• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, May 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 03 Maj 2024

Kalendari Historik 01 Maj 2024

1877– Lindi Bajram bej Haxhiu, patriot, atdhetar, nacionalist, veprimtar i çështjes kombëtare dhe Anëtarë në Komisionin Nismëtar të Thirrjes dhe Organizimit të Kongresit të Lushnjes. Bajram Haxhiu ishte një nga organizatorët në demostratën anti-osmane të 17 janarit 1909 në Lushnje. Bajram Haxhiu bashkëpunoi edhe me çetat kryengritëse të Myzeqesë për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të Shqipërisë për Pavarësi. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 përkrahu qeverinë e Ismail Qemalit duke luftuar kundërshtarët e saj serbë dhe kuislingët e Esat Pashë Toptanit. Bajram bej Haxhiu ishte një nga pronarët më të mëdhenj të qytetit të Lushnjes dhe që nga Reforma Agrare u shpronësua krejtësisht. Më 25 maj 1951 Bajram Haxhiu ishte i dyti në Lushnje që u cilësua “Kulak”. Më 9 maj të vitit 1967 me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Qytetit të Lushnjes Bajram Haxhiu përsëri u shpronësua pa asnjë pagesë pjesa e vetme që i kishte mbetur ishte bahçja.

1916 – Lindi në Progonat të krahinës së Kurveleshit Asim Zeneli Si student në kryeqytet, Asim Zeneli, u njoh me militantë të tjerë atdhetare si Qemal Stafa, Mustafa Matohiti, etj. Në vitin 1936 ai fitoi konkursin për të vazhduar shkollën ushtarake në Itali. Atje ai pa pasojat e regjimit fashist dhe rrezikun e pushtimit të Shqipërisë nga një forcë fashiste apo naziste. Bashkë me miqtë e tij të shkollës Pano Xhamballo dhe Dino Kalenjën ai protestoi kundër pushtimit fashist të Shqipërisë, organizoi një demonstratë antifashiste në shkollë dhe për këtë u arrestua në vitin 1939.

1928 – Incidenti në Jinan të Kinës, fillon me vdekjen e dymbëdhjetë civilëve japonezë të vrarë nga forcat kineze. Ky akt çoi në hakmarrjen e japonezëve , dhe vdekjen e mbi 2 mijë civilëve kinezë në ditët në vijim. Kjo masakër, do të bëhej dhe preludi i pushtimit të mëvonshëm japonez të pjesës lindore të Kinës. Ushtria japoneze, do të largohej përfundimisht nga Kina, vetëm pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

1937 – Lind në Kavajë Agim Krajka, Degën e Kompozicionit e ka kryer nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja. Në vitin 1964 kalon pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore; në fillim si instrumentist, e më pas si kompozitor dhe drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë dhe përfshin një periudhë prej tri dekadash. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pas viteve ‘90. Ai është nderuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987. Agim Krajka i është dhënë titulli artist i popullit.

1952 – Nënkolonelët Joseph O. Fletcher, dhe William P. Benedict, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zbarkojnë me aeroplan në Polin e Veriut. Këta të dy, së bashku me shkencëtarin Albert P. Crary, që u bënë amerikanët e parë që u ulën dhe vendosën këmbët në Polin e Veriut. E panjohur për Fletcher dhe ekipin e tij, ishte fakti se, një ekspeditë Sovjetike kishte zbarkuar më parë tre Lisunov Li-2s në pole më 23 prill 1948.

 

1963 – Forca policore në Birmingham, të Alabama ndërron taktikë dhe përgjigjet me force, për të ndaluar protestuesit e “fushatës së Birmingham”. Imazhet e shtypjes së dhunshme transmetohen në të gjithë botën, duke sjellë vëmendje të re për lëvizjen e të drejtave civile. Fushata e Birmingham, ishte një lëvizje e organizuar në fillim të vitit 1963 nga Konferenca e Udhëheqjes së Krishterë Jugore, për të sjellë vëmendjen e përpjekjeve të integrimit të Afrikano-Amerikanëve.

 

1971 – Erich Honecker bëhet Sekretari i Parë i Partisë së Unitetit Socialist të Gjermanisë, duke mbetur në fuqi deri në vitin 1989. Ai kontrolloi qeverinë e Republikës Demokratike Gjermane (Gjermaninë Lindore) që nga viti 1971 deri sa u detyrua të dilte në javët që i paraprinë rënies së Murit të Berlinit në fundin e viteve 80. Honecker, konsiderohet si një udhëheqësit më autoritarë të DDR.

 

1985 – Lind në Rosario, Ezequiel Lavezzi. Lavezzi, është një futbollist profesionist argjentinas, që ka luajtur, për klubin kinez Hebei China Fortune dhe ekipin kombëtar të Argjentinës si një sulmues. Ai është i njohur për ritmin e tij, stilin e vështirë të lojës, teknikën, krijimtarinë dhe aftësinë e driblimit. Disa nga ekipet e tij kanë qenë, Estudiantes, Napoli, dhe, PSG.

 

2008 – Vdes në moshën 82 vjeçare, Leopoldo Calvo Sotelo. Calvo Sotelo, ishte Kryeministër i Spanjës midis viteve 1981 dhe 1982. Pas grushtit të shtetit të dështuar, emërimi i tij si Kryeministër u konfirmua në 25 shkurt me votimin e të gjithë anëtarëve të UCD të kongresit dhe 21 të tjerëve gjithashtu, duke i dhënë atij një shumicë prej 186 deri në 158. Ai u pasua në vijim në këtë post, nga Felipe Gonzales.

 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nuk është aspak e vërtetë ajo që shkruan At Zef Pllumi, te libri, ‘Rrno për me tregu’, se në burgun e Burrelit, Hafez Musa Dërguti, ka thënë për Enver Hoxhën, se...”/ Akuzat për klerikun të njohur nga Shkodra

Next Post

“Kur një oficer madhor, i tha Hafëz Musa Dërgutit; po ti Hoxhë Efendi, që deri tash na ke mësue, se asht sevap me mytë kaurrin, si rri ti n’qeli, me priftënat, ai...”/ Kujtimet e At Zef Pllumit, për burgun e Burrelit?!

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
“Në qeli, m’u vërsulën si të tërbuar pesë policë, sepse u shava Enver Hoxhën dhe njërin e kafshova, pasi më vuri këmbën në…”/ Dëshmia e rrallë e Laura Keçit nga Shkodra, që u arrestua kur ishte 16 vjeçe

“Kur një oficer madhor, i tha Hafëz Musa Dërgutit; po ti Hoxhë Efendi, që deri tash na ke mësue, se asht sevap me mytë kaurrin, si rri ti n’qeli, me priftënat, ai...”/ Kujtimet e At Zef Pllumit, për burgun e Burrelit?!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!