• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, June 5, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ish-Presidenti Clinton, reagoi i zemëruar ndaj gazetarit të CNN, që i kujtoi zgjerimin e NATOS-s, me shtetet ish-komuniste, si Shqipëria…”/ Dëshmia e ish-drejtorit shqiptar, të ‘Zëri i Amerikës”

0
Shares
237
VIEWS

Nga Frank Shkreli

Memorie.al / Të dielën që kaloi, Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, i dha një intervistë gazetarit dhe analistit, Fareed Zakaria, në programin e tij, “GPS”, transmetuar nga rrjeti televiziv CNN. Gjatë intervistës, që preku disa çeshtje të politikës së mbrendshme dhe të jashtme, ish-Presidenti Clinton, u pyet nga gazetari veteran i CNN, mbi një numër çeshtjesh me të cilat përballet Amerika dhe bota, përfshir agresionin e pa provokuar të Ukrainës nga Rusia.

I pyetur nga gazetari Zakaria, nëse zgjerimi i NATO-s në kohën kur ai ishte president, mund të ketë shkaktar i invadimit të Ukrainës nga Rusia. Presidenti Clinton, u përgjigj shkurt: “Je i gabuar”, i tha. Z. Clinton atij, duke shtuar se; zgjerimi i NATO-s, nuk ka asgjë të bëjë me pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia. “Mendoj se, bëmë gjënë e duhur, në kohën e duhur”, me vendimin që kemi marrë, për anëtarësimin e ish-vendeve komuniste në NATO.

Presidenti Clinton, i solli në kujtesë gazetarit se, vet Putini, e ka thënë shpesh, se: “shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, ishte një tragjedi e madhe”, sipas tij. Ish-Shefi i Shtëpisë së Bardhë, u shpreh se; me zgjerimin e NATO-s, me vendet ish-komuniste, as Shtetet e Bashkuara, as NATO, nuk kishin për qëllim të kërcënonin Rusinë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nga haremi me vajzat e reja, te Veliu që firmosi pavarsinë më 1912-ën dhe refuzimi i ultimatumit të gjeneralit grek, për të njohur qeverinë e Zografit…”/ Historia e panjohur sarajeve dhe familjes Këlcyra

“Torturat ndaj Klerit Katolik, nuk kanë kuptimin e plotë, nëse s’kujtohen fjalët e Pandi Kristos: Ato Lleshrat e Prengrat, i kemi vrarë, faj e pafaj…”/ Refleksionet e ish-deputetit, studiuesit e ambasadorit të njohur

Por, nga ana tjetër, ish-presidenti Clinton, tha se, vendet ish-komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore, ishin në të drejtën e tyre, ndërsa kërkonin të jetonin në liri dhe siguri, pas shumë dekadash, të dominimit të komunizmit sovjetik.

Ish-Presidenti amerikan zbuloi, në intervistën e tij në CNN të dielën, se në atë kohë, ai i kishte ofruar Rusisë, “jo vetëm një partneritet të veçantë me NATO-n, por, edhe mundësinë e një anëtarësimi eventual, në aleancën ushtarake perëndimore, me argumentin se, problemet më të mëdha të sigurisë, në të ardhmen, mendohej se do të do ishin aktorët jo shtetërorë, ose shtetet autoritare, që do u shisnin grupeve terroriste, armë kimike, biologjike dhe bërthamore”, dhe se përball një rreziku të tillë, do duhej të ishim të gjithë të bashkuar, u shpreh Z. Clinton në CNN – t’u ketë thënë në atë kohë autoriteteve të Rusisë.

Presidenti Clinton, u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara pasi kishte fituar garën elektorale kundër kandidatit republikan Xhorxh H.Bush i vjetër, në zgjedhjet e vitit 1992. Ishte shembur Muri i Berlinit, ndërkohë që ranë regjimet diktatoriale komuniste, anë e mbanë Evropës Lindore / Qendrore dhe pasi ishte shpërbërë edhe Bashkimi Sovjetik, në vitin 1991.

Fillimisht, në mandatin e dytë të Presidentit Clinton, tre shtete ish-komuniste, anëtare të ‘Paktit të Varshavës’, Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia, u bënë anëtare të NATO-s në vitin 1999. Vala e dytë e zgjerimit më të madh të NATO-s, ndodhi në vitin 2004, kur asaj iu bashkuan Bullgaria, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Estonia, Letonia dhe Lituania, ndërsa, në vitin 2009, Shqipëria dhe Kroacia, i bashkohen gjithashtu NATO-s, gjatë presidencës së Xhorxh W Bush-it, të ri.

Gjatë intervistës, Presidenti Clinton, reagoi pak me zemërim ndaj insinuatës së gazetarit Zakaria, se disa analistë, mendojnë se mund të ishte faji i tij, për agresionin e paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës – pasi ishte ai, që filloi zgjerimin e NATO-s, me vendet ish-komuniste, sepse dihet se, një prej justifikimeve të Putinit, për agresionin e paprovokuar të Ukrainës, ai donte që të parandalojë anëtarësimin e Ukraniës në NATO.

“Po si mund t’u thuash Polakëve se, ata duhet të jetojnë përgjithmonë me frikën, se Rusia do i pushtojë prap?! Ose t’i thuash Hungarisë, ose vendeve të tjera, si vendeve Baltike, një gjë të tillë. Me të vërtetë, pas të gjitha vuajtjeve që kanë pësuar nga (diktatura komuniste sovjetike). A kanë dashur këto vende, të ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik”? pyeti pak si me sarkazëm, ish-Presidenti Clinton.

“Unë besoj se, kemi bërë atë që duhej të bëhej në atë kohë. Dhe po të mos kishim zgjeruar NATO-n (me vendet e ish-komuniste të paktit të Varshavës), kriza e sotme e Ukrainës, ka mundësi të kishte ndodhur, shumë më herët”, u shpreh Presidenti Clinton, me gazetarin dhe analistin e CNN-it, Fareed Zakaria.

Zgjerimi i NATO-s ç’prej shembjes së Murit të Berlinit e, deri më sot, është shikuar dhe konsiderohet edhe sot si një objektiv, për të krijimin e një Evrope demokratike, të bashkuar, në paqe dhe të pa ndarë. Secili shtet, anëtar i NATO-s, sjellë diçka të veçantë, drejtë këtij objektivi të përbashkët.

Presidenti Bill Clinton, kishte të drejtë, atëherë dhe sot, sa i përket zgjerimit të Nato-s – me kërkesën e tyre –të vendeve ish-komuniste në Aleancën e Atlantikut Verior, gjatë tre dekadave të fundit. Agresioni i paprovokuar i Rusisë, kundër Ukrainës, po tregon se një Aleancë e fortë e NATO-s, është sot më e nevojshme se kurrë më parë.

Mbështetja për anëtarësimin në NATO, është venë re edhe në vende që, historikisht, kanë qenë neutrale ushtarakisht, si Finlanda e Suedia. Edhe Republika e Kosovës, po kërkon një rrugë të shpejt drejt anëtarësimit në NATO.

Presidenti Bill Clinton, me të drejtë tha në intervistën me CNN, se nuk është zgjerimi i Nato-s drejt lindjes, shkaku i agresionit të paprovokuar rus në Ukrainë. Por është imperializmi rus, ai që nxit agresionin e Rusisë, kundër Ukrainës!

Në të vërtetë, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, të martën edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e cilësoi agresionin rus në Ukrainë, si: “një kthim në imperializëm”.

Njëkohësisht, Presidenti i Francës, kritikoi qëndrimin e atyre vendeve që, thonë se janë “neutrale”, ndaj agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, duke thënë se ata, janë në një rrugë të gabuar dhe se, “Ata po bëjnë një gabim historik”.

Ndërkohë, ata që po heshtin sot, në lidhje me këtë agresion të paprovokuar rus në Ukrainë, udhëheqësi francez, Emmanuel Macron, i akuzoi si, “pjesëmarrës dhe bashkëfajtorë në kauzën e imperializmit të ri” – në fjalimin që mbajti në tubimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Vëllai im Petriti, do fejohej me vajzën e Enverit, por Ramizi me Nexhmijen, e prishën atë, kishin frikë se pas vdekjes së udhëheqësit, babai, Kadriu,...”/ Raporti Sigurimit, me bisedën e Agron Hazbiut

Next Post

Kalendari Historik 28 Prill 2023

Artikuj të ngjashëm

“Nga haremi me vajzat e reja, te Veliu që firmosi pavarsinë më 1912-ën dhe refuzimi i ultimatumit të gjeneralit grek, për të njohur qeverinë e Zografit…”/ Historia e panjohur sarajeve dhe familjes Këlcyra
Dossier

June 5, 2023
Armet e futura ne Katedralen e Shkodres 1946
Dossier

“Torturat ndaj Klerit Katolik, nuk kanë kuptimin e plotë, nëse s’kujtohen fjalët e Pandi Kristos: Ato Lleshrat e Prengrat, i kemi vrarë, faj e pafaj…”/ Refleksionet e ish-deputetit, studiuesit e ambasadorit të njohur

June 3, 2023
“Kur Patër Anton Harapit dhe Dom Mikel Koliqit, në nëntorin e ’44-ës, iu lutën të ikin nga Shqipëria, sepse komunistët do u…”/  Refleksionet e ish-deputetit, studiuesit e, ambasadorit të njohur

“Familja Manolli, viktima e parë e neofashizmit serb pas 23 marsit ‘89 dhe si e përgatiti e zbatoi fashizmi ushtarako-policor, terrorin në Kosovë…”?! / Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Familja Manolli, viktima e parë e neofashizmit serb pas 23 marsit ‘89 dhe si e përgatiti e zbatoi fashizmi ushtarako-policor, terrorin në Kosovë…”?! / Refleksionet e historianit të njohur

June 1, 2023
“Me njerëzit e mi besnik, arrita ta nxjerr gruan time nga qelitë e burgut të Krujës dhe pasi ndenjëm tre vjet maleve, u arratisëm nga Shqipëria…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA
Dossier

“Me njerëzit e mi besnik, arrita ta nxjerr gruan time nga qelitë e burgut të Krujës dhe pasi ndenjëm tre vjet maleve, u arratisëm nga Shqipëria…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA

June 1, 2023
“Vizita sekrete e nr. 2 të KGB-së ruse në Shqipëri, për zgjedhjet e 26 majit ‘96, dhe takimi ‘rastësor’ te Syri i Kaltër, me 4 shqiptarë, ish-studentë në Moskë…”/ Refleksionet e historianit
Dossier

“Vizita sekrete e nr. 2 të KGB-së ruse në Shqipëri, për zgjedhjet e 26 majit ‘96, dhe takimi ‘rastësor’ te Syri i Kaltër, me 4 shqiptarë, ish-studentë në Moskë…”/ Refleksionet e historianit

May 31, 2023
Next Post
Kalendari Historik 01 Prill 2023

Kalendari Historik 28 Prill 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!