• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, March 31, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 1 Shtator

0
Shares
182
VIEWS

1923 – Në kryeqytetin japonez Tokio, bie një nga tërmetet më shkatrrimtarë në historinë e njerëzimit. Tërmeti me magnitutdë 8.3 ballë të shkallës Rihter do të shkatërronte mbi 50 përqind të qytetit si dhe do të shkaktonte afro 150.000 të vdekur dhe të plagosur. Kjo fatkeqësi natyrore do të ishte e para në vazhdën e një sërë të tjerash që do të godisnin Japoninë vite më vonë.

 

1928 – Ahmet Zogu shpall krijimin e Mbretërisë Shqiptare, duke u vetëshpallur Mbret, pas një sërë postesh të rëndësishme politike që ky i fundit kishte mbajtur që nga viti 1920. Duke qënë më parë Ministër i Brëndshëm, Kryeministër, dhe më pas President, Zogu do të ndërmerrte një nga hapat më të guximshëm në historiografinë shqiptare duke lejuar krijimin e Monarkisë e cila do të merrte fund me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 31 Mars 2023

Kalendari Historik 30 Mars 2023

1939 – Gjermania naziste sulmon dhe pushton Poloninë, duke i hapur kështu rrugë zyrtarisht fillimit të Luftës së Dytë Botërore e cila, do të merrte jeten e rreth 65 milionë njerezve  në të gjithë botën. Rezistenca ushtarake e Polonisë do merrte fund vetëm pas një muaji.

 

 

1962 – Lind Ruud Gullit, një prej futbollistëve më të famshëm të kombëtares hollandeze si dhe të skuadrës italiane të Milanit. Gullit do të shpallej Kampion Europe në vitin 1988 duke mposhtur Bashkimin Sovjetik 2-0 në Mynih të Gjermanisë.

 

 

 

1972 – Në Reykjavik të Islandës do të mbahej Kampionati Botëror i Shahut ku mbi të gjitha do të mbahet mënd zhvillimi i Lojës së Shekullit, midis kampionëve Bobby Fischer dhe Boris Spassky respektivisht të SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Fischer do të mposhte Spasskin pas disa ndeshjesh dhe gjithashtu do të thyente për herë të parë hegjemoninë sovjetike 24 vjeçare në këtë sport.

 

1983 – Avioni civil i linjës Koreano-jugore 007 do të qëllohej nga një Xhet ushtarak sovjetik në afërsi të ishujve Sakhalin në Paqësorin veri-perëndimor duke shkaktuar kështu vdekjen e të 269 pasagjerëve dhe antarëve të ekuipazhit në bord përfshi këtu edhe kongresmenin amerikan Lawrence McDonald. Ky incident ajror do të ishte një nga më të rëndit në periudhën e Luftës së Ftohtë çka do të çonte edhe në përkeqësimin e marrdhënieve diplomatike Moskë-Seul.

 

1989 – Vdes në Varshavë në moshën 77 vjeçare Presidenti i Polonisë komuniste, Wladyslaw Gomulka. Gomulka, do të udhëhiqte vëndin e tij nga viti 1956 deri në vitin 1970 periudhë në të cilën, Polonia edhe pse nën një regjim diktatorial, do të ndërmerrte hapa konkrete të zhvillimit të ekonomisë, liberalizmit, dhe krijimit të një lloj autonomie nga Moska zyrtare.

 

2004 – Në Beslan të Rusisë do të ndërmerrej një prej akteve terroriste më të rënda në historinë e këtij shteti, ku militant islamikë të armatosur do të merrnin peng për 72 orë një shkollë fillore së bashku me nxënësit dhe mësuesit e saj. Ngjarja do të përfundonte tragjikisht me vdekjen e 385 vetëve përfshi këtu nxënësit, mësuesit, personelin e sigurisë, si dhe vetë terroristët.

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës e të arratisurit në ’85-ën: “Pas kombinacionit me Sigurimin e Shtetit, njeriu i gjakut tim, më vodhi bllokun, ku kisha shkruar...”

Next Post

Pse njohja ndërkombëtare e Mbretërisë Shqiptare?

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 31 Mars 2023

March 30, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 30 Mars 2023

March 29, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 29 Mars 2023

March 28, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Mars 2023

March 27, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 27 Mars 2023

March 26, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 26 Mars 2023

March 25, 2023
Next Post
“Lëvizja donkishoteske që filloi në Lushnjë dhe tentoi të përhapej në Fier, dështoj pasi…”/ Si e pasqyroi shtypi i Monarkisë “Kryengritjen e Fierit”, 17 gusht 1935

Pse njohja ndërkombëtare e Mbretërisë Shqiptare?

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!