• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 28, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ja si e vramë me atentat, Haziz Sharrën, kreun e rinisë së Ballit Kombëtar për Vlorën, pas urdhërit me shkrim që na dha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-atentatorit, kolonel i Artilerisë

669
Shares
5.5k
VIEWS

Dashnor Kaloçi               

Memorie.al publikon historinë e panjohur të ngjarjes së ndodhur në qytetin e Vlorës më 7 tetor të vitit 1943, kur pas direktivave që vinin nga Partia Komuniste Shqiptare me në krye Enver Hoxhën, Qarkori Komunist i Vlorës, me në krye Mihal Priftin dhe komandantin e njësiteve guerile të atij qyteti, Rr. P., morën vendimin që të vrisnin me atentat, Haziz Sharrën, që ishte kreu i rinisë nacionaliste të Ballit Kombëtar. Dëshmia e kolonel, Istref Mustafaraj, ish-komandant i Artilerisë për disa njësi të mëdha ushtarake në Vlorë, Durrës dhe Sarandë, i cili ishte një nga tre atentatorët që u ngarkuan nga Qarkori Komunist i Vlorës, dhe së bashku me dy shokët e tij, Miço Emini nga Vlora dhe Jonuz Pejën nga Kosova, i zunë pritë Hazizit fare pranë shtëpisë së tij te “Sheshi i Flamurit” dhe teksa ai po shkonte për në drejtim të Lagjes “Muradije”, ata të tre e qëlluan me revolverët e tyre, duke e goditur me shtatë plumba në trup, por nga fiziku i fortë që kishte, ai nuk ra në tokë, por nxori “Nagant”-in e tij dhe duke qëlluar në drejtim të tyre, i ndoqi për afro 100 metra dhe plagosi dy prej tyre. Dërgimi i Hazizit në shtëpinë e tij nga shokët që erdhën me të shpejtë në vëndin e ngjarjes pas atentatit dhe lutja që ata i bënë Dr. Kaçalinos për ta mjekuar atë dhe refuzimi i tij pasi kishte frikë se do ta vrisnin komunist, kur ta merrnin vesh se ai kishte mjekuar një nga krerët kryesorë të Ballit Kombëtar të Vlorës. Si u hakmorën më pas shokët e Hazizit, pjesëtarë të Ballit Kombëtar të Vlorës, duke vrarë dy atentatorët, Miço Eminin dhe Jonuz Pejën, e më pas edhe Dr. Kaçalinon, mjekun që s’kishte pranuan të mjekonte Haziz Sharrën, por kishte mjekuar atentatorin e tij, Jonuz Pejën, në shtëpinë e Bule Imamit. Historia e rrallë e ndodhur në qytetin e Vlorës, ku zinxhiri i vrasjeve ndërmjet komunistëve dhe ballistëve vazhdoi përsëri, pasi komunistët vranë edhe Marie Qazimin, Thoma Arapin, e më pas edhe Qamil bej Risilinë, që ishte një antikomunist.

Plani për vrasjen e Sharrës

Istref Mustafaraj tregonte: “Pas kapitullimit të Italisë fashiste, orientimet që vinin në Qarkorin e Vlorës nga ana e Enver Hoxhës, nuk ishin më të planit teorik, por në atë kohë sipas vendimeve të Partisë Komuniste Shqiptare, “Shpati” sillte vazhdimisht letra, ku urdhëronte për vrasje të personave konkretë. Në kuadrin e këtyre urdhrave që dërgonte Enver Hoxha në atë kohë, aty nga fillimi i tetorit 1943, përfaqësuesit e Qarkorit komunist të Vlorës, u mblodhën në shtëpinë e Bule Imamit që ndodhej në lagjen “Topana”.  Aty u bë një debat i gjatë, nëse duhej vrarë Kudret Kokoshi i cili ishte anëtar i Qarkorit të Ballit, apo Haziz Sharra, që ishte përfaqësues i Rinisë së Ballit. Pas shumë diskutimeve, fituan ata që mbështesnin vrasjen e Haziz Sharrës, duke arsyetuar se po të vritej Kudret Kokoshi, Hazizi si njeri i aksioneve, do të merrte hak, duke vrarë krerët kryesorë të Qarkorit Komunist, kurse po të vritej Hazizi, Kudreti, e shumta do të shkruante disa poezi si njeri i penës që ishte. Ky vendim për vrasjen e Hazizit, u muar vetëm dy javë pasi përfaqësuesit e Qarkorit Komunist, Hito Çako dhe Burhan Beqari, kishin qenë në shtëpinë e Kudretit, për t’i kërkuar që të bëhej një marrëveshje në lidhje me ndarjen e trofeve që u ishin kapur italianëve pas kapitullimit, marrëveshje e cila u realizua. Pas marrjes së vendimit për vrasjen e Haziz Sharrës, komandanti i njësitit gueril të Vlorës, Rr. P. dhe sekretari i Qarkorit Komunist, Mihal Prifti, bënë një urdhër me shkrim për kryerjen e aksionit, duke na caktuar për ta zbatuar si atentatorë: mua (Istref Mustafarajn) Elham Doçin nga Vlora dhe Jonuz Pejën nga Kosova, që ishim anëtar të njësitit gueril të qytetit”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

Atentati ndaj Sharrës

“Sipas vendimit të Qarkorit dhe të njësitit gueril, urdhrin me shkrim për vrasjen e Haziz Sharrës të nënshkruar nga Mihal Prifti (prof. në Shkollën Tregtare të Vlorës) dhe Rr. P. ma dorëzoi mua në dorë shoku ynë Miço Emini, në mëngjesin e gjashtë tetorit 1943. Pas njohjes me urdhrin për vrasjen e Haziz Sharrës, të cilin e njihja që nga prilli i vitit 1939, kur bashku me Mitaq Sallatën, Azbi Tepelenën, Nuri Arapin etj., kishim shkuar për të kërkuar armë për të luftuar në Bestrovë, ne nisëm të mendonim vetëm për kryerjen e tij, sepse për ta diskutuar atë urdhër, as që bëhej fjalë. Atë kohë, në praktikën e njësitit gueril, kur të ngarkohej ndonjë atentat apo aksion tjetër, kurrsesi nuk duhet të kërkoje shpjegime, por vetëm duhet ta zbatoje atë që të ngarkohej. Kështu pas marrjes së urdhrit për kryerjen e atentatit, në mëngjesin e shtatë tetorit 1943, unë së bashku me dy shokët e mi, Elham Doçi dhe Jonuz Peja, të mbështetur dhe nga tre katër pjesëtar të njësitit, i zumë pritë Haziz Sharrës, i cili pasi doli nga shtëpia e tij aty pranë Sheshit të “Flamurit”, u nis për në drejtim të Rrugës “Muradie” (sot Rruga Muze). Duke e ditur se Hazizi ishte një djalë trim e shumë i fuqishëm, ku të gjithë mundoheshin t’i evitonin përplasjet me të, edhe ne kishim menduar që të mos përballeshim dhe pasi ta linim të kalonte, do ta qëllonim nga pas. Kështu edhe vepruam. Pasi Hazizi vazhdoi të ecte në drejtim të Rrugës “Muradie”, ne e qëlluam njëherësh të tre dhe shtatë plumba të revolverëve tanë e kapën atë në trup. Por duke qenë se ai ishte fizik i madh, nuk ra në tokë dhe nxori “Nagant”-in e duke nga ndjekur për rreth 100 m., nisi të qëllonte në drejtimin tonë, duke na plagosur mua dhe Jonuzin që ikëm me vrap në shtëpinë e Bule Imamit, ku na prisnin shokët kryesorë të njësitit, për t’u raportuar mbi kryerjen e aksionit. Pasi ne u zhdukëm me shpejtësi nga vendi i aksionit, Hazizin e morën disa kalimtarë të rastit, të cilët e dërguan në shtëpinë e tij që ishte aty afër. Pas kësaj, dy shokë të tij që u gjendën menjëherë aty, u nisën menjëherë në kërkim të një mjeku dhe të parin që takuan ishte Dr. Kaçalino, (nga Vlora), të cilit pasi i treguan se çfarë kishte ngjarë, i kërkuan që të shkonte me ta për të mjekuar Hazizin. Dr. Kaçalino i cili ishte njeri shumë i mirë dhe nuk ishte përzier asnjëherë me politikë, nuk pranoi që të shkonte për të mjekuar Hazizin, duke u thënë se do e merrnin vesh partizanët dhe do e vrisnin edhe atë. Ndërsa Dr. Kaçalino nuk pranoi që të mjekonte Hazizin i cili vdiq atë natë në shtëpinë e tij nga shtatë plagët që kishte në trup, ai shkoi në shtëpinë e Bule Imamit dhe mjekoi shokun tim Jonuz Pejën, kurse unë u mjekova në shtëpinë e një kasapi, po në atë lagje. Atentati ndaj Haziz Sharrës nuk ishte aksioni i parë që kisha marrë pjesë unë, sepse në fundin e qershorit 1943, unë dhe Miço Emini arrestuam Thoma Arapin dhe Marie Qazimin, të cilët më pas u pushkatuan. Më vonë pas kapitullimit të Italisë, unë mora pjesë dhe në aksionin e rrëmbimit të floririt në Bankën e Vlorës, ku na komandonte Nuri Arapi dhe në fundin e shtatorit 1943, njësiti ynë i komanduar nga Burhan Beqari, vrau Qamil Bej Risilinë, i cili ishte një antikomunist i tërbuar”.

Vrasja e Dr. Kaçalinos dhe atentatorëve

“Pasi pjesëtarët e forcave të Ballit Kombëtar, e morën vesh se Dr. Kaçalino kishte shkuar dhe kishte mjekuar Jonuz Pejën në shtëpinë e Bule Imamit, ata e vranë doktorin në shenjë hakmarrje, pasi ai nuk kishte pranuar që të mjekonte Haziz Sharrën, vrasje e cila në atë kohë u dënua pothuaj nga të gjithë vlonjatët. Më 20 tetor të 1943, së bashku me disa të rinj u mblodhëm mbi Nartë tek “Guri i Çifutit” ku me urdhër të Qarkorit ,na komunikuan se do të pranoheshim në parti. Unë me Elham Doçin dhe Jonuz Pejën, u habitëm pasi e quanim veten komunistë, sepse që nga maji i 1942, unë kisha organizuar dhe drejtuar rininë komuniste të lagjes ku banoja. Kur ne i pyetëm se pse nuk quheshim komunistë, Dhimitër Mandro na tha: ‘Tashti që vratë kuçedrën (e kishte fjalën për Hazizin), ju dhatë prova dhe do të pranoheni komunistë’. Pranimi në parti si komunistë ishte një gëzim i madh për ne, por dy shokët e mi, Jonuzi me Elhamin, nuk e gëzuan, sepse dy ditë më vonë, më 22 tetor 1943, ata u vranë me atentat përpara Bashkisë së Vlorës, aty ku sot është Muzeu Etnografik. Atentati ndaj tyre u krye nga dy të rinj të Ballit Kombëtar A. S. dhe R. R. në shenjë hakmarrje ndaj atentatit që ata bashkë me mua, i kishim bërë Haziz Sharrës. Pak kohë përpara vrasjes së Jonuzit dhe Elhamit, ballistët kishin vrarë dhe dy partizanë të tjerë quajtur H. B. dhe L. L. Pas kësaj, në shenjë hakmarrje për vrasjen e Jonuz Pejës dhe Elham Doçit, ato ditë partizanët bënë një aksion në Qafë të Bestrovës, ku arrestuan rreth 30 fshatarë të Topalltisë, të cilët i dërguan tek “Guri i Çifutit” mbi Nartë, ku pasi pushkatuan pesë prej tyre, të tjerët i liruan”, përfundonte rrëfimin e tij, koloneli Istref Mustafaraj, i cili gjatë kohës së Luftës, ka qenë një nga atentatorët e njësitit gueril të Vlorës, i cili kreu vrasjen e Haziz Sharrës. Shpëtimi Sharra, (djali i Muharremit, vëllait të Hazizit) shprehet: “Në vitin 1991, kur Istref Mustafaraj dëshmoi publikisht për vrasjen e xhaxhait tim, Hazizit, u turbullova dhe krijova urrejtje ndaj atij njeriu që na kishte shkaktuar tragjedinë e familjes sonë, të cilin nuk doja ta shihja me sy. Por duke arsyetuar se ai njeri me anë të dëshmisë që dha duke denoncuar vetveten, për një veprim të kryer kur ishte fare i ri dhe i imponuar nga rregullat e Partisë Komuniste, e përshëndeta qëndrimin e tij dhe vrasjen e xhaxhait e konsiderova kapitull të mbyllur”.

Kush ishte Haziz Sharra?

Haziz Sharra u lind në qytetin e Vlorës në vitin 1916, ku të parët e familjes së tij ishin vendosur aty nga viti 1800, pasi ishin shpërngulur nga Kavaja. Babai i Hazizit, Muço Sharra, që në vitin 1908 ka qenë i dënuar me vdekje nga Porta e Lartë e Stambollit, pasi së bashku me Ibrahim Abdullahun, Elmaz Xhaferrin, Ali Beqirin dhe Duro Shaskën, dolën hapur në mbështetje të Ismail Qemalit. Në vitin 1912, Muço Sharra së bashku me disa patriotë të tjerë vlonjat, e pritën Ismail Qemalin tek Ura e Mifolit dhe në atë kohë e gjithë familja Sharra, me në krye Hasan Sharrën, u vunë mbështetje të Ismail Qemalit që ato ditë para Shpalljes së Pavarësisë, u strehua në shtëpinë e Musa Sharrës. Gjatë Luftës së Vlorës në vitin 1920, Muço Sharra ishte i pari që u internua nga italianët në ishullin e Sazanit, së bashku me Jani Mingën, Dom Mark Vasën dhe shumë patriotë të tjerë. Gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, familja Sharra nuk u përzje në politikë, por qëndrimi i tyre ishte në mbështetje të Mbretit Zog. Duke qenë në një gjendje të mirë ekonomike, Hazizi, pasi ndoqi mësimet në Vlorë, shkoi për të studiuar në “Zosimea” të Janinës në Greqi, ku pasi kreu dy vjet, u kthye në qytetin e Vlorës, ku u lidh me Lëvizjen Antifashiste. Aty nga fundi i vitit 1942, ai u bë një nga drejtuesit kryesorë të Rinisë së Ballit Kombëtar në rrethin e Vlorës dhe e udhëhoqi atë organizatë deri në tetorin e vitit 1943, kur u vra me atentat nga komunistët. Në atë kohë, përveç Hazizit, në organizatën nacionaliste, Balli Kombëtar, aderuan edhe vëllezërit Shyqëri e Lekmi Sharra, të cilët u burgosën dhe u ekzekutuan nga komunistët në vitin 1947, si dhe inxhinieri i famshëm Abdyl Sharra, i cili u pushkatua nga regjimi komunist, i akuzuar si “sabotator në tharjen e kënetës së Maliqit”. Po kështu pas mbarimit të Luftës, nga familja Sharra u burgosën edhe Mendu, Astrit e Muharrem Sharra (vëllai i Hazizit), kurse Ymer Sharra, i cili gjatë Luftës kishte qenë prof. në Shkollën Tregtare të Vlorës, u arratis nga Shqipëria dhe u vendos në SHBA-ve, ku punoi për shumë kohë në disa universitete, duke u marrë me kërkime shkencore. Në vitin 1946, familja Sharra në Vlorë mbeti pa asnjë burrë në shtëpi dhe Muço Sharra (babai i Hazizit) pasi u dënua me 12 vjet burg në një moshë të thyer, kur u lirua nga burgu, duke mos pasur strehë tjetër, përfundoi në Azilin e Pleqve të Fierit ku dhe vdiq në mjerim të plotë./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share669TweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 01 Qershor

Next Post

Letra dërguar Enverit për Teatrin: “Piro Mani tha: ne s’duhet të jemi robër të kultit të Brehtit dhe Stanisllavskit, por të….”/ Raporti edhe për Frashërin, Pitarkën, Lucën, Qerimin, etj.

Artikuj të ngjashëm

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
Next Post
Letra dërguar Enverit për Teatrin: “Piro Mani tha: ne s’duhet të jemi robër të kultit të Brehtit dhe Stanisllavskit, por të….”/ Raporti edhe për Frashërin, Pitarkën, Lucën, Qerimin, etj.

Letra dërguar Enverit për Teatrin: “Piro Mani tha: ne s’duhet të jemi robër të kultit të Brehtit dhe Stanisllavskit, por të….”/ Raporti edhe për Frashërin, Pitarkën, Lucën, Qerimin, etj.

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!