• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, July 15, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ja çfarë bëri Mbreti Zog për Shqipërinë dhe përse duhet nderuar e përkujtuar ai edhe në ceremonialin shtetëror…”?/ Refleksione të ish-deputetit dhe kreut të Partisë së Legalitetit

Memorie.al
Studjuesi Fischer: “Zogu ishte një nacionalist dhe ai nuk u lëkund nga presionet dhe kërcënimet e Musolinit, i cili…”/ Tre tentativat e italianëve, për të vrarë Mbretin e Shqiptarëve
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al

Nga Ekrem Spahiu*

– NDERIMI PËR MBRETIN ZOG – DETYRIM SHTETËROR –

              (Me rastin e 127 vjetorit të lindjes)

Memorie.al / Pas Ismail Qemalit, i cili ka meritën unike historike që e shkëputi Shqipërinë nga zgjedha otomane dhe e shpalli të lirë e të pavarur, shtetari i parë afatgjatë, që kornizoi Shqipërinë europiane, është Ahmet Zogu, madje në periudhën më kritike të botës, atë midis dy luftërave botërore. Është fakt, që historia e shtetit shqiptar të asaj kohe është edhe historia e Ahmet Zogut, sepse është vepër dhe kontribut i tij.

Gjithashtu mund të lexoni

“Sa herë shikoj filmin ‘Njeriu me Top’, me skenar të Dritëro Agollit, më kujtohet italiani që kemi mbajtur në shtëpinë tonë, në Qafë të Skraparit, në kohën e Luftës, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur

“Mustafa Kruja ka rekrutuar kosovarë kundër partizanëve të Malit të Zi dhe kosovarët do të zbresin kundër nesh, siç rrethuan Myslimin në Pezë, më 29 shtator 1942…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos

Prandaj, nderimi për Ahmet Zogun, është nderim legjitim për shtetin shqiptar. Absolutisht është legjitim nderimi për aktin e madh të shpalljes së pavarësisë, por është po aq legjitim nderimi i faktit që Ahmet Zogu përfaqësoi krahinën e Matit në Kuvendin e Vlorës dhe, në roje të pavarësisë së sapo shpallur të vendit, organizoi dhe angazhoi forcat e tij kundër forcave serbo-malazeze në Kakarriq, duke vënë jetën e tij në altarin e sakrificës për lirinë e Atdheut.

Është legjitim nderimi për Kongresin e Lushnjës. Por është po aq legjitim nderimi i faktit që Ahmet Zogu, përveçse ishte një ndër protagonistët kryesorë për thirrjen dhe organizimin e atij

kongresi, iu besua edhe detyra për sigurimin e tij, duke e zgjedhur madje në qeveri, në detyrën delikate për kohën, atë të Ministrit të Brendshëm.

Me këtë autoritet legjitim, ai i hapi rrugën qeverisë së dalë nga ai kongres për t’u zhvendosur dhe instaluar në Tiranë, si dhe për të vënën nën kontroll, në emër të asaj qeverie, të gjithë territorin e vendit.

Është legjitim përcaktimi i vendit të duhur në histori e në protokoll për të gjithë kryeministrat e vendit. Prej këtej, është imponim të nderohet edhe kryeministri Ahmet Zogu që qeverisi më gjatë vendin në ato vite të trazuara të pas Luftës së Parë Botërore.

Është legjitim nderimi për arritjet e çdo kohe çfarë ka qenë interes kombëtar shqiptar. E për këtë arsye, shteti shqiptar e ka për detyrim zyrtar të nderojë faktin se Mbretëria Shqiptare ishte shteti më i konsoliduar shqiptar që orientoi të gjitha strukturat dhe institucionet e qeverisjes për nga modelet më të mira Perëndimore. Si rrallë herë në historinë e Shqipërisë, ai thirri ekspertizën më të mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike të shteteve perëndimore.

Statuti Themeltar, kodi civil, kodi tregtar, kodi penal, kodi i procedurës civile, etj, të hartuara nën këtë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës otomane dhe e orientuan zhvillimin e Shqipërisë për nga potencialet demokratike.

Ministrat, deputetët dhe ambasadorët e kohës së Mbretërisë Shqiptare u zgjodhën nga njerëzit më të ditur të vendit, të cilët i vunë aftësitë e tyre në shërbim të shtetit dhe shtetasve, siç e kërkonte statusi i tyre social dhe formimi i tyre. Mbi këto baza, u krijua edhe administrata e shtetit, dokumentacioni zyrtar i së cilës mbetet edhe sot etalon korrektese ligjore.

Me përvojën dhe autoritetin e krijuar, kontrolli i territorit u forcua në atë shkallë sa, në të gjitha kohërat më pas, kujtohet me nostalgji fakti që një xhandar i vetëm, mbante rendin e qetësinë në një zonë të caktuar. Me ekspertizën më të mirë perëndimore u ngrit Ushtria Kombëtare, me të gjitha strukturat krahasuese europiane, të cilës iu dha një mbështetje e pashembullt, duke i alokuar buxhet për parësor.

U shenjtërua prona dhe kadastra si elemente themelore të së drejtës. Liria e shprehjes dhe e shtypit ishte e garantuar. Në atë periudhë u botuan gazeta të gjithfarëllojshme opozitare, në të cilat nuk ishte blasfemi dhe nuk ndëshkohej kush pse shkruante kundër qeverisë apo edhe vetë Mbretit.

U ndërtua nga fillimi infrastruktura rrugore dhe ura të shumta. Pikërisht në atë kohë mori formë kryeqyteti shqiptar, me korpuset kryesore, të cilët akoma edhe sot përbëjnë pasaportën e identitetit të tij urban. Shteti në kohën e Mbretit Zog, e bëri krenar shqiptarin: me politikat e ndjekura, iu garantua lëvizja e lirë, me pasaportë të denjë për të paraqitur identitetin e tij në çdo vend të botës.

Paraja shqiptare, napoloni i famshëm, ishte një nga monedhat më të forta të kohës. U masivizuar arsimi kombëtar duke i dhënë prioritet edukimit të brezit të ri me frymë kombëtare. U respektuan, si në asnjë vend fqinj, të drejtat e minoriteteve për arsimim në gjuhën e tyre.

Mbretëria shqiptare garantoi me ligj lirinë e besimeve fetare. Me një lëvizje të vendosur dhe të papërsëritshme, Ahmet Zogu krijoi të gjitha kushtet për shpalljen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare. Qysh në vitin 1925, ai kishte garantuar ngritjen në Shqipëri të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Askush nuk mund t’i mohojë këto vlera në historinë shtetërore të Shqipërisë.

Atëherë shteti duhet të jetë serioz me veten që, në ceremonialin zyrtar të Shqipërisë, të përfshihet edhe përkujtimi i ngjarjeve historike e jetësore që lidhen me Mbretërinë Shqiptare. Është një detyrim ndaj shtetarit të rrallë shqiptar, Ahmet Zogut. Memorie.al

*ish-Deputet & Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 8 Tetor 2022

Next Post

“Peçini dhe Ziçishti kanë qenë prezent në spitalin e Parisit në ’72-in, ku Mehmet Shehu u takua me agjentin amerikan dhe mori prej tij...”/ Akt-akuza e Gjykatës së Lartë, në ’83-in

Artikuj të ngjashëm

“Sa herë shikoj filmin ‘Njeriu me Top’, me skenar të Dritëro Agollit, më kujtohet italiani që kemi mbajtur në shtëpinë tonë, në Qafë të Skraparit, në kohën e Luftës, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur
Dossier

July 14, 2025
“Mustafa Kruja ka rekrutuar kosovarë kundër partizanëve të Malit të Zi dhe kosovarët do të zbresin kundër nesh, siç rrethuan Myslimin në Pezë, më 29 shtator 1942…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos
Dossier

“Mustafa Kruja ka rekrutuar kosovarë kundër partizanëve të Malit të Zi dhe kosovarët do të zbresin kundër nesh, siç rrethuan Myslimin në Pezë, më 29 shtator 1942…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos

July 14, 2025
“Një ditë, kapterët e lidhën grekun Taso dhe komandanti i kampit, Barjam Korvafa, e zuri prej gryke, ashtu siç zë me dhëmbë ujku dashin dhe ai ra pa ndjenja në tokë, por…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

“Për shqiptarët e Kosovës, që përbëjnë 65% të popullsisë atjeshme dhe 2/3 e Shqipërisë së 1913-ës, Partia ka heshtur, pasi Miladini…”/ Zbulohet letra e Koço Tashkos për Kominternin, por që ra në duart e Enverit!

“Shqiptari Simon Sina, nga Vithkuqi i Korçës, një nga pasanikët më të mëdhenj në Evropë, i dhuroi Athinës ndërtesën e akademisë…”! / Refleksionet e studiuesit të njohur të raporteve shqiptaro-greke

July 13, 2025
“Pasi kishte kaluar kufirin me varkë nga liqeni i Ohrit, Velkon e kishin mbyllur në qelitë e Degës së Pogradecit, kurse të dashurën e tij, ata shefat e Sigurimit, e kishin…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës
Dossier

“Pasi kishte kaluar kufirin me varkë nga liqeni i Ohrit, Velkon e kishin mbyllur në qelitë e Degës së Pogradecit, kurse të dashurën e tij, ata shefat e Sigurimit, e kishin…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 13, 2025
Next Post
Memorie.al

“Peçini dhe Ziçishti kanë qenë prezent në spitalin e Parisit në ’72-in, ku Mehmet Shehu u takua me agjentin amerikan dhe mori prej tij...”/ Akt-akuza e Gjykatës së Lartë, në ’83-in

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme