• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, March 23, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kadri Rustem Bardulla, Komandant i Mbrojtjes Bregdetare, qëlloi i pari italianët në 7 prill ’39…”/Dëshmia e bashkëshortes

15
Shares
1.4k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Kadri Rustem Bardullës me origjinë nga qyteti i Peshkopisë, i cili pasi ishte diplomuar në Shkollën e Plotësimit të Oficerëve në Tiranë, gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, shërbeu në disa detyra të ndryshme në Tiranë, Shijak dhe Kavajë, e në vitin 1935-së u transferua si komandant i Kufirit në zonën e Malësisë së Madhe, ku pas një incidenti me palën jugosllave, Mbreti Zog do ta largonte, për ta emëruar në rrethin e Durrësit, me detyrën e Komandantit të Mbrotjes Bregdetare.

Rrëfimi i bashkëshortes së tij, Hatixhe Jareci Bardulla, lidhur me rolin e kontributin e Kadriut në ngjarjet e prillit të vitit 1939-të, kur Italia e Benito Musolinit kreu agresionin fashist ndaj Shqipërisë dhe nisur nga funksioni që kishte, Kadriu qëlloi i pari mbi trupat italiane, duke dhënë sinjalin e sulmit, si dhe kujtimet e ish-kolegut të tij, kapiten Nuredin Pustinës, që ishin së bashku në frontin e luftës, lidhur me arsyet e vërteta të vrasjes së kapterit Mujo Ulqinaku, nga forcat italiane.

Largimi i kapiten Kadri Rustem Bardullës nga Tirana pas hyrjes së trupave italiane dhe emigrimi më pas në Tuzlla të Bosnjës, me disa nga kolegët e tij ushtarak dhe kthimi i tij në Shqipëri në vitin 1943, duke u inkuadruar në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare ku caktua si oficer në Komandën e Kufirit që ndante Kosovën me Jugosllavinë, dhe vrasja e tij më 9 korrik të vitit 1944 në godinën e Prefekturës së Dibrës së Madhe nga forcat komuniste partizane maqedonase, pasi më parë ai nuk kishte pranuar që të rreshtohej përkah forcave partizane shqiptare që operonin në zonën e Dibrës, të cilat më pas do ta shpallnin “armik të popullit”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

Ndonëse bashkëshorti im kapiten Kadri Rustem Bardulla, që ishte Komandant i Mbrojtjes Bregdetare të Durrësit dhe në ditët e para të prillit të vitit 1939, luftoi duke dhënë vetë i pari sinjalin  e zjarrit mbi italianët, menjëherë pas mbarimit të Luftës, komunistët e shpallën armik e tradhtar dhe ne na hoqën nga shtëpia”. Kështu na tregonte Hatixhe Bardulla (Jareci) për  bashkëshortin e saj, Kadri Rustem Bardullën, ushtarakun e lartë të Monarkisë Zogut që dha i pari sinjalin e zjarrit kundër italianëve në 7-prillin e vitit 1939.

Ushtarak i Monarkisë

Kadri Rustem Bardulla u lind në vitin 1907 në qytetin e Peshkopisë dhe pas mbarimit të shkollës fillore në vendlindjen e tij, aty nga viti 1925 ai erdhi në Tiranë dhe u regjistrua në Shkollën e Plotësimit të Oficerëve të cilën e mbaroi në vitin 1928,  dhe përfitoi gradën e togerit. Lidhur me karrierën ushtarake të Kadriut, bashkëshortja e tij, Hatixhe Bardulla (Jareci), tregonte: “Pasi mbaroi shkollën Ushtarake të Oficerëve në Tiranë, Kadriu u caktua në disa reparte të Ushtrisë dhe gjatë periudhës së Monarkisë ai shërbeu për disa vite në Tiranë, Shijak, Kavajë dhe Durrës. Në vitin 1935 ai u emërua në funksionin e Komandantit të Kufirit në krahinën e Malësisë së Madhe që kishte nën juridiksionin e saj Selcën, Vermoshin dhe Kelmendin. Në atë detyrë Kadriu qëndroi deri në vitin 1937, kur u transferua me urdhrin e Mbretit Zog. Arsyeja e transferimit të Kadriut erdhi pas një incidenti të rëndë, që kishte ndodhur në atë zonë kufitare, për të cilën pala jugosllave, protestoi ashpër pranë Ministrisë sonë të Jashtme, duke kërkuar edhe dënimin me vdekje të Kadriut. I detyruar nga protestat e palës jugosllave dhe për të mos shkaktuar probleme ndërshtetërore, Mbreti Zog e transferoi Kadriun  në Durrës dhe ne fletoren zyrtare u shkruajt, sikur ai ishte degraduar e ishte dhënë për ndjekje penale. Në atë kohë që Kadriu u transferua në qytetin e Durrësit me detyrën e Komandantit të Mbrojtjes Bregdetare, ai na mori edhe ne të jetonim në atë qytet, pasi deri në atë kohë ne banonim në qytetin e Peshkopisë”, kujtonte bashkëshortja e Kadri Rustem Bardullës, mbi karrierën e tij ushtarake deri në vitin 1937, kur ai u transferua nga Mbreti Zog në qytetin e Durrësit.

7 prill ’39, jep sinjalin e luftës

Duke qenë në funksionin e Komandantit të Mbrojtjes Bregdetare të zonës së Durrësit, në ditët e para të prillit të vitit 1939, Kadri Rustem Bardulla pati rastin të ishte një nga oficerët, që u mor me organizimin e asaj rezistence, që iu bë trupave italiane në momentin e zbarkimit. Lidhur me atë ngjarje të largët, bashkëshortja e tij Hatixhia na tregon: “Më kujtohen si tani ato ditë të para të prillit të vitit 1939, kur ishte hapur lajmi që Italia do të pushtonte Shqipërinë. Që nga data 2 prill Kadriu iku nga shtëpia dhe gjithë ato ditë, ai ka qëndruar në reparte dhe në zyrën e tij, pa u kthyer fare në shtëpi. Ato ditë Kadriu u largua edhe jashtë Durrësit, duke shkuar edhe në Bishtë Pallë e Shëngjin, ku inspektonte trupat ushtarake, që kishin marrë urdhër gatishmërie për të qëndruar në pozicione. Aty nga mbrëmja e 6-të prillit, Kadriu erdhi në shtëpi, na mori e na nisi të gjithëve për në Tiranë. Ditën e nesërme kur trupat italiane, kishin zbarkuar në Durrës, ne kemi qenë në Shkallën e Tujanit, duke udhëtuar me kuaj, për në Peshkopi”, kujtonte bashkëshortja e tij Hatixhia. Në kujtimet e një nga oficerëve të Ushtrisë Mbretërore, koleg i Kadriut i quajtur Nuredin Pustina. Në ato kujtime të Pustinës shkruhet: “Ato ditë të para të prillit të vitit 1939, kur unë vija nga Tirana në Durrës pranë familjes, Mujo Ulqinaku më raportoi se italianët që shërbenin pranë Marinës sonë, u hiqnin gjilpërat topave të mëdhenj, që ishin instaluar në fortifikatat pranë vilës në kodër dhe ato që ishin gjatë rrugës për tek kisha. Unë këtë gjë ia raportova Shefit të Transportit në Komandën e Mbrojtjes bregdetare, Kapiten Ibrahim Ishmit dhe ai njoftoi Gjeneralin, që ishte Komandant i Mbrojtjes, e prej tij  i’u dha njoftimi Komandantit të Marinës në Durrës, i cili u tërhoqi vërejtjen italianëve, që ishin në Komandën e Mbrojtjes. Unë me oficerët e depos, nuk kishim asnjë ushtar nën komandë, por vajtëm vetë në vijën e parë. Unë u bashkova me rojet e kufirit, nën komandën e Komandantit të Kufirit, kapiten Kadri Rustemit nga Peshkopia. Kadriu mori në telefon kapiten Akil Sakiqin, i cili ishte komandant batalioni dhe i thotë se italianët, kishin zbritur në tokë (në mol) dhe kishin filluar të ecnin drejt nesh. Kompania kishte zënë pozicione afër godinës së Bankës, fare pranë molos. Pasi në atë kohë lidhja telefonike me Tiranën, ishte prerë dhe nuk funksiononte, Kadri Rustemi nxori revolen dhe qëlloi i pari. Kjo ishte shenja e sinjalit të luftës që jepte urdhrin për të hapur zjarr, ndaj italianëve dhe menjëherë pas sinjalit të Kadriut, të gjitha repartet kudo që ishin dislokuar nëpër pozicione, filluan të hapin zjarr në drejtim të italianëve. Si rezultat i atij zjarri të pandërprerë, italianët u kapën në befasi, pasi ata nuk e mendonin se do t’u bëhej rezistencë. Pas kësaj ata u tërhoqën dhe u mbyllën në anijet e luftës, por gjatë tërheqjes pati të vrarë dhe të plagosur nga ana e tyre”, thuhet në kujtimet e Nuredin Pustinës, lidhur me ngjarjet e 6 dhe 7 prillit të vitit 1939, ku Kadri Rustemi ishte oficeri që dha i pari sinjalin e zjarrit mbi italianët.

Emigrant në Bosnje

Pasi ushtria pushtuese italiane e theu atë rezistencë, që iu bë nga ana e Ushtrisë Mbretërore të Monarkisë së Zogut dhe hyri në Durrës e në Tiranë, Kadri Rustemi, së bashku ushtarakët e tjerë u largua për t’i shpëtuar hakmarrjes së italianëve, të cilët kishin nxjerrë urdhër-arrestet për të gjithë ata oficerë, që i kishin pritur ata me pushkë. Lidhur me largimin e Kadriut nga Durrësi, bashkëshortja e tij Hatixhia na tregon: “Në mbrëmjen e shtatë prillit të vitit 1939, Kadriu u largua nga Durrësi, nga frika e ndonjë arrestimi të mundshëm dhe erdhi në Peshkopi, ku isha unë bashkë me tre fëmijët e vegjël. Që në mbrëmjen e 7 prillit, ne morëm një lajm, sikur ishte vrarë Kadriu dhe në shtëpi u hap morti. Por më pas një nga burrat e vjetër të shtëpisë, nguli këmbë se ne nuk duhej të hapnim mortin, akoma pa ditur të vërtetën rreth Kadriut dhe kështu që, ajo gjë u mbyll. Kur erdhi Kadriu në shtëpi, ne u gëzuam pa masë, që ishte gjallë, por ai nuk qëndroi shumë, pasi autoritetet italiane, kishin nxjerrë për të, urdhër-arrestin. Si rezultat i kësaj ai u detyrua dhe emigroi në Tuzlla të Bosnjës në Jugosllavi, së bashku me shumë nga kolegët e tij ushtarakë të Monarkisë. Në atë qytet Kadriu qëndroi si emigrant, deri në fundin e vitit 1942, apo fillimin e 1943-it dhe gjatë asaj periudhe, ai shoqërohej më shumë me Mustafa Gjinishin, të cilin e kishte mik të ngushtë. Kur u kthye në Shqipëri, Kadriu u mobilizua në Ushtrinë Kombëtare dhe u caktua si oficer kufiri, në Komandën e Prishtinës që mbulonte kufirin e Kosovës me Jugosllavinë. Kur në Tiranë erdhi në fuqi si kryeministër Fiqëri Dinja, Kadriu u transferua dhe erdhi në Peshkopi, me detyrën e Komandantit të Batalionit”.

Ekzekutimi dhe persekucioni i familjes

Lidhur me periudhën që Kadri Rustemi ishte me detyrën e Komandantit të Batalionit, në qytetin e Peshkopisë, Hatixhia kujton: “Ndonëse Kadriu ishte një antikomunist i vendosur, ai jo vetëm që nuk i ngacmonte shumë partizanët, por përkundrazi ai i ndihmonte ata dhe shumë prej tyre, nuk i arrestonte sipas urdhrit që i jepej. Në atë kohë njëri nga krerët e lartë të partizanëve për krahinën e Dibrës i bëri thirrje Kadriut, që ai të rreshtohej me forcat partizane, por Kadriu nuk pranoi, duke u thënë se nuk mund të luftonte nën urdhrat e komunistëve. Kadriu u vra më 9 korrik të vitit 1944, brenda ndërtesës së Prefekturës së Dibrës, nga forcat komuniste maqedonase, të cilat atë ditë kishin marrë një ofensivë, kundër nacionalistëve, duke vrarë rreth 15 prej tyre. Ndonëse Kadriu u varros në Dibër të Madhe, nga disa miq të familjes sonë, disa ditë më vonë qeveria shqiptare e asaj kohe, organizoi një ceremoni duke e shpallur atë, të rënë në krye të detyrës. Por ky qëndrim që u mbajt në atë kohë ndaj Kadri Rustemit, ndryshoi nga komunistët që erdhën në pushtet në dhjetorin e vitit 1944. Ata menjëherë e shpallën Kadriun armik e tradhtar dhe ne na hoqën nga shtëpia jonë, duke na lënë të banonim vetëm në bodrumin e saj, ku ne qëndruam për shtatë vjet. Ne nuk na internuan si shumë familje të tjera, ndoshta për arsyen se nuk përbënim ndonjë rrezik, por që nga ajo kohë dhe gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist, ne u quajtëm familje reaksionare dhe dy djemtë e mi Genci me Musanë (Pulin) mezi mundën që të merrnin shkollat e larta me korrespodencë”, e përfundonte rrëfimin e saj Hatixhe Bardulla, për bashkëshortin, kapiten Kadri Rustem Bardullën, ish-Ushtarakun e Monarkisë së Zogut që komunistët e shpallën “armik e tradhtar” ../Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share15TweetPinSendShareSend

Previous Post

Mbreti Leka I - më i votuari në historinë politike shqiptare

Next Post

“Përse të lëmë avokatë si Suat Asllani dhe Koço Dilo, ç’i duhen Drejtësisë këta, kur në gjyq thonë se krimineli…”?!/ Fjala e Enverit në ’66-ën kur suprimoi Ministrinë e Drejtësisë

Artikuj të ngjashëm

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
“Një veturë e zezë e Sigurimit më ndjek nga pas, i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se do të arratisesha, më ka…”/ Refleksionet e djalit të ish-kryeministrit, Mehmet Shehu
Dossier

“Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë, në Zejmen, në ’88-ën

March 19, 2023
Memorie.al
Dossier

“Gjatë pushimeve në Vlorë, kur Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxha, të shkëmbente vizita me Mehmet Shehun, të gjente momentin, për…”/ Deponimet e Fiqret Shehut, gusht ‘83

March 18, 2023
“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli
Dossier

“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli

March 19, 2023
Next Post
“Përse të lëmë avokatë si Suat Asllani dhe Koço Dilo, ç’i duhen Drejtësisë këta, kur në gjyq thonë se krimineli…”?!/ Fjala e Enverit në ’66-ën kur suprimoi Ministrinë e Drejtësisë

“Përse të lëmë avokatë si Suat Asllani dhe Koço Dilo, ç’i duhen Drejtësisë këta, kur në gjyq thonë se krimineli…”?!/ Fjala e Enverit në ’66-ën kur suprimoi Ministrinë e Drejtësisë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!