• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, January 30, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 02 Qershor

Qershor
0
Shares
165
VIEWS

1882 – Vdes në moshën 74 vjeçare, Guiseppe Garibaldi. Garibaldi, ishte një gjeneral, patriot dhe republikan italian. Ai kontribuoi në bashkimin italian dhe krijimin e Mbretërisë së Italisë. Garbibaldi, konsiderohet të jetë një nga “baballarët e atdheut” të Italisë, së bashku me Camillo Benso, Kontin Camilo de Cavour, mbretin, Victor Emmanuel II të Italisë dhe Giuseppe Mazzini.

 

1946 – Në një referendum, italianët votojnë për ta kthyer Italinë nga një monarki në një Republikë. Pas referendumit, mbreti Umberto II i Italisë kërkon azil politik. Referendumi popullor rezultoi në votuesit që favorizuan zëvendësimin e monarkisë me një republikë. Monarkistët kishin dyshime për mashtrim, por nuk ishin në gjendje ta provonin atë. Një Asamble Kushtetuese u zgjodh në të njëjtën kohë.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 30 Janar 2023

Kalendari Historik 29 Janar 2023

1955 – Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia nënshkruajnë deklaratën e Beogradit dhe kështu normalizojnë marrëdhëniet midis të dy vendeve, të ndërprera që nga viti 1948. Ky takim, i dha fund Informbyrosë, duke i dhënë vendeve të tjera socialiste të drejtën për të interpretuar Marksizmin në një mënyrë tjetër. Pakti siguroi marrëdhënie të barabarta midis të gjitha shteteve satelitore dhe Bashkimi Sovjetik.

 

1960 – Lind në Slavgorod, Olga Bondarenko. Bondarenko, është një atlete e famshme ruse, e cila garoi kryesisht në 10.000 metra. Ajo garoi për Bashkimin Sovjetik në Lojërat Olimpike Verore të vitit 1988, të mbajtura në Seul, të Koresë së Jugut, ku fitoi medaljen e artë në garën e parë olimpike të grave 10.000 metra, duke vendosur një rekord të ri olimpik prej 31 min e 05 sek e 21 të qindat.

 

1964 – Themelohet Organizata për Çlirimin e Palestinës. Ajo njihet si “përfaqësuesi i vetëm legjitim i popullit palestinez” nga mbi 100 shtete me të cilat mban marrëdhënie diplomatike, dhe ka gëzuar statusin e vëzhguesit në Kombet e Bashkuara që nga viti 1974. OÇP-ja, ka njohur të drejtën e Izraelit për bashkë-ekzistencën paqësore, dhe si përgjigje nga ana tjetër, Jeruzalemi zyrtar njohu zyrtarisht këtë organziatë.

 

1979 – Papa Gjon Pali II fillon vizitën e tij të parë zyrtare në vendlindjen e tij, në Poloni, duke u bërë Papa i parë që vizitoi një vend komunist. Vizita e Papa Gjon Palit II në Poloninë komuniste, ishte shumë domethënëse pasi ky vend do të ishte i pari në të gjithë bllokun lindor që do të fillonte reformat dhe lëvizjet demokratike, me anë të Solidarnostit. Ky akt nga ana e Papës do të komentohej si sfidë ndaj diktaturës.

 

2012 – Ish-Presidenti Egjiptian Hosni Mubarak është dënuar me burgim të përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e demonstruesve gjatë revolucionit Egjiptian 2011. Pas dënimit, ai u raportua se kishte pësuar një seri krizash shëndetësore, dhe në 2017 u vu në arrest shtëpie.  Mubarak vdiq më 25 shkurt 2020, në moshën 91 vjeçare. Ai u varros në një ceremoni të thjeshtë ushtarake në praninë e familjarëve.

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Pasi filloi gjyqi, na kërkuan urgjent në Komitetin e Partisë, ku Mine Guri na tha se sapo e kishte telefonuar Hysni Kapo dhe...”/ Dëshmia e ish-kryehetuesit të Republikës

Next Post

“Kur i tregova hetuesit tim, Koço Josifi, se unë isha ideatori i ngritjes së flamurit pa yllin komunist, ai më tha…”/ Dëshmia e Bedri Çokut, organizatorit të Revoltës së Spaçit, maj ‘73

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 30 Janar 2023

January 29, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 29 Janar 2023

January 28, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Janar 2023

January 27, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 27 Janar 2023

January 26, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 26 Janar 2023

January 25, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Janar 2023

January 24, 2023
Next Post
“Të dënuarin e lidhnin pas ndonjë shtylle hekuri, të zhveshur gjysmë lakuriq dhe…”/ Dëshmitë e rralla të organizatorit kryesor të Revoltës së Spaçit, në maj 1973

“Kur i tregova hetuesit tim, Koço Josifi, se unë isha ideatori i ngritjes së flamurit pa yllin komunist, ai më tha…”/ Dëshmia e Bedri Çokut, organizatorit të Revoltës së Spaçit, maj ‘73

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!