• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 28, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Ishte toger i Sigurimit në Durrës, e dërguan me mision sekret në Greqi dhe s’u kthye më, në ’66-ën na thanë se…”/ Dëshmia e vëllait dhe e “kolegëve” të tij

“Ishte toger i Sigurimit në Durrës, e dërguan me mision sekret në Greqi dhe s’u kthye më, në ’66-ën na thanë se…”/ Dëshmia e vëllait dhe e “kolegëve” të tij
“Ishte toger i Sigurimit në Durrës, e dërguan me mision sekret në Greqi dhe s’u kthye më, në ’66-ën na thanë se…”/ Dëshmia e vëllait dhe e “kolegëve” të tij
“Ishte toger i Sigurimit në Durrës, e dërguan me mision sekret në Greqi dhe s’u kthye më, në ’66-ën na thanë se…”/ Dëshmia e vëllait dhe e “kolegëve” të tij
“Unë jam dakort me Spiro Kolekën që të ulim numrin e bagëtive të fshatarëve”/ Diskutimi i Enverit në Byro në ’56-ën që u kundërshtua vetëm nga Liri Belishova dhe bashkëshorti i saj…
Memorie.al
“Ishte toger i Sigurimit në Durrës, e dërguan me mision sekret në Greqi dhe s’u kthye më, në ’66-ën na thanë se…”/ Dëshmia e vëllait dhe e “kolegëve” të tij
“Ishte toger i Sigurimit në Durrës, e dërguan me mision sekret në Greqi dhe s’u kthye më, në ’66-ën na thanë se…”/ Dëshmia e vëllait dhe e “kolegëve” të tij
“Ishte toger i Sigurimit në Durrës, e dërguan me mision sekret në Greqi dhe s’u kthye më, në ’66-ën na thanë se…”/ Dëshmia e vëllait dhe e “kolegëve” të tij
“Ishte toger i Sigurimit në Durrës, e dërguan me mision sekret në Greqi dhe s’u kthye më, në ’66-ën na thanë se…”/ Dëshmia e vëllait dhe e “kolegëve” të tij
21
Shares
2.7k
VIEWS

Dashnor Kaloçi 

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Kostandin Kazanxhiut nga qyteti i Durrësi, i cili pasi kishte qenë një nga atentatorët kryesorë të njësiteve guerile të Durrësit gjatë periudhës së Luftës ku dhe u arrestua nga gjermanët, shkoi partizan në Grupin e Pezës dhe në Brigadën e 22 Sulmuese, duke luftuar deri në Vishegrad të Jugosllavisë. Emërimi i tij në Seksionin e Sigurimit të Shtetit menjëherë pas mbarimit të Luftës, duke u dërguar me një mision sekret në Greqi, prej nga nuk u kthye më dhe familjes së tij, vetëm në vitin 1965-së i treguan se ai ishte shpallur “Dëshmor i Atdheut”, dhe e dekoruan me “Medaljen e Trimërisë”, si dhe emrin e tij i’a vunë një rruge në qytetin bregdetar të Durrësit. Dëshmia e të vëllait Alfred Kazanxhi dhe ish-kolegëve të tij shqiptar e grekë, për misionin sekret në Greqi.

Kazanxhi në misionin sekret në Greqi

Në janari i vitit 1946, ministri i Brendshëm Koci Xoxe dhe ndihmësi i tij, kolonel Myftar Tare, thirrën urgjent në Ministri një grup ushtarakësh prej 10-12 vetash ku bënte pjesë dhe toger Kostandin Kazanxhi,  ju komunikuan atyre se ishin ngarkuar për të kryer një mision tepër sekret, që kishte të bënte me ndihmën që Qeveria Shqiptare do t’u jepte partizanëve grekë të EAM-it, të cilët asokohe luftonin për të përmbysur Qeverinë e Kryeministrit Caldaris. Sipas dëshmisë së Iliaz Lumanit, njërit prej atyre 12 ushtarakëve që u ngarkuan me atë mision, oficerët shqiptarë do të mbanin lidhje të vazhdueshme dhe do të bashkëpunonin me krerët kryesorë të Partisë Komuniste Greke, që kryesohej nga Niko Zaharjadhis dhe Shtabin e partizanëve, i cili ishte vendosur në Malin e Gramozit dhe komandohej nga gjeneral Marko Vafjadhis. Kjo ndihmë konsistonte në furnizimin me ushqime, veshmbathje armë e pajisje të tjera luftarake si dhe kurimin e partizanëve grekë të plagosur në Shqipëri. Në këtë mision, toger Kazanxhi u ngarkua si përgjegjës grupi dhe kreu disa detyra të rëndësishme, kryesisht në zonën kufitare të Malit të Gramozit dhe në fshatin Nikolicë, ku ishte vendosur pika kryesore sekrete ku bëheshin takimet me ushtarakët lartë grekë dhe krerët e EAM-it. Aty nga fundi i verës së vitit 1948, Kostandini u kap rob dhe u arrestua nga forcat qeveritare greke. Po në çfarë rrethanash ndodhi arrestimi i Kostandinit dhe cili ishte misioni që ishte duke kryer ai?

Gjithashtu mund të lexoni

“I pandehuri Gjet Kadeli, së bashku me disa të dënuar të tjerë, nga më kryesorët e aktivët, ka ngritur flamurin në kamp dhe…”/ Vendimi i gjykatës së Rrëshenit, për pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

Dëshmia e partizanëve grekë

Lidhur me arrestimin e Kostandinit, kanë dëshmuar disa nga ish-partizanët grekë të quajtur Jorgo Kondalanis, Panajotis Kollovos, Nikollau Pllastiras dhe Isidoros Rozaqis, të cilat kanë qenë së bashku me të gjatë atij misioni (dëshmia e tyre është përkthyer nga Spiro Kallo) ku ata shprehen: “Ne ishim në dijeni për ardhjen e Koços në Greqi, sepse sipas kërkesës së Shtabit tonë, në shtatorin e vitit 1948, Qeveria shqiptare do të na dërgonte një anije me armë e materiale të tjera luftarake. Sipas urdhrit, ne dolëm për ta pritur atë në vendin e caktuar në limanin e vogël të Teraka në Juglindje të Lekonisë, në gadishullin e Peloponezit. Përpara se të vinte kjo anije që e shoqëronte Koço, aty nga prilli i vitit 1948, kishte ardhur dhe një anije tjetër, e cila hyri në portin e Lekonisë dhe pasi e shkarkoi mallin, u largua pa u diktuar. Ndërsa anija që e shoqëronte Koço, nuk i pa sinjalet tona të cilat ishin me ndezjen e zjarreve dhe ajo u fut në drejtim të skelës fare pranë qytetit, ku pasi pa dritat tentoi të largohej duke ecur anash skelës, por aty u ndesh në një shkëmb. Në atë kohë nga zhurma që u krijua, ajo u diktua nga një anije patrulluese e marinës greke (forcat qeveritare) e cila menjëherë u nis në drejtim të saj, por u gjend në zjarrin që hapi anija ku ishte Koço. Në atë kohë, ne që ishim në pritje të anijes shqiptare, pamë që u bë alarm dhe një avion grek i cili fluturoi ulët duke mitraluar anijen shqiptare. Nga bombardimi që ai avion i bëri anijes, ajo u shkatërrua pothuaj plotësisht, kurse Koço me pesë pjesëtar të ekuipazhit të saj mundën që të shpëtonin gjallë pasi u hodhën në det dhe duke notuar dolën në breg ku i prisnim ne. Pasi u takuam ne ikëm në thellësi të maleve, duke u ndarë në tre skuadra me nga pesë-gjashtë vetë. Koços i takoi që të ishte në një skuadër me komandantin grek, Jorgos Kondalanis, dhe qëndroi bashkë me ne në mal deri aty nga fundi i shtatorit 1949. Në atë kohë, ne ndodheshim në një gjendje të vështirë dhe në një rast na u desh që të afroheshim në një fshat ku gjetëm disa mollë për të ngrënë dhe pasi u larguam, disa ushtarë grekë të Reparteve të Ndjekjes, kishin parë mbeturinat e mollëve dhe duke dyshuar se aty kishte lëvizje, forcuan kontrollin dhe qëndruan për një kohë të gjatë në pritje të ardhjes sonë atje. Duke mos e ditur se kishim rënë në gjurmë të Reparteve të Ndjekjes, pas disa ditësh, ne u kthyem përsëri në atë vend dhe aty ramë në grackë e u gjetëm të rrethuar nga repartet e asfalisë greke që ishin pozicionuar mirë dhe filluan të na qëllonin. Pas kësaj filloi përpjekja me armë ku na u vranë dhe u plagosën disa shokë, ndërsa disa të tjerë mundën që të largoheshin duke çarë rrethimin. Në atë përpjekje u plagosëm dhe unë (Komandanti Jorgos Kondalanis) e Koço, me nga një plagë të lehtë në këmbë. Në këtë gjendje unë (Kondalanis) dhe Jorgo, mundëm që të largoheshim duke lënë disa shokë të vrarë e u fshehëm në një pyll. Pas ca kohësh nga mungesa e ushqimeve, Koço u detyrua dhe zbriti poshtë në një fshat, që të na siguronte ndonjë gjë për të ngrënë dhe u fut në një dyqan bakalli. Shitësi i atij dyqani i cili ishte vënë në shërbim të reparteve të asfalisë, porsa e pa Koçon, dyshoi për atë njeri të panjohur, e menjëherë i nxori pistoletën dhe e ndaloi aty, deri sa shkuan repartet e ndjekjes, që ishin aty pranë dhe e arrestuan menjëherë. Pas kësaj atë e dërguan në burgjet e Athinës ku iu nënshtrua për një kohë të gjatë proceseve hetimore. Në atë burg, Koço qëndroi për më shumë se një vit dhe më pas ai i’u nënshtrua procesit gjyqësor, ku dhe u dënua me vdekje i akuzuar si agjent i huaj dhe u ekzekutua në 27 dhjetor të vitit 1951”, përfundon dëshmia e ish-partizanëve grekë të EAM-it.

Në 1965, njoftohet familja dhe shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Ish-togeri i Sigurimit Iljaz Lumani tregon: “Ndonëse Koçon e torturuan gjatë hetuesisë dhe problemin e tij Qeveria greke e ngriti deri në OKB, ai nuk e hapi gojën dhe nuk tregoi asnjë fjalë, për ne shokët e tij që vazhduam edhe për disa vjet misionin tonë në Greqi”. Kurse i vëllai, Alfred Kazanxhi, tregon: “Kur u takuam për herë të fundit me Koçon, ai na përqafoi dhe duke qeshur na tha: ‘Nuk kthehem më’. Nga ato fjalë ne e kuptuam se kishte marrë përsipër një aksion të vështirë që mund të ishte i fundit për të, por ai nuk e kundërshtoi urdhrin që i ishte dhënë dhe u nis. Ndonëse nga burime të ndryshme ne mësuam disa gjëra rreth vëllait tonë, deri nga viti 1965, shteti nuk na dha asnjë njoftim zyrtar, për fatin e tij. Atë vit na thirrën në Komitetin Qendror mua dhe nënën aty na u komunikua zyrtarisht se: Kostandini u shpall dëshmor i atdheut dhe pas disa kohësh na sollën në shtëpi dekoratën “Urdhri i Trimërisë” që i’a akordoi Kuvendi Popullor dhe për çdo 5 maj na vinin për vizita shokët e tij e ata të udhëheqjes. Pas asaj kohe unë jam takuar me shumë nga ish-shokët e Koços që kishin punuar bashkë në atë mision, si dhe me disa ish-partizanë grekë të cilët më kanë treguar se ai ishte kapur me tradhti, pasi njëri nga anëtarët e ekuipazhit të anijes që u nis nga Durrësi, i cili ishte dhe komisar i atij grupi, i futi ata në kurth duke i përplasur me marinën greke”.

Kush ishte Kostandin Kazanxhi?

Kostandin Kazanxhi u lind në qytetin e Durrësit në vitin 1923 në një familje nëpunësish të mesëm ku asokohe babai i tij, Dhimitri, punonte si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës, si dhe këshilltar ekonomik pranë Shoqërisë SINGER. Pas mbarimit të shkollës Unike në qytetin e Durrësit, Kostandini u dërgua nga familja në qytetin e Vlorës për të ndjekur mësimet në shkollën e mesme Tregtare, të cilat u detyrua që t’i ndërpriste pas dy vjetësh, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, ku u ndodh familja e tij. Por, gjatë atyre dy vjetëve që ai qëndroi në Tregtaren e Vlorës, Koço ra në kontakt me idetë komuniste dhe morri pjesë në disa demonstrata, që u organizuan nga nxënësit e asaj shkolle, së bashku me Skënder Çelën, Vllas Arapin, Ndue Palin etj. Pasi u kthye në qytetin e Durrësit, ai filloi punë si çirak në disa lokale dhe më pas si kryepunëtor në Portin Detar të Durrësit. Në vitin 1941-’42, kur në qytetin e Durrësit filloi të organizohej Lëvizja Antifashiste, Kostandini së bashku me dy vëllezërit e tij, Alfredin dhe Ernestin, motrën, Krisafgjinë, dhe nënën Pandorën, ishin nga të parët që u aktivizuan familjarisht në grupet edukative dhe celulat e para komuniste të qytetit bregdetar. Menjëherë pas formimit të Partisë Komuniste, Kostandini morri pjesë si një nga anëtarët kryesorë të njësiteve guerile të atij qyteti, duke u dalluar në disa aksione, si: ai i rrëmbimit të armëve të tregtarit, Gjon Zaja, në rrëmbimin e shaptilografëve të shkollës Qytetëse, në rrëmbimin e sheqerit, që ishte depozituar në një magazinë të degës së Bankës së Shtetit të atij qyteti, në aksionin e rrëmbimit të armëve në Marinën italiane. Që nga fillimi i vitit 1942, shtëpia e tyre u bë një nga bazat kryesore të Luftës në të gjithë rrethin e Durrësit, ku u strehuan për një kohë të gjatë edhe disa nga eksponentët kryesorë të udhëheqjes së lartë komuniste të PKSH-së dhe shokë të tjerë ilegalë të tyre e partizanë të plagosur. Po kështu, në banesën e familjes Kazanxhi, (baza e tretë komuniste më e madhja dhe më e rëndësishmja në rrethin e Durrësit), u bënë disa mbledhje të fshehta, ku u grumbulluan, armë, municione, ushqime, veshmbathje, të cilat nga aty më pas dërgoheshin në zonën e Pezës. Në verën e vitit 1943, Kostandini u ngarkua dhe morri pjesë në formimin e Këshillit Nacionalçlirimtar të Manzës dhe fshatrave të tjerë të asaj zone. Pak kohë më vonë, duke qenë se ra shumë në sy të italianëve, Kostandini u caktua që të dilte partizan në Grupin e Pezës (Batalioni i Shijakut), si përgjegjësi i rinisë komuniste. Më 19 nëntor të vitit 1943, ai do të kryente një aksion në qytetin e Durrësit, ku u arrestua nga gjermanët dhe u mbajt në burg, deri në prillin e vitit 1944. Pasi doli nga burgu, ai erdhi në Tiranë dhe punoi në ilegalitet, deri në gushtin e atij viti dhe përsëri shkoi në Grupin e Pezës. Mbas formimit të Brigadës 22 Sulmuese, u inkuadrua pranë saj me detyrën e përgjegjësit të rinisë së Batalionit të IV-ët dhe pas një muaji me detyrën e komisarit të kompanisë. Në përbërje të asaj brigade, Kostandini morri pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi ajo si në Shijak, Pukë, Shkodër, Deçiç, Tuz, Podgoricë, e deri në Vishegrad të Bosnjës, në Jugosllavinë e asaj kohe. Menjëherë pas mbarimit të Luftës në fundin e nëntorit të vitit 1944, ai u emërua me punë pranë Seksionit të Punëve të Brendshme të Qarkut të Durrësit, (dega e Sigurimit) dhe për disa kohë u dërgua në Fermën e Xhafzotaj, në ndihmë për zbatimin e Reformës Agrare në atë zonë. Në fillimin e vitit 1946, Kostandini u ngarkua me një mision sekret në Greqi dhe nuk u kthye më, humbi jetën pa asnjë gjurmë. Vetëm në vitin 1965-së, familja e tij u njoftua zyrtarisht se ai ishte shpallur “Dëshmor i Atdheut”, dhe Presidiumi i Kuvendit Popullor e dekoroi me “Urdhrin e Trimërisë” me motivacionin: “Për qëndrim revolucionar dhe të paepur para organeve hetimore dhe gjyqësore të monarko-fashistëve grekë, për besnikëri deri në vdekje ndaj Republikës Popullore të Shqipërisë”. Më pas me emrin e tij u pagëzua një nga rrugët e qytetit bregdetar të Durrësit dhe gjithashtu u bë një varr simbolik në Varrezat e Dëshmorëve të atij qyteti. Pas viteve ’90-të, me propozim të Shoqatës “Durrësi”, Bashkia e Durrësi i akordoi titullin “Mirënjohja e Durrësit”./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share21TweetPinSendShareSend

Previous Post

Kujtimet e At Anton Harapit: “Në pranverën e 1916-ës, isha çdo ditë mes fshatarëve të Dukagjinit që jepnin shpirt nga epidemia e kolerës, ku vdiqën 575 vetë dhe…”/

Next Post

Kalendari Historik 04 Maj

Artikuj të ngjashëm

Memorie.al
Personazh

“I pandehuri Gjet Kadeli, së bashku me disa të dënuar të tjerë, nga më kryesorët e aktivët, ka ngritur flamurin në kamp dhe…”/ Vendimi i gjykatës së Rrëshenit, për pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit

March 27, 2023
“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Personazh

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

March 26, 2023
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

March 24, 2023
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
Personazh

“Unë kam rregullar armë zjarri si, çifte pistoleta, etj., dhe kam modifikuar edhe fishekë, por të gjitha këto, i kam bërë pa leverdi ekonomike…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Edhe pse nuk kisha as tokë dhe as lopë si anëtarët e kooperativës, kryetari Muharrem Seferi, nuk më jepte largimin, dhe më tha; mua nuk ke për t’ma pa hajrin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
“Xhaviti thotë se; unë i kam shkruar vetëm udhëheqësit kryesor të Partisë, duke i thënë të mos krekoset si gjel, pasi…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, në ’81-in
Personazh

“Babai im, u arrestua për vrasjen e Bardhok Bibës, por në korrik 1950, ai theu burgun e Rrëshenit dhe u arratis më pas në Jugosllavi, me vëllanë tim, Gjonin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë, 1972

March 21, 2023
Next Post
Caleknadr

Kalendari Historik 04 Maj

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!