• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, July 3, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 07 Maj

Maj
0
Shares
41
VIEWS

1915 – Gjatë, Luftës së Parë Botërore, nëndetësja gjermane U-20 fundos RMS Lusitanian, duke vrarë 1200 njerëz, përfshirë 128 amerikanë. Zhytja u kthye në opinionin publik në shumë vende kundër Gjermanisë, dhe kontribuoi gjerësisht, në hyrjen amerikane në Luftën e Parë Botërore. Ajo u bë një simbol ikonë në fushatat e rekrutimit ushtarak, në mbarë territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

1920 – Nënshkruhet zyrtarisht, Traktati i Moskës, ku Rusia Sovjetike njeh pavarësinë e Republikës Demokratike të Gjeorgjisë. Nënshkrimi i këtij traktati, dha njohje de jure të pavarësisë së Gjeorgjisë në këmbim të premtimit për mos dhënien e azilit në tokën gjeorgjiane për trupat e fuqive armiqësore ndaj Rusisë Bolshevike. Vetë Gjeorgjia, do të pushtohej nga Ushtria e Kuqe, 6 muaj më pas.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 03 Korrik 2022

Kalendari Historik 02 Korrik 2022

1939 – Lind në Montreal, Sidney Altman. Altman, është një biolog molekular kanadezo-amerikan, i cili ka një kontribut të veçantë në fushën e Biologjisë Molekulare, Qelizore, dhe Zhvillimit të Biologjisë dhe Kimisë në Universitetin e Yale. Në vitin 1989 ai ndau Çmimin Nobel në Kimi me Thomas R. Cech për punën e tyre të përbashkët, në pronat katalitike të ARN-së, ose siç njihet ndryshe, Acidi Ribonukleik. .

 

1943 – Vdes në Stamboll, në moshën 63 vjeçare, Fethi Okyar. Okyar, ishte një diplomat dhe politikan turk, i cili gjithashtu shërbeu si oficer ushtarak dhe diplomat gjatë dekadës së fundit të Perandorisë Osmane. Ai ishte gjithashtu Kryeministri i dytë i Turqisë (1924-1925) dhe Kryetari i dytë i Parlamentit turk pas Mustafa Kemal Ataturk. Ai së bashku me Ataturkun, do të luanin një rol të rëndësishëm në modenrizimin e Turqisë.

 

1947 – Ndërron jetë Jani Minga, mësues shqiptar, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë si përfaqsues i Vlorës. Jani Minga mori pjesë në të gjitha kongreset arsimore. Ishte nismëtar për krijimin e klubit atdhetar “Labëria” më 1889 dhe i hapjes së shkollës së parë shqipe në Kaninë më 1909, ndërkohë hartonte edhe tekstet shkollore: “Abetare kombëtare shqip përgatitore”, “Abetare shqip këndimore”, “Gramatikë e gjuhës shqipe”, etj. Në korrik 1911 mori pjesë në Kuvendin e Drashovicës, në mbështetje të Memorandumit të Gërçës. Ndërsa, në vitin 1912 fitoi të drejtën e të dhënit lëndën e historisë dhe gjeografi së, pas një konkursi në Janinë, të cilin e fitoi. Më 1912-n Minga mori pjesë në Kuvendin Kombëtar që shpalli pavarësinë duke shkruar J. Minga. Atë kohë, me hapjen e shkollës së Vlorës, u emërua drejtor i saj. Më 1922 mori pjesë në kongresin e arsimtarëve në Tiranë. Ishte përkrah Nolit gjatë kryengritjes së qershorit 1924 dhe mbajti fjalën e rastit kur trupat kryengritëse hynë në Tiranë. Vite më vonë iu përkushtua arsimit, si mësues e inspektor dhe kohë më kohë organizonte aktivitete me frymë patriotike, si p.sh. përkujtimin e betejës së Mashkullores dhe figurën e Çerçiz Topullit etj.

 

1948 – Këshilli i Evropës, themelohet gjatë Kongresit të Hagës. Kongresi diskutoi gjithashtu strukturën dhe rolin e ardhshëm të Këshillit të Evropës. Teitgen dhe Maxwell-Fyfe ishin ndihmës në krijimin e Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore në Këshillin e Evropës. Ky kongres, dha kontributin dhe mjetet e duhura, për të rritur opinionin publik për unitetin evropian.

 

1954 – Beteja e Dien Bien Phu përfundon me humbjen e ushtrisë franceze dhe një fitore, vendimtare të guerilasve Viet Minh. Franca pranoi të tërhiqte forcat e saj nga të gjitha kolonitë e në Indochina Franceze, ndërsa përcaktoi që Vietnami do të ndahej përkohësisht në paralelin e 17-të. Kontrolli i veriut i jepej Republikës Demokratike, ndërsa jugu do të mbahej nga forcat pro-perëndimore.

 

1986 – Kanadezi Patrick Morrow, bëhet personi i parë që ngjitet në secilin mal të Seven Summits. Shtatë Samitet janë malet më të larta të secilit prej shtatë kontinenteve. Ato përfshijnë, McKinley në Amerikën e Veriut, Aconcagua, në Amerikën e Jugut, Elbrus, në Europë, Kilimanjaro, në Afrikë, Everest, në Azi, Kosciuczko, në Oqeani, dhe Vinson, në Antarktidë. Morrow, konsiderohet si një ndër alpinistët më të famshëm në botë.

 

1992 – Anija kozmike, Space Shuttle Endeavour është lançuar në misionin e tij të parë, STS-49. Qëllimi kryesor i misionit të tij nëntëditor ishte të tërhiqte një satelit Intelsat VI (Intelsat 603, i cili nuk arriti të linte orbitën e ulët të tokës dy vjet më parë), ta bashkëngjitej në një fazë të re të sipërme, dhe ta rivendoste në orbitën e tij të synuar gjeosinkronin.

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Raporti për Komitetin Qëndror: “Tek ne ka njerëz që flenë pa ngrënë, ndërsa udhëheqësit shtrojnë bankete dhe dërgojnë ushqime falas në Vietnam…”/ Përgjimet në rrethin e Krujës në ’73-in

Next Post

“Diplomati serb, Milosh Miniç, na ka akuzuar se ‘udhëheqja shqiptare me organet e saj të informacionit dhe ambasadën në Beograd, është…”/ Ditari politik i Enverit

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 03 Korrik 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 03 Korrik 2022

July 3, 2022
Kalendari Historik 02 Korrik 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 02 Korrik 2022

July 1, 2022
Kalendari Historik 02 Korrik 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 01 Korrik 2022

July 1, 2022
Kalendari Historik 01 Qershor 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 30 Qershor 2022

June 29, 2022
Kalendari Historik 01 Qershor 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 29 Qershor 2022

June 28, 2022
Kalendari Historik 01 Qershor 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Qershor 2022

June 27, 2022
Next Post
“Diplomati serb, Milosh Miniç, na ka akuzuar se ‘udhëheqja shqiptare me organet e saj të informacionit dhe ambasadën në Beograd, është…”/ Ditari politik i Enverit

“Diplomati serb, Milosh Miniç, na ka akuzuar se ‘udhëheqja shqiptare me organet e saj të informacionit dhe ambasadën në Beograd, është…”/ Ditari politik i Enverit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!