• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, May 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen…”/ Zbulohet dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan në “gulagët” e komunizmit

“Në kampin e Tepelenës ra një sëmundje, që brenda një muaji, mori 300 jetë njerëzish, aq sa në varreza s’kishte më vend dhe të vdekurit…”/ Dëshmia tronditëse e ish-të internuarës politike
“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen…”/ Zbulohet dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan në “gulagët” e komunizmit
“Ditën që vdiq Enver Hoxha, Ibrahimi hyri te klubi i fshatit Çermë, ku pinin ndonjë kafe të internuarit dhe i tha bufetjerit; sot është dita jonë, më bëj një raki…”/ Historia e panjohur e 11 prillit ‘85
“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen…”/ Zbulohet dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan në “gulagët” e komunizmit
“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen…”/ Zbulohet dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan në “gulagët” e komunizmit
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen…”/ Zbulohet dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan në “gulagët” e komunizmit
“Duke shfrytëzuar rastin që aty s’kishte njeri tjetër, kur unë dhe përgjegjësja e bibliotekës i dhamë të njohur Liri Belishovës, si fqinjë të saj, ajo na tha…”/  Dëshmia e rrallë e mësuesit nga Cërriku
“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen…”/ Zbulohet dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan në “gulagët” e komunizmit
“Historia tragjike e nënave shkodrane; Zade Muka, Pertefe Mulleti, Hava Repishtit e Luçije Kurti, të cilat…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen…”/ Zbulohet dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan në “gulagët” e komunizmit
“Xhaxhai im, Akile Tasi, pasi qëndroi për 30 vite te ‘Vatra’ në SHBA-ës, si redaktor i ‘Dielli’-t, u kthye në atdhe ku vuajti 17 vite burg në Burrel dhe vdiq atje, pasi…”/ Historia e trishtë e mikut të Fan Nolit
“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen…”/ Zbulohet dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan në “gulagët” e komunizmit
“Skena e tmerrshme e arrestimit të dytë të Fatbardh Abaz Kupit, kur atij i vunë prangat në duar aty në internim dhe…”/ Dëshmia e trishtë e ish-të persekutuarit politik
“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen…”/ Zbulohet dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan në “gulagët” e komunizmit
“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen…”/ Zbulohet dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan në “gulagët” e komunizmit
“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen…”/ Zbulohet dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan në “gulagët” e komunizmit
“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen…”/ Zbulohet dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan në “gulagët” e komunizmit
“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen…”/ Zbulohet dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan në “gulagët” e komunizmit
“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen…”/ Zbulohet dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan në “gulagët” e komunizmit
“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen…”/ Zbulohet dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan në “gulagët” e komunizmit
“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen…”/ Zbulohet dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan në “gulagët” e komunizmit

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e parë

Memorie.al / Që nga viti 1944, kur erdhi në pushtet e, deri në fundin e vitit 1990-të, regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, në bazë të teorisë dhe “mësimeve të Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit” si dhe ideologjisë që ata ideuan e u aplikua gati në gjysmën e botës, zhvilluan pa ndërprerje luftën e klasave, duke ekzekutuar, burgosur apo internuar kundërshtarët e tyre politikë. Në këtë kuadër, që nga dhjetori i vitit 1944, kur Enver Hoxha dhe qeveria që ai kryesonte zbritën nga malet dhe morën pushtetin, krahas ekzekutimeve me dhe pa gjyq, filluan edhe internimet e dhjetëra e qindra familjeve, që ata i konsideronin “klasa të përmbysura”, apo i akuzonin si; “armiq të popullit”, kryesisht familje të pasura apo të shtresës së mesme, ish-funksionarë të Monarkisë së Zogut, që gjatë periudhës së pushtimit të vendit, kishin aderuar apo kishin mbështetur organizatën nacionaliste “Balli Kombëtar” e Legalitetin.

Po kjo “praktikë”, ndëshkuese e internim-dëbimeve, do të zhvillohej edhe ndaj qindra e qindra komunistëve, (nga ata më të thjeshtët e, deri tek ish-anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së), deputetë, ministra, ushtarakë e funksionarë të lartë etj., e familjeve të tyre, të cilët Enver Hoxha dhe regjimi komunist në fuqi, do t’i shpallte; “tradhtar, revizionistë, armiqtë të popullit”, etj. Nga viti 1944, e deri në 1949-ën, vendimi për internim-dëbimet bëheshin nga “Komisioni i Dëbimeve dhe Konfiskimit të Pasurive”, që funksiononte pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, komision i cili në vitet në vijim, e ndryshoi disa herë emërtesën, deri sa në vitin 1954, kaloi në varësi të Kryeministrisë, duke u quajtur “Komisioni i Internim-Dëbimeve”, i cili funksionoi rregullisht deri në vitin 1990.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

Që nga viti 1954 e, deri në 1974-ën, kryetar i atij komisioni ishte Beqir Balluku, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, që mbante funksionin e ministrit të Mbrojtjes Popullore dhe njëkohësisht atë të zv. kryeministrit të qeverisë së kryesuar nga Mehmet Shehu, kurse zv. kryetar i komisionit, ishte ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, ndërsa si anëtarë, Prokurori i Përgjithshëm Dhori Panariti, e kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. (Pas dënimit të Beqir Ballukut, në vitin 1974, funksionin e kryetarit të Internim-Dëbimeve, e mori zv. kryeministri Manush Myftiu, kurse pas dënimit të Kadri Hazbiut, funksionin e nënkryetarit e mori Hekuran Isai).

Ky komision, gjatë gjithë periudhës së ekzistencës e funksionimit të tij, dha me dhjetëra e qindra vendime, duke dëbuar e internuar me qindra e mijëra persona, të cilët hiqeshin me dhunë nga vendet e tyre të banimit dhe detyroheshin të jetonin e banonin në fshatra dhe zona të thella të vendit, nga jugu në veri. Kryesisht fshatrat me vendet e kampet e internimit ishin caktuar nga qeveria në zonën e Myzeqesë së Lushnjes e Fierit, (Savër, Çermë, Bedat, Grabian, Gradisht, Plug, Gjazë, Zhamë, Sulzotaj, Kryekuq, Karavasta, Shtyllas etj.), pra në pjesën qendrore të vendit, me qëllim që ata të ishin sa më larg kufijve shtetëror, që të mos arratiseshin jashtë Shqipërisë.

Në bazë të ligjit përkatës me të cilin funksiononte Komisioni i Internim-Dëbimeve, një person, apo një familje, fillimisht internohej për pesë vjet, por ato përsëriteshin, duke u shtyrë çdo pesë vjet, aq sa familje të tëra, kryesisht nga Veriu i Shqipërisë, si: Gjonmarkajt e Mirditës, Kalosht, Sina-jt, Alia-jt, Demat, Dinet, Menat e Ndretë e Dibrës, Bajraktari e Kolgjini të Kukësit, Kola-jt, Allamant e Sulkurtët e Matit, Merlikat, Kupët e Bami të Krujës, Mirakajt e Pukës, Radi dhe Gjekaj të Shkodrës, Pervizt e Kurbinit, Mulletët e Petrelat Tiranës, apo ato nga Jugu i vendit, si; Dostët e Gjirokastrës, Frashëri dhe Çela të Përmetit e Kolonjës, Staraveckat e Skraparit, etj., etj., të cilët qëndruan në vendet e internimit deri në vitin 1991, kur dhe u shemb regjim i komunist. Madje disa prej tyre, edhe shumë vite më pas, sepse nuk kishin se ku të shkonin, pasi nuk u kishte mbetur asnjë kthinë ku të fusnin kokën!

Lidhur me sa më sipër etj., Memorie.al. ka siguruar një dosje voluminoze nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (që mban siglën sekret, por tashmë prej kohësh e de-klasifikuar), me vendimet e Komisionit të Internim-Dëbimeve, të cilat po i publikojmë të plota dhe me faksimilet përkatëse; ku janë emrat e personave dhe familjet që janë dëbuar e internuar, si dhe akuzat përkatëse për çdonjërin prej tyre.

VENDIMI NR. 1 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                 Sekret

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                                                  Grupi i II-të

                                       Tiranë, më 2.I.1972

                                        VENDIM  Nr. 1

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur më datën 2.I.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

                                            VENDOSI:

T’u hiqet masa e internimit, personave të poshtëshënuar:

  1. Xhemal Zenel Broja, i datëlindjes 1920, dëbuar me vendim Nr.47, datë 9.12.1971
  2. Selfixhe Ibrahim Broja, e datëlindjes 1917, dëbuar me të njëjtin vendim.

 ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                 KRYETARI I KOMISIONIT

  KADRI HAZBIU                                                         BEQIR BALLUKU                            

                                               ANËTARËT

                     DHORI PANARITI                           ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 2 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                       Sekret

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                                        Grupi i II-të

                                                                                            Tiranë, më 6.I.1972

                                                 VENDIM  Nr. 2

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.I.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

                                                 VENDOSI:

Që Ahmet Ramazan Sorra, internuar me vendim Nr.29, datë 10.9.1971, në katundin Dazan të Macukullit, rrethi Mat, të transferohet në Batërr të Martaneshit, po të atij rrethi.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                     KRYETARI I KOMISIONIT

  KADRI HAZBIU                                                             BEQIR BALLUKU                            

                                                ANËTARËT

                  DHORI PANARITI                           ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 3 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                             SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                                                 Grupi i II-të

                                       Tiranë, më 6.I.1972

                                           VENDIM  Nr. 3

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.I.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.VIII.1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

                                         VENDOSI:

Për arsye se janë elementë me qëndrim të keq politik dhe se paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të internohen për pesë vjet kohë, personat e poshtëshënuar:

  1. Sokol Ded Çoku, i datëlindjes 1926, ish-me banim në Shkodër, aktualisht me banim në katundin Pirej, të rrethit Lezhë, shtresë e pasur, arsim 7 vjeçar, i martuar dhe më fëmijë, pa parti, i padënuar.
  2. Agostin Ded Çoku, i datëlindjes 1936, arsim fillor, i martuar, i padënuar, i vëllai.

Internimi iu fillon më datën 9.1.1972, dhe iu mbaron më datën 9.1.1977.

  1. Yzeir Arif Qejvanaj, i datëlindjes 1935, lindur në katundin Orgjoz të rrethit Kukës, ish-me banim në rrethin e Lushnjes, arsim fillor, i divorcuar, me profesion karpentier, i dënuar.

Të internohet në sektorin e Gradishtës, N.B.SH. “29 Nëntori”, Lushnje.

Internimi iu fillon më datën 8.I.1972 dhe iu mbaron më datën 8.I.1977.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                 KRYETARI I KOMISIONIT

  KADRI HAZBIU                                                           BEQIR BALLUKU                            

                                                  ANËTARËT

                     DHORI PANARITI                           ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 4 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                               SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                                                 Grupi i II-të

                                                                                                    Tiranë, më 6.I.1972

                                                   VENDIM  Nr. 4

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.I.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2. VIII. 1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

                                                 VENDOSI:

Për arsye se është elementë vjedhës e mashtrues shëtitës e, paraqet rrezikshmëri shoqërore, të internohet për 5 vjet kohë në fshatin e tij të lindjes, i quajturi:

  1. Gjon Nikoll Prenga, i datëlindjes 1940, lindur dhe banues në fshatin Srriqe të rrethit Kukës, shtresë e varfër, arsim fillor, beqar, pa parti, i dënuar 4 herë për krime të ndryshme.

Internimi fillon më datën 9.I.1972 dhe mbaron më datën 9.I.1977.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                              KRYETARI I KOMISIONIT

  KADRI HAZBIU                                                                       BEQIR BALLUKU                            

                                                         ANËTARËT

                        DHORI PANARITI                           ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 5 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                               SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                                                    Grupi i II-të

                                                                                                       Tiranë, më 6.I.1972

                                                     VENDIM  Nr. 5

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.I.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2. VIII. 1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

                                                      VENDOSI:

Për arsye se janë elementë me qëndrim të keq politik dhe se paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të dëbohen për 5 vjet kohë, personat e poshtëshënuar:

  1. Dile Gjergj Çoku, e datëlindjes 1928, ish me banim në Shkodër, shtresë e pasur, e martuar me Sokol Çokun, e padënuar, e internuar familjarisht në katundin Ishull të rrethit Lezhë, me vendimin Nr. 2, datë 9.I.1967, për qëndrim të keq politik.
  2. Gjyzepina Sokol Çoku, e datëlindjes 1949, beqare, e bija.
  3. Age Kol Çoku, e datëlindjes 1934, e padënuar, e shoqja e Agostin Çokut.
  4. Pashke Ded Çoku, e datëlindjes 1930, beqare, e kunata.
  5. Mark Gjergj Vokrri, i datëlindjes 1911, lindur në katundin Hajmel, ish me banim në Shkodër, shtresë e pasur, kulak, i martuar dhe me fëmijë, i padënuar, i internuar familjarisht në vendlindjen e tij me vendim Nr. 2, datë 9.I.1967, për qëndrim të keq politik, dhe me vendim Nr. 29, datë 2.I.1968, kjo masë iu kthye në dëbim.
  6. File Mark Vokrri, e datëlindjes 1912, e shoqja.
  7. Liza Mark Vokrri, e datëlindjes 1940, e bija, beqare.
  8. Taze Mark Vokrri, e datëlindjes 1942, 4 bija, beqare.
  9. Lec Mark Vokrri, i datëlindjes 1946, i biri, beqar.
  10. Ndoc Gjergj Vokrri, i datëlindjes 1905, i vëllai, i martuar.
  11. Prend Lazër Vokrri, e datëlindjes 1903, e shoqja e Lecit.
  12. Rrok Ndoc Vokrri, i datëlindjes 1932, i biri i Ndocit.
  13. Çile Ndoc Vokrri, e datëlindjes 1935, e bija.
  14. Zef Ndoc Vokrri, i datëlindjes 1942, i biri.
  15. Rrake Gjergj Vokrrri, e datëlindjes 1942, e reja e Ndocit.
  16. Gjyste Gjergj Vokrri, e datëlindjes 1908.
  17. Jak Ded Vokrri, i datëlindjes 1932.
  18. Rexhina Gac Vokrri, e datëlindjes 1942, e shoqja e Jakut.
  19. Gjysh Mark Vokrri, i datëlindjes 1933.
  20. Vitore Franc Vokrri, e datëlindjes 1933, e shoqja e Gjyshit.

Të gjithë personave të më sipër, dëbimi iu fillon më datën 9.I.1972 dhe iu mbaron më datën 9.I.1977.

Iu ndalohet banimi dhe qarkullimi në qytetin e Shkodrës, e zonat kufitare të saj, në rrethet Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, dhe në të gjitha rrethet kufitare të Republikës.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                           KRYETARI I KOMISIONIT

  KADRI HAZBIU                                                                      BEQIR BALLUKU                            

                                                   ANËTARËT

                       DHORI PANARITI                           ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 6 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                         SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                                             Grupi i II-të

                                                                                                 Tiranë, më 6.I.1972

                                                     VENDIM  Nr. 6

Komisioni i Internim-Dëbimeve, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1902, datë 2. VIII. 1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

                                                      VENDOSI:

T’iu hiqet masa e internim dëbimeve, personave të poshtëshënuar:

  1. Estref Riza Lame, i datëlindjes 1888, shtresë e pasur, kulak, me ish banim në Korçë, internuar familjarisht në katundin Rrëmbec, me vendim Nr. 29, datë 16.7.1968, për 5 vjet kohë, për qëndrim të keq politik.
  2. Hysen Baki Meta, i datëlindjes 1940, lindur dhe banues në Tiranë, shtresë e mesme zanatçinjsh, beqar, i padënuar, i internuar familjarisht në Gradishtë të Lushnjes në vitin 1965, për arsye se u arratisën dy vëllezërit e tij jashtë shtetit. Në vitin 1968, internimi iu kthye në dëbim, ndërsa në vitin 1970, kjo masë iu përsërit edhe për 3 vjet.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                                     KRYETARI I KOMISIONIT

  KADRI HAZBIU                                                                                   BEQIR BALLUKU                            

                                                           ANËTARËT

                             DHORI PANARITI                           ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 7 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                      SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                                                         Grupi i II-të

                                                                                                             Tiranë, më 6.I.1972 

                                                            VENDIM  Nr. 7

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.I.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1902, datë 2.VIII.1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

                                                          VENDOSI:

Për arsye se janë persona me qëndrim të keq moral dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të dëbohen për 5 vjet kohë, personat e poshtëshënuar:

  1. Gjyste Rrok Makaj, e datëlindjes 1922, nga Shkodra, aktualisht banuese në katundin Nënshat të rrethit Shkodër, shtresë e varfër, e padënuar, punëtore, e ve.
  2. Zef Kol Makaj, i datëlindjes 1942, me arsim 7 vjeçar, i padënuar, i biri.

Dëbimi iu fillon me datën 9.I.1972 dhe iu mbaron më datën 9.I.1977.

Ju ndalohet banimi dhe qarkullimi në qytetin e Shkodrës dhe zonat zonat kufitare të saj, në rrethet Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan dhe në të gjitha rrethet kufitare.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                                   KRYETARI I KOMISIONIT

  KADRI HAZBIU                                                                            BEQIR BALLUKU                            

                                                            ANTARËT

                           DHORI PANARITI                           ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 8 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                            SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                                            Grupi i II-të

                                                                                                  Tiranë, më 7.I.1972

                                                        VENDIM  Nr. 8

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.I.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1902, datë 2. VIII. 1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

                                                      VENDOSI:

Të transferohen nga katundi Trush, në Katundin e Rij, zona e Bushatit të rrethit Shkodër, personat e poshtëshënuar:

  1. Marash Kol Malocaj,
  2. Pashko Llesh Malocaj, të internuar me vendim nr. 10, datë 14.2.1968.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                               KRYETARI I KOMISIONIT

  KADRI HAZBIU                                                                        BEQIR BALLUKU                             

                                                        ANËTARËT

                         DHORI PANARITI                           ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 9 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                              SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                                                    Grupi i II-të

                                                                                                          Tiranë, më 6.I.1972

                                                   VENDIM  Nr. 9

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.I.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1902, datë 2. VIII. 1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

                                                   VENDOSI:

Për arsye se janë elementë me të kaluar të keqe politike, kanë babanë e tyre të arratisur jashtë shtetit dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të internohen për 5 vjet kohë, personat e poshtëshënuar:

  1. Fatmir Qani Toro, i dat-lindjes 1944, lindur në Tiranë, e banues familjarisht në katundin Kurjan të rrethit Fier, shtresë e pasur, arsim 7 vjeçar, i martuar, pa parti, i padënuar.
  2. Ilqezar Qani Toro, i datëlindjes 1947, me arsim 7 vjeçar, pa parti, i padënuar, beqar, i vëllai.

Internimi iu fillon më datënb 8.I.1972 dhe iu mbaron më datën 8.I.1977.

 ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                                  KRYETARI I KOMISIONIT

  KADRI HAZBIU                                                                           BEQIR BALLUKU                            

                                                   ANTARËT

                 DHORI PANARITI                           ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 10 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                         SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                                                Grupi i II-të

                                                                                                    Tiranë, më 3.II.1972

                                                     VENDIM  Nr. 10

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 3. II. 1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1902, datë 2. VIII. 1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

                                                       VENDOSI:

Për arsye se paraqesin rrezikshmëri shoqërore dhe meqenëse më datën 10.I.1972, i vëllai tentoj të vrasë të……..e tij dhe u largua në drejtim të paditur, të internoj për 5 vjet kohë në katundin Mullet të rrethit të Tiranës.

  1. Azem Markun, i datëlindjes 1942, lindur në katundin Gur-Kalis të rrethit Kukës, banues në qytetin e Tiranës, shtresë e mesme, me arsim fillor, i martuar, ka tre fëmijë.
  2. Sadije Marku, e datëlindjes 1942, me arsim fillor, e martuar, e padënuar, pa punë, bashkëshortja e Azemit.

Internimi fillon më datën 3.II.1972 dhe mbaron më datën 3.2.1977.

 ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                                KRYETARI I KOMISIONIT

  KADRI HAZBIU                                                                      BEQIR BALLUKU                            

                                                   ANTARËT

                    DHORI PANARITI                           ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 11 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                 SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                                                      Grupi i II-të

                                                                                                        Tiranë, më 3.II.1972

                                                     VENDIM  Nr. 11

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 3. II. 1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1902, datë 2. VIII. 1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

                                                     VENDOSI:

Të transferojë nga Manëza e rrethit të Durrësit, në katundin Gomsiqe të rrethit Shkodër, të quajturin:

  1. Xhemal Ali Hebovia, internuar me vendim Nr. 64, datë 23.5.1968.

 ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                            KRYETARI I KOMISIONIT

  KADRI HAZBIU                                                                         BEQIR BALLUKU                            

                                                  ANTARËT

                       DHORI PANARITI                           ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 12 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                     SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE                                        Grupi i II-të

                                                                                         Tiranë, më 3.II.1972

                                                    VENDIM  Nr. 12

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur më datën 3. II. 1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1902, datë 2.VIII.1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

                                                    VENDOSI:

Të transferojë nga katundi Bardhoj në Gomsiqe të rrethit Shkodër, personat e poshtëshënuar, të internuar me vendim nr. 24, datë 25.5.1968:

  1. Adem Mustafa Koro
  1. Gani Hysen Mehmeti 
  1. Hil Mash Gjoni
  1. Halil Rrahim Ballkezi
  1. Lush Ndoc Bari
  1. Qazim Rustem Çela
  1. Vat Martin Martini (Shyti) /Memorie.al 

 ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                                KRYETARI I KOMISIONIT

  KADRI HAZBIU                                                                             BEQIR BALLUKU                            

                                                                ANTARËT

                              DHORI PANARITI                           ARANIT ÇELA                 

                                                 Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Bedrije Ashiku tregoi, se gjatë torturave me korrent elektrik, F. Kapisyzit dhe D. Rrjollit, u mbet i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë...”/ Rrëfimi i Frtiz Radovanit nga Australia

Next Post

“I ligu Sirri Çarçani që ishte dërgu me mision nga Tirana pas prishjes me Jugosllavinë, hyni në qelinë time dhe më tha; e shikon atë qoshe, aty do të varim ty, sepse...”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

Artikuj të ngjashëm

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972
Dossier

May 18, 2025
“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës
Dossier

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

May 18, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Dossier

“Për arsye se në tetor 1971, u arratis jashtë shtetit, në Greqi, pjesëtari i familjes së tyre, Besnik Aliko, komisioni vendosi të internojë në katundin Fushë-bardhë të Gjirokastrës…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 19, 2025
“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!
Dossier

“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!

May 19, 2025
“Xhaxhai im, Akile Tasi, pasi qëndroi për 30 vite te ‘Vatra’ në SHBA-ës, si redaktor i ‘Dielli’-t, u kthye në atdhe ku vuajti 17 vite burg në Burrel dhe vdiq atje, pasi…”/ Historia e trishtë e mikut të Fan Nolit
Dossier

“Deda, i biri i Gjon Markagjonit, lindur në Orosh dhe me banim në sektorin Gjazë të rrethit të Lushnjes, t’i ndalohet qarkullimi në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe…”/ Vendimi i Komisionit të Internim-Dëbimeve, shkurt ‘72

May 19, 2025
Next Post
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën

“I ligu Sirri Çarçani që ishte dërgu me mision nga Tirana pas prishjes me Jugosllavinë, hyni në qelinë time dhe më tha; e shikon atë qoshe, aty do të varim ty, sepse...”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!