1901 – Ceremonia e parë e Çmimit Nobel mbahet në Stokholm në përvjetorin e pestë të vdekjes së Alfred Nobel. Çmimi Nobel, është një grup i çmimeve vjetore ndërkombëtare të dhuruara në disa kategori nga institucionet suedeze dhe norvegjeze në njohje të përparimeve akademike, kulturore ose shkencore, në botë.
1932 – Lindi në Sarajevë, Robert Shvarc. Shvarci, përktheu disa nga veprat më të mëdha botërore në shqip, ndër të cilat mund të përmenden romanet e Remarkut, Gëtes, Fojtvangerit, Apicit, Travenit dhe Markezit. Robert Shvarc u nda nga jeta para kohe, më 25 prill 2003, pas një sëmundjeje të gjatë zemre. Robert Shvarcit i është dhënë nga Presidenti i Republikës titulli Mjeshtër i Madh. Përkthyesi i njohur Robert Shvarc e mori këtë titull pak kohë pas marrjes së një tjetër titulli, atij të Qytetarit të Nderit të Tiranës. Ky titull iu dha atij me rastin 70-vjetorit të lindjes. Emri i Robert Shvarcit prej vitesh është shndërruar në simbol të gjuhës gjermane në Shqipëri. Një domethënie për këtë ka qenë pikërisht viti 1995, kur përkthyesi i njohur u nderua nga ambasada gjermane në Tiranë me çmimin “Kryqi i meritave gjermane”. Duhet kujtuar këtu se Shvarci ishte i pari njeri i kulturës shqiptare, që arriti ta merrte këtë titull pikërisht në fushën e përkthimit. Gjithashtu ky titull është dhe i pari që presidenti gjerman i asaj kohe akordoi për një figurë të shquar të vendeve të Lindjes.
1949 – Gjatë Luftës Civile Kineze, Ushtria Çlirimtare Popullore fillon rrethimin e saj të Chengdu, qyteti i fundit i mbajtur në Kuomintang në territorin e Kinës. Në këtë rrethim këto trupa, detyruan, Presidentin e Republikës së Kinës Chiang Kai-shek dhe qeverinë e tij të tërhiqen në Taiwan. Kjo do të ishte beteja e fundit midis komunistëve dhe nacionalistëve.
1953 – Kryeministri britanik Winston Churchill merr Çmimin Nobel në letërsi. Spikatja e si shkrimtar e tij përfshinte një roman, dy biografi, tre vëllime kujtimesh dhe disa histori. Atij iu dha çmimi Nobel për Letërsinë në 1953 “për zotërimin e tij të përshkrimit historik dhe biografik, si dhe për oratorinë e shkëlqyer në mbrojtjen e vlerave të lartësuara njerëzore”
1955 – Lindi në fshatin Gërçec, Kim Mehmeti, shkrimtar, romansier, tregimtar, eseist, publicistë dhe përkthyes nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas. Është një ndër themeluesit e së përjavshmes “Lobi” e cila botohej në Shkup nga viti 2001 deri në vitin 2006. Ka qenë redaktor i revistës për kulturë “Jehona” (Shkup), redaktor i veprimtarisë botuese pranë SH.B. “Flaka e vëllazërimit” (1991-1992). Në Institutin Shoqëria e Hapur – Maqedoni ka punuar si koordinator i veprimtarisë botuese. Pastaj ka punuar si kryeredaktor për Maqedoninë e Veriut, i Rrjetit Informativ Evropian (AIM) dhe ka qenë edhe koordinator i këtij rrjeti për Ballkanin Perëndimor (1993-2003). Nga viti 1997 deri në vitin 2003 ka qenë drejtor ekzekutiv i Qendrës për Bashkëpunim dhe Mirëkuptim Multikulturorë në Shkup. Veprat e Kim Mehmetit janë përkthyer në gjuhën gjermane, franceze, bullgare, turke, kroate dhe në gjuhë tjera
1978 – Gjatë konflikti arabo-izraelit, Kryeministri i Izraelit Menachem Begin dhe Presidenti i Egjiptit Anwar Sadat, fituan së bashku Çmimin Nobel për Paqen. Ky çmim, iu dha atyre për nënshkrimin e Marrëveshjes së Paqjes, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Camp David. Begin vdiq në 1992, ndërsa Sadat u vra në 1981.
1989 – Gjatë Revolucionit Mongol, në demonstratën e parë të hapur pro demokracisë në vend, Tsakhiagiin Elbegdorj shpall krijimin e Unionit Demokratik Mongol. Ky, ishte një revolucion demokratik paqësor që filloi me demonstrata dhe greva urie për të rrëzuar Republikën Popullore të Mongolisë dhe përfundimisht u zhvendos drejt Mongolisë së ditëve të sotme demokratike.
1996 – Kushtetuta e re e Afrikës së Jugut është shpallur nga Nelson Mandela. Kushtetuta e Afrikës së Jugut është ligji suprem i Republikës së Afrikës së Jugut. Ai siguron bazën ligjore për ekzistencën e republikës, përcakton të drejtat dhe detyrat e qytetarëve të saj dhe përcakton strukturën e qeverisë. Ajo, hyri në fuqi në 4 shkurt 1997, duke zëvendësuar Kushtetutën e vjetër.
2006 – Vdes në Santiago, në moshën 91 vjeçare Augusto Pinochet. Pinochet, ishte një gjeneral, politikan dhe i Kilit nga viti 1973 deri në 1990. Pinochet mori pushtetin në Kili pas një grushti shteti të mbështetur më 11 shtator 1973 që përmbysi qeverinë e Salvador Allende. Augusto Pinochet, u dënua në vitin 1998 për krime kundër popullit të tij nga një gjykatë britanike.