• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, September 26, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

Ja si u masakruan të therur me bajoneta nga patrulla serbe, 5 burra nga fshati Sopot i Zerqanit, 3 prej të cilëve vëllezër të së njejtës familje..

Hysen  Likdisha

Rrëfen për “Memorie.al”, Isa Kola, 92 vjeç, nga Sopoti i Zerqanit, mbi bazën e kujtimeve të familjes së tij, mbi këtë ngjarje, në të cilën  ka marrë pjesë edhe gjyshi i tij,  Qerim Kola.

Kujtojmë se me tërheqjen e Perandorisë Osmane, nga Rumelia, pra edhe nga Dibra, në fillimvitin 1912, shtetet ballkanike, shfaqën orekset e tyre, për zaptimin e trojeve shqiptare.  Të gjithë këto shtete, nisën bisedime të fshehta e drejtpërdrejta, për ndarjen e Shqipërisë në copa për vete. Pikërisht në këtë kuadër Dibra, ra pre e sulmeve të ushtrive serbe, të cilat vijuan për 9 vite rresht, nga 1913 deri në 1921. Masakrat, barbarizmat, djegia e fshatrave, plaçkitja, vrasjet ditën me diell, të burrave dhe grave, në sy të fëmijëve, duke i therur me bajoneta, jashtë çdo caku njerëzor, shkuan deri në vrasje të 3 vëllezërve të së njëjtës familje, duke çuar kështu në zhdukjen e saj. Ka plot dokumente të kohës që dëshmojnë për këto masakra të serbëve mbi popullsinë e fshatrave të Dibrës.  Në plotësim të shpalosjes së këtyre masakrave, një dëshmi e gjallë mbetet ajo që dha për “Memorie.al”, 92 vjeçari Isa Kola, njohës i mirë i historisë së Grykës së Madhe (Zerqanit). por edhe më gjërë Dibrës,.

Ja ç’farë rrëfen ai për një masakër të serbëve, në fshatin Sopot të Zerqanit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur i thashë Macolës, se gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, ishin dënuar me burg njerëz, vetëm pse ishin adhurues të tij, ai…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur për takimin me legjendën e futbollit italian

“Kur Mehmet Shehu i tha: E more Prenk Cali, të pat ardhur koha që ta mbyllje historinë me shkronja ari, po t’u bëje me ne, pse veprove kështu, ai…”/ Dëshmia e historianit të njohur nga Gjermania

– Ka qenë një mëngjes janari i vitit 1920, kur në rrugët e fshatit Sopot, ja beh patrulla serbe, e cila si zakonisht bënte krehjen e zonës, për armë e plaçkitje, për t’i hapur rrugën ushtrisë serbe, në sulmet e saj për pushtimin e Dibrës.  Patrulla duke kaluar në lagjen Mustafanje, të këtij fshati, është parë nga nëna e Muharrem Zenelit, e ndodhur në oborrin e shtëpisë.  Teksa ka dëgjuar të artikulohet fjala pushka, nga patrulla, ajo ka mërmëritur me vete duke lëshuar mallkimin; -“shtatë pushkë ju rafshin”. Porsa marrin vesh për mallkimin e plakës, patrulla bastis shtëpinë e saj, në kërkim të gjetjes së armëve.  Pasi nuk mundi të gjej armë, kanë marrë me vete të zotin e shtëpisë, Muharremin. Ndërkohë patrulla serbe urdhëron që të gjithë burrat e fshatit të grumbullohen tek lisi i kuvëndit ke varrezat. Komandanti i patrullës serbe, u ka bërë thirrje fshatarëve të dorëzojnë armët.  – Armë, nuk kemi, ka thënë Muharrem Zeneli. – Si nuk keni armë, -tha komandanti serb.  Nëna jote tha që shtatë pushkë ju rafshin, -vijoi komandanti dhe urdhëroi ta rrahin me shkopinj.  Për të ndërprerë masakrimin që serbët po i banin bashkëfshatarit të tyre, ngrihen 3 vëllezërit e fisit kamberi, Selim, Ali dhe Hajredin Kamberi dhe deklarojnë se nuk kanë armë.  – Ne vetëm të bëjmë pushkë druri për t’i dorëzuar, se të tjera nuk kemi, -thotë Sal Kamberi. Siç dhe u duk, komandanti serb, i mirinformuar për armëmbajtje të fshatarëve, jep urdhërin për kontroll në shtëpinë e kamberëve. Gjatë kontrollit, në hajatin (ahurin) e lopëve, patrulla serbe gjen 3 pushke austriake. Kaq mjaftoi që patrulla serbe të niste masakrimin e banorëve të këtij fshati.  Pas rrahjes në grup të fshatarëve, komandanti urdhëron veçimin nga turma, të 6 prej tyre, për t’i vrarë: Selim Kamberi, Ali Kamberi, Hajredin Kamberi, vëllezër, Sal Kamberi, Muharrem Zeneli dhe Tahir Hoxha.  Në fjalën e tij të fundit para ekzekutimit, Muharrem Zeneli, i thotë kryeplakut të fshatit, Xhabir Zeneli;

-“Mos mi ler në shpirt 4 napolonat, që ja kam borxh Ahmet Lokës.  Pasi e dëgjoi këtë serbi, lëshoi si nëpër dhëmbë; – “lirojeni qenin të punojë e coptohet vetë për të larë borxhin, duke i falur kështu jetën. Ndërkohë 5 të tjerët, Selim, Ali dhe Hajredin Kamberi, vëllezër, Sal Kamberi dhe Tahir Hoxha, i vrau duke i therur me bajoneta në oborrin e shtepise në sy të fëmijëve. Masakra të tilla, si kjo e Sopotit, vijon të tregojë 92 vjeçari Isa Kola, kanë vijuar edhe në fshatra të tjerë të Grykës së Madhe, si Zerqan, Valikardhë, Peladhi, si dhe Dushaj, Dragu, e Vajkal në Bulqizë, ku serbët kanë msakruar në mënyrë makabër luftëtarët e këtyre fshatrave, në mbrojtje të trojeve të tyre, duke i therur me bajoneta, në sy të fëmijëve, duke mos kursyer as vrasjen e grave, siç dhe ka ndodhur në Dragu të Bulqizës./Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Çfarë më tha Namiku për akuzat e Sigurimit si ‘agjent i UDB-së’ dhe ‘atentatin ndaj Enverit në ’84-ën” / Dëshmia e bashkëshortes dhe për vizitën e Bekim Fehmiut tek ata në Laç...

Next Post

Relacioni sekret për Enverin: Në mbledhjen e RTSH-së u tha se: Todi Lubonja ua futi kontrabandë Festivalin e 11-të, Partisë, popullit dhe punonjësve të Radio-Televizionit…

Artikuj të ngjashëm

“Kur i thashë Macolës, se gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, ishin dënuar me burg njerëz, vetëm pse ishin adhurues të tij, ai…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur për takimin me legjendën e futbollit italian
Intervista

September 21, 2026
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Intervista

“Kur Mehmet Shehu i tha: E more Prenk Cali, të pat ardhur koha që ta mbyllje historinë me shkronja ari, po t’u bëje me ne, pse veprove kështu, ai…”/ Dëshmia e historianit të njohur nga Gjermania

September 16, 2026
“Komunistët qarkullonin gjithfarë shpifjesh të ndyra, se; kosovarët janë injorantë dhe katila, vrasin rininë tonë të pafajshme, ç’nderojnë vajzat, plaçkisin tregtarët…”/ Refleksionet e emigrantit politik nga SHBA-ës
Intervista

“Xhafer Deva s’ishte terrorist, por një ndër atdhetarët më të devotshëm të Shqipërisë etnike, që u përpoq me të gjitha forcat për bashkimin e shtetit shqiptar, kurse Enver Hoxha…”/ Dëshmia e historianit të njohur nga Gjermania

September 18, 2026
“Imzot Serreqi, i lidhur me krerë të fiseve të Veriut të Shqipërisë, është autori i hartimit të memorandumeve, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve…”/ Raporti i diplomatit italian, më 13 shkurt 1912
Intervista

“Ja e vërteta e vrasjes së Ded Gjon Lulit në Mirditë, të cilën historiografia zyrtare e regjimit komunist të Enver Hoxhës, i’a atribuoi derës së Kapidanit, Gjon Markagjonit…”/ Dëshmia e historianit të njohur nga Gjermania

September 18, 2026
“Ne i përcollëm kolegët sovjetikë me buqeta lulesh deri në aeroport dhe ata na porositnin rreth vazhdimit të punimeve, pasi ishin të apasionuar dhe nafta…”/ Dëshmia e rrallë e gjeologut të njohur

September 13, 2026
“Unë dhe Pernaska i blemë në Budapest në ’72-in dhe i sollëm në Tiranë, ku akoma s’njihej ajo lojë, por kur ajo u përhap kudo, na thirrën në Klub dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Faruk Sejdinit, për goglat përplasëse

September 8, 2026
Next Post
Relacioni sekret për Enverin:  Në mbledhjen e RTSH-së u tha se: Todi Lubonja ua futi kontrabandë Festivalin e 11-të, Partisë, popullit dhe punonjësve të Radio-Televizionit…

Relacioni sekret për Enverin: Në mbledhjen e RTSH-së u tha se: Todi Lubonja ua futi kontrabandë Festivalin e 11-të, Partisë, popullit dhe punonjësve të Radio-Televizionit…

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme