• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 09 Maj

Maj

1911 – Veprat e Gabriele D’Annunzio janë vendosur në Indeksin e Librave të Ndaluar nga Vatikani. Index Librorum Prohibitorum ishte një listë e botimeve që konsideroheshin heretike ose në kundërshtim me moralin nga Vatikani, dhe Katolikëve u ishte ndaluar t’i lexonin ato pa leje. D’Annunzio ishte i lidhur me lëvizjen dekadente në veprat e tij, të cilat ndërlidheshin ngushtë me Simbolizmin Francez dhe Estetizmin Britanik

 

1945 – Gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore, instrumenti i fundit gjerman i dorëzimit nënshkruhet në selinë sovjetike në Karlshorst të Berlinit. Në pjesën më të madhe të Evropës, 8 maji festohet si Dita e Fitores në Evropë. Ndërsa 9 maji festohet si Dita e Fitores mbi nazi-fashizmin në Rusi, ish republikat sovjetike, vëndet e Europës Qëndrore dhe Lindore, si dhe në Izrael.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

1950 – Robert Schuman paraqet propozimin e tij për krijimin e një Evrope të organizuar, e cila sipas tij ishte e domosdoshme për mirëmbajtjen e marrëdhënieve paqësore. Ky propozim, i njohur si “Deklarata Schuman”, konsiderohet, si fillimi i krijimit të asaj që është tani Bashkimi Evropian. Ai propozoi vendosjen e prodhimit francez dhe gjerman të Perëndimit të qymyrit dhe çelikut nën një Autoritet të Lartë të përbashkët

 

1972 – Ndërroi jetë Tahir Dizdari një folklorist dhe studjues shqiptar. Punoi në administratë, iu kushtua krijimit dhe funksionimit të administratës së re shqiptare, më 1929 botohet “Ligja e katundarive dhe e komunave”, ku luajti një rol kryesor në përpilimin e saj, një vepër që, duke bërë fjalë mbi formimin, organizimin dhe funksionimin e organeve lokale, hedh bazat e strukturave administrative të qëndrueshme e moderne. Më vonë, më 1935 boton broshurën “Udhëhjekës për konferenca”. Në maj të vitit 1945 bëhet bashkëpunëtor i gazetës “Bashkimi” dhe në tetor bëhet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Gjatë viteve 1946-1951 merret me skedimin e fjalorit dhe me folklor. Në vitet 1946-1949 shëtit nëpër gjithë Shqipërinë, merr pjesë dhe në aksionet e rinisë, duke mbledhur nga goja e popullit material folklorik dhe etimologjik. I dorëzon Institutit të Folklorit një material të pasur prej 800 faqesh të daktilografuara. Prof. J.Nemeth i Akademisë Hungareze të Shkencave e vlerëson veprën e Dizdarit, si një material jashtëzakonisht të pasur dhe me vlerë. Njëkohësisht shprehet, se në asnjërën prej gjuhëve të gadishullit të Ballkanit, nuk janë mbledhur elementët turk, në mënyrë kaq të përsosur.

 

1978 – Ekzekutohet në moshën 61 vjeçare, nga Brigadat e Kuqe, Aldo Moro. Moro, ishte një burrë shteti italian dhe një anëtar i shquar i partisë Kristian Demokrate. Ai shërbeu si Kryeministri i 38-të i Italisë, nga 1963 deri në 1968, dhe më pas nga 1974 deri 1976. Moro u rrëmbye, në 16 mars 1978 nga Brigadat e Kuqe në atë që konsiderohet si “Masakra e rrugës Fani”, dhe u vra pas 55 ditësh. Kufoma e tij u gjet në bagazhin e një makine.

 

1987 – Avioni civil i linjës ajrore, LOT 5055 Tadeusz Kosciuszko u rrëzua pas ngritjes në Varshavë, Poloni, duke vrarë të 183 pasagjerët në bord. Përplasja, ndodhi në zonën e rezervatit natyror të pyllit të Kabaty në periferi të Varshavës, në Poloni. Shkaqet e kësaj tragjedie ajrore, u zbuluan pas disa kohësh nga autoritete polake. Ato kishin të bënin, me një defekt të rëndë në motorrët anësorë të avionit.

 

1991 – Lind në Pejë, Majlinda Kelmendi. Kelmendi, është një shqiptare e Kosovës dhe kampione e dyfishtë botërore në sportin e Judo, me dy tituj evropianë. Ajo garon në kategorinë e peshës 52 kg. Në vitin 2014, Majlinda kryesoi listën e renditjes botërore të prestigjit të grave të IJF. Më 7 gusht 2016, ajo u bë atletja e parë kosovare që fitoi një medalje në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro.

 

2002 – Rrethimi i 38 ditëve në Kishën e Lindjes në Betlehem përfundon kur palestinezët brenda bien dakord të kenë 13 terroristë të dyshuar mes tyre të deportuar në disa vende të ndryshme. Rrethimi i Kishës së Lindjes në Betlehem ishte një rrethim i militantëve palestinez të dyshuar nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në Betlehem në Bregun Perëndimor që zgjati nga 2 prilli deri më 10 maj 2002.

 

 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Spanja e Frankos përplasej me Bashkimin Sovjetik të Nikita Hurshovit në arenën e ‘Santiago Bernabeu’-t dhe…”/ Historia e panjohur e evropianit të ’64-ës

Next Post

“Titoja, Moshe Pijade, Miladin Popoviçi kanë folur, por Kosova nuk qetësohet duke hequr Mahmut Bakallin dhe duke sjellë në krye të saj…”/Ditari politik i Enver Hoxhës, maj ‘81

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
“Titoja, Moshe Pijade, Miladin Popoviçi kanë folur, por Kosova nuk qetësohet duke hequr Mahmut Bakallin dhe duke sjellë në krye të saj…”/Ditari politik i Enver Hoxhës, maj ‘81

“Titoja, Moshe Pijade, Miladin Popoviçi kanë folur, por Kosova nuk qetësohet duke hequr Mahmut Bakallin dhe duke sjellë në krye të saj…”/Ditari politik i Enver Hoxhës, maj ‘81

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!