• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, July 3, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 01 Shkurt 2022

0
Shares
75
VIEWS

1896 – Në Teatrin e Operës mbretërore të Torino-s, shfaqet për herë të parë kryevepra e kompozitorit të famshëm Italian Giacomo Puccini, La Boheme. E dirigjuar nga 28 vjeçari Arturo Toscanini, La Boheme do të bëhej shumë shpejt një ndër repertorët e operave më të frekuentuara dhe më të pëlqyera në mbarë botën. Në vitin 1946, 50 vjet pas premierës së operës, Toscanini zhvilloi një shfaqje përkujtimore të tij në radion NBC.

 

1931 – Lind në Butka të Uraleve, Presidenti i parë i Rusisë post-sovjetike, Boris Yeltsin. Yeltsin do të shpallte krijimin e Federatës Ruse në fundin e vitit 1990 dhe do ta drejtone shtetin më të madh në botë deri në vitin 2000. Gjatë dekadës së Presidencës Yeltsin, Russia do të haste vështirësi në disa sektorë, sidomos në atë të ekonomisë pas kalimit nga një ekonomi e centralizuar në një ekonomi tregu të lirë.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 03 Korrik 2022

Kalendari Historik 02 Korrik 2022

1946 – Parlamenti i Hungarisë do të ndryshonte formës e tij të qeverisjes pas afro 10 shekujsh Monarki Kushtetuese në Republikë Parlamentare. Presidenti i saj i parë u zgjodh Zoltan Tildy ndërsa Kryeministër Ferenc Nagy. Ky ndryshim politik do të bëhej pasi në këtë vend një vit më parë kishin hyrë trupat e Ushtrisë së Kuqe sovjetike. Ato shumë shpejt instaluan një qeveri komuniste pro Moskës.

 

1953 – Në disa pjesë të konsiderueshme të Anglisë, Skocisë, Hollandës, dhe Belgjikës, vërshojnë përmbytjet e Detit të Veriut. Si pasojë e kësaj katastrofe do të humbnin jetën afro 2600 vetë ndërsa, me mijëra të tjerë do të mbeten të plagosur dhe të pastrehë. Kostoja e dëmeve në këto vënde do të arrijë në shifrën e 640 milionë dollarëve.

 

 

1957 – Vdes në moshën 66 vjeçare në Dresden të Gjermanisë Lindore Friedrich fon Paulus. Feld marrshalli gjerman do të bëhej i njohur me kapitullimin pa kushte të Armatës së tij gjermane para asaj sovjetike në Stalingrad. Dorëzimi i nazistëve pas përfundimit të Betejës së Stalingradit, do ta çonte në një pikë kthese Luftën e Dytë Botërore në favor të aleatëve. Ai do të ishte një prej ushtarakëve më njohur nazistë.

 

1979 – Udhëheqësi shpirtëror dhe fetar i Iranit, Ayatollah Ruhollah Khomeini rikthehet në vendin e tij pas 15 vjetësh azil politik në Paris. Pas ardhjes së tij në Teheran, Khomeini do të drejtonte protestat e masive të popullit Iranian ndaj regjimit autokratik të Shahut Reza Pahlavi. Pas fitores së Revolucionit Islamik, Khomeini bëhet lideri i ri i Republikës Islamike dhe e udhëheq atë, deri në vdekjen e tij në 1989.

 

2003 – Në hapësirë ndodh një prej tragjedive më të rënda në historinë e misioneve aero-speciale. Anija hapësinore Columbia, me 7 astronautë në bord, shpërthen pas një defekti të rëndë teknik duke vrarë kështu të gjithë pjesëtarët e ekuipazhit. Kjo fatkeqësi do të ishte e dyta pas asaj të Anijes hapësinore Challenger e cila do të shpërthente në mënyrë te ngjashme me Columbian 17 vite më parë në 1986.

 

2013 – Inagurohet në kryeqytetin britanik Londër, ndërtesa më e lartë në të gjithë territorin e Bashkimit Europian. E quajtur The Shard, gradaçela 310 metra e lartë u dizenjua nga arkitekti Italian Renzo Piano. Stili arkitekturor i saj i përket shkollës neo-futuriste të shek XXI. Poseduesit e ambienteve të brendshme të kësaj ndërtese janë Stellar Property Group dhe shtetit i Katarit.

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Dokumentet sekrete/Zbulohet dosja e bujshme e “Thikave”, me ambasadat e huaja në Tiranë në ’80-ën, që solli “ftohjen” e Enverit me Mehmetin! Dëshmia e Neshat Tozajt

Next Post

Filmi sovjetik “Djemtë e gëzuar” i vitit 1934 dhe Stalini, përballë Festivalit të 11-të të Këngës në RTSH dhe Enver Hoxhës!

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 03 Korrik 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 03 Korrik 2022

July 3, 2022
Kalendari Historik 02 Korrik 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 02 Korrik 2022

July 1, 2022
Kalendari Historik 02 Korrik 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 01 Korrik 2022

July 1, 2022
Kalendari Historik 01 Qershor 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 30 Qershor 2022

June 29, 2022
Kalendari Historik 01 Qershor 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 29 Qershor 2022

June 28, 2022
Kalendari Historik 01 Qershor 2022
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Qershor 2022

June 27, 2022
Next Post
Filmi sovjetik “Djemtë e gëzuar” i vitit 1934 dhe Stalini, përballë Festivalit të 11-të të Këngës në RTSH dhe Enver Hoxhës!

Filmi sovjetik “Djemtë e gëzuar” i vitit 1934 dhe Stalini, përballë Festivalit të 11-të të Këngës në RTSH dhe Enver Hoxhës!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!