shqipe dhe u emërua si i ngarkuar i gjuhës shqipe në Institutin Universitar Oriental të Napolit (1958-1971). Në këtë institut ai u ngarkua edhe me studime të ndryshme në fushën e Filologjisë Ilirike. Në vitin 1954, botoi në Torino revistën “Shpirti Shqiptar”.Ndërroi jetë më 12 shtator të 1985 në Torino pranë zonjës së tij italiane dhe dy fëmijëve.

 

1990 – Të dy shtetet gjermane dhe Katër Fuqitë nënshkruajnë Traktatin për Zgjidhjen Përfundimtare në lidhje me Gjermaninë në Moskë, duke hapur rrugën për ribashkimin e Gjermanisë. Në traktat, të katër Fuqitë hoqën dorë nga të gjitha të drejtat që kishin në Gjermani, duke lejuar që një Gjermani e ribashkuar të bëhet plotësisht vitin e ardhshëm.

 

 

 

1998 – Më 12 shtator 1998, vritet pabesisht para selisë së Partisë Demokratike Azem Hajdari. Azem Hajdari ka qenë lideri i lëvizjes studentore 1990-91 që çoi drejt rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Më tej u bë një politikan i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ai simbolizon nisjen e periudhës demokratike në Shqipëri. Ka qenë deputet i Kuvendit shqiptar dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes. Më 2 tetor “1998” Hajdarin e nderuan pas vdekjes me titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” dhe më 2007 u dekorua me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Presidenti Bamir Topi. Në nder të Hajdarit dhe Besim Çerës u ngrit një monument në vendin ku u vranë.

 

2003 – Kombet e Bashkuara heqin sanksionet kundër Libisë pasi ai vend ra dakord të pranojë përgjegjësinë dhe të shpërblejë familjet e viktimave në bombardimin e 1988 në Pan Am Flight 103. Pan Am Flight u hodh në erë gjatë fluturimit të tij mbi Lockerbie të Skocisë. Terroristët që kryen sulmin, deponuan që ishin sponcorizuar nga Gaddafi.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Reflektimi i akteve terroriste islamike të 11 shtatorit 2001 në Luginë të Preshevës dhe propaganda pro-talebane e policisë së Serbisë

Next Post

Si e vranë grekët patriotin, Kadri Gjata Kumbaro, kryetarin e Klubit "Bashkimi" të shqiptarëve te Janinës dhe botuesin e gazetës "Zgjimi i Shqipërisë"

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
Si e vranë grekët patriotin, Kadri Gjata Kumbaro, kryetarin e Klubit “Bashkimi” të shqiptarëve te Janinës dhe botuesin e gazetës “Zgjimi i Shqipërisë”

Si e vranë grekët patriotin, Kadri Gjata Kumbaro, kryetarin e Klubit "Bashkimi" të shqiptarëve te Janinës dhe botuesin e gazetës "Zgjimi i Shqipërisë"

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!