1882 – Vdes në moshën 74 vjeçare, Guiseppe Garibaldi. Garibaldi, ishte një gjeneral, patriot dhe republikan italian. Ai kontribuoi në bashkimin italian dhe krijimin e Mbretërisë së Italisë. Garbibaldi, konsiderohet të jetë një nga “baballarët e atdheut” të Italisë, së bashku me Camillo Benso, Kontin Camilo de Cavour, mbretin, Victor Emmanuel II të Italisë dhe Giuseppe Mazzini.
1946 – Në një referendum, italianët votojnë për ta kthyer Italinë nga një monarki në një Republikë. Pas referendumit, mbreti Umberto II i Italisë kërkon azil politik. Referendumi popullor rezultoi në votuesit që favorizuan zëvendësimin e monarkisë me një republikë. Monarkistët kishin dyshime për mashtrim, por nuk ishin në gjendje ta provonin atë. Një Asamble Kushtetuese u zgjodh në të njëjtën kohë.
1955 – Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia nënshkruajnë deklaratën e Beogradit dhe kështu normalizojnë marrëdhëniet midis të dy vendeve, të ndërprera që nga viti 1948. Ky takim, i dha fund Informbyrosë, duke i dhënë vendeve të tjera socialiste të drejtën për të interpretuar Marksizmin në një mënyrë tjetër. Pakti siguroi marrëdhënie të barabarta midis të gjitha shteteve satelitore dhe Bashkimi Sovjetik.
1960 – Lind në Slavgorod, Olga Bondarenko. Bondarenko, është një atlete e famshme ruse, e cila garoi kryesisht në 10.000 metra. Ajo garoi për Bashkimin Sovjetik në Lojërat Olimpike Verore të vitit 1988, të mbajtura në Seul, të Koresë së Jugut, ku fitoi medaljen e artë në garën e parë olimpike të grave 10.000 metra, duke vendosur një rekord të ri olimpik prej 31 min e 05 sek e 21 të qindat.
1964 – Themelohet Organizata për Çlirimin e Palestinës. Ajo njihet si “përfaqësuesi i vetëm legjitim i popullit palestinez” nga mbi 100 shtete me të cilat mban marrëdhënie diplomatike, dhe ka gëzuar statusin e vëzhguesit në Kombet e Bashkuara që nga viti 1974. OÇP-ja, ka njohur të drejtën e Izraelit për bashkë-ekzistencën paqësore, dhe si përgjigje nga ana tjetër, Jeruzalemi zyrtar njohu zyrtarisht këtë organziatë.
1979 – Papa Gjon Pali II fillon vizitën e tij të parë zyrtare në vendlindjen e tij, në Poloni, duke u bërë Papa i parë që vizitoi një vend komunist. Vizita e Papa Gjon Palit II në Poloninë komuniste, ishte shumë domethënëse pasi ky vend do të ishte i pari në të gjithë bllokun lindor që do të fillonte reformat dhe lëvizjet demokratike, me anë të Solidarnostit. Ky akt nga ana e Papës do të komentohej si sfidë ndaj diktaturës.
2012 – Ish-Presidenti Egjiptian Hosni Mubarak është dënuar me burgim të përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e demonstruesve gjatë revolucionit Egjiptian 2011. Pas dënimit, ai u raportua se kishte pësuar një seri krizash shëndetësore, dhe në 2017 u vu në arrest shtëpie. Mubarak vdiq më 25 shkurt 2020, në moshën 91 vjeçare. Ai u varros në një ceremoni të thjeshtë ushtarake në praninë e familjarëve.