1912 – Carl Laemmle themelon, Universal Pictures. Universal Pictures, është një studio amerikane e filmit në pronësi të Comcast përmes NBCUniversal Film and Entertainment Division. Ajo konsiderohet të jetë një nga studio më të vjetra kinematografike të botës. Studiot e saj janë në Universal City, dhe zyrat e saj të janë të vendosura në New York.
1924 – Lind në Ann Arbor, Keneth Waltz. Waltz, ishte një shkencëtar politik amerikan, dhe një nga studiuesit më të shquar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ëaltz ishte një nga themeluesit fillestarë të neorealizmit, ose realizmit strukturor, në teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe më vonë u lidh me shkollën e neorealizmit mbrojtës.
1953 – Një tornado F5 godet Beecher, Michigan, duke vrarë 116 persona, duke plagosur 844, si dhe duke shkatërruar 340 shtëpi. Tornado i Flint-Beecher i vitit 1953 ndodhi ditën e hënë, dhe renditet si më vdekjeprurja në historinë e Miçiganit dhe e 10-ta më vdekjeprurësit në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
1972 – Gjatë Luftës së Vietnamit, 10 vjeçari Phan Thi Kim Phuc është djegur nga napalmi, një ngjarje e kapur nga fotografi i Associated Press Nick Ut. Ndërsa disa çaste më vonë, një vajzë e re shihet duke vrapuar e tmerruar në një rrugë, në atë që do të bëhej një ikonë, fituese e çmimit Pulitzer për fotografinë më të mirë të vitit.
1992 – Festohet Dita e Parë Botërore e Oqeaneve, që përkon me Samitin e Tokës që u mbajt në Rio de Janeiro, të Brazilit. Dita Botërore e Oqeanit u njoh zyrtarisht nga Kombet e Bashkuara në vitin 2008. Dita Ndërkombëtare mbështet zbatimin e Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshmërisë në të gjithë botën, dhe nxit pastrimin e oqeaneve.
2009 – Vdes në moshën 73 vjeçare, Omar Bongo. Bongo, ishte President i Gabonit për 42 vjet, nga viti 1967 deri në vdekjen e tij. Ai u gradua në poste kyçe si një zyrtar i ri nën Presidentin e parë të Gabonit, Léon M’ba në vitet 1960, para se të zgjidhej Zëvendës President në të drejtën e tij në vitin 1966. Bongo njihet si politikani më jetëgjatë në detyrë.