• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, October 4, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Inxhinieri uzinës së Poliçanit u gjet i mbytur në një cekëtinë të Vjosës dhe u tha ‘armik i popullit’, por arkivolin hermetik, nuk…”/ Misteri që s’po zbardhet as pas 55 vitesh…?!

Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
“Na thanë u vetë-mbyt në Vjosë dhe arkivoli ishte i salduar, por babai s’deshi ta fusnim në shtëpi, si ‘armik i popullit’, kurse Kadri Hazbiu…”/ Misteri i zhdukjes të ing. të Uzinës së Armëve të Poliçanit në ’67-ën
0
Shares
8k
VIEWS

Nga Izet S. Çuli

Memorie.al / Latif Qazimi (Fodulli) kreu me rezultate të shkëlqyera katër klasë fillore në fshatin Çepan të rrethit të Skraparit, kurse shkollën unike e mbaroi po shkëlqyeshëm në Konviktin “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në vitet 1951-1954. Pastaj e dërguan në Tiranë në Politeknikumin “7 Nëntori”, katër vitet e të cilit, ai i mbaroi me rezultate të shkëlqyera, jo vetëm në mësime por edhe në fusha të tjera të jetës shkollore: letërsi, vizatim, sport, aktivist i organizatës së rinisë etj. I etur për dije, i talentuar e më vullnet të admirueshëm, Latifi shkëlqeu në gjuhën shqipe, përvetësoi gjuhën ruse, shkroi drama e skeçe, luante në grupin artistik, nxirrte për katër vite, së bashku me Llambi Blidon, gazetën e nderit të shkollës. Pas diplomimit teknik-gjeolog e caktuan me punë në dikasterin e Ministrisë së Ndërtimit, por në realitet ai punoi nëpër Shqipëri në tetë vepra energjetike, industriale e bujqësore.

Edhe pse koha i kalonte nëpër themele veprash ai nuk hoqi dorë nga letërsia e arti. Thuri e botoi poezi e artikuj publicistikë, shkroi tregime e skica, mbajti ditar të rregullt. Si gjithë të rinjtë e kohës, ëndrra e tij ishte vazhdimi i studimeve të larta, jashtë ose brenda vendit. Latifi kërkon të konkurrojë për në Institutin e Arteve dhe fitoi në korrik 1961, por atë e dërgojnë në Kinë për studime në tetor 1961.

Edhe atje pesë vjet me rezultate të shkëlqyera, në mësime, në jetën studentore, në studime, letërsi, vizatime, përkthime etj. Meritoi diplomën e inxhinierit elektro-metalurg dhe pas kthimit në atdhe e caktojnë të punojë në Uzinën Ushtarake të porsakrijuar të Poliçanit, ndonëse i përkiste të emërohej në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, që ishte në fillimet e tij. Tashmë Latifi kishte krijuar një profil të plotë inxhinieri e letrari, për më tepër, veç gjuhës ruse, zotëronte gjuhët kineze, angleze dhe kish njohuri të mira për gjuhët greke, gjermane, franceze dhe esperanto.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nuk e harroj mesnatën e 28 marsit 1991, kur në dhomën tonë te 313-ta, trokiti shefi i kuadrit të burgut, e na tha se; Presidenti i Republikës, ka urdhëruar…”/ Kujtimet e Petraq Xhaçkës

“Drejtori i burgut, na ftoi mua dhe Enrikon ta ndiqnim nga pas dhe kur na futi në një zyrë, aty njoha profesor Arben Puton e regjisorin Kujtim Çashku…”/ Kujtimet e Petraq Xhaçkës

Vdekje e beftë enigmatike…!

…dhe në datën 12 maj 1967, Latif S. Qazimi, siç u dha varianti zyrtar shtetëror vetëm gojor, rastësisht, nga një shofer kalimtar, u gjend i vdekur në një cekëtinë të lumit Vjosë, në afërsi të Urës së Dragotit në rrethin e Tepelenës. Fillimisht u konsiderua: “vdiq si armik i popullit” e më pas, “familja mund të vinte të merrte trupin e të vdekurit në arkivolin e mbyllur hermetikisht”.

Akti i varrimit u krye më 14 maj 1967 paradreke në vend-lindje, në Çepan. U tha nga personat e fushës së hetuesisë, se u hapën dosje hetimore, u bënë ekspertiza, u morën prova materiale e përgjigjja zyrtare, mbeti po ajo e datës 12 maj 1967: u vetë mbyt! Enigma vijon edhe pas pesëdhjetepesë vjetësh. Pse nuk u lejua familja të njihej me dokumentacionin e kësaj vdekjeje…?! E vranë apo e vetëvranë…!? Pse u la në harresë të plotë nga të dy sistemet ekonomiko-shoqërore?

Trashëgimia e pasur e Latif Qazimit: inxhinier, poet, shkrimtar, kritik, përkthyes, vizatues…!

Pavarësisht nga jeta shumë e shkurtër e tij, vetëm 27 vjeçar, la një trashëgimi jo të vogël në drejtim të profesionit që ushtroi si teknik gjeolog dhe si inxhinier elektro-metalurg, ndonëse këtë të dytin nuk arriti të fillonte ta vinte në jetë siç dëshironte ai. Më e madhja që na la është dashuria e tij për Shqipërinë, punën në tërësi e për zanatin e gjeologut e të metalurgut në veçanti si dhe pasionin e madh për letërsinë dhe artin.

Së pari, duhet të të përmendim hidrocentralet e Bistricës e të Shkopetit, që ishin objekte të një rëndësie të veçantë kombëtare, ku Latifi investoi djersë e dije, mençuri profesionale dhe aftësi organizative; në studimet për ndërtimin e themeleve të këtyre veprave shumë të mëdha dhe krejt të reja për kohën dhe mundësitë ekonomike e intelektuale të Shqipërisë.

Latifi shpalosi tërë energjitë e tij fizike, mendore dhe meritoi plotësisht atributet e një inxhinieri të mirëfilltë. Ai punoi e jetoi në kantiere tok me punëtorët ku tregonte gjithnjë portretin e tij si njeri i dashur me shokët e shoqet, me një art komunikimi shpirtëror që spikaste ngado e në çdo kohë.

Së dyti, ai kryesonte ekipet e punimeve për digën në rezervuarët e Kurjanit e të Thanës; për vendosjen e linjave të tensionit të lartë në Milot; rrezikshmërinë që sillnin rrëshqitjet masive të dherave dhe si do të parandaloheshin ose përballoheshin ato në një objekt në Përrenjas; gjendja e shtresave tokës ku do të ndërtoheshin këmbët e një ure të rëndësishme në fushën e Maliqit në Korçë; problemet e ujërave nëntokësore në bregdetin e plazhit të Durrësit dhe mjaft objekte të tjera të rëndësishme.

Trajtesa të tjera të karakterit të mirëfilltë studimor-shkencor ka pasur, me sa kemi gjetur deri tani në Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, në dy objekte jo pak të rëndësishme kombëtare siç janë Fabrika e Sodës Kaustike në Vlorë dhe zgjerimi i Uzinës së Porcelanit në Tiranë. Edhe pse punoi një kohë shumë të shkurtër, vetëm 149 ditë, la gjurmë edhe në fonderinë e Uzinës Mekanike të Poliçanit dhe në laborator lidhur me analizën e metaleve për prodhimin e armëve të këmbësorisë.

Nga trashëgimia e tij letrare artistike përmendim:

Ka shkruar shumë më tepër ditar, por ne mundëm të gjejmë vetëm 404 faqe në dorëshkrim; 74 poezi të përgatitura për botim; prej tyre katër janë botuar në gazetën “Zëri i Rinisë” datë 30 shtator 1960; dorëshkrime të tjera, të shumëllojshme, të llogaritura , gjithsej afërsisht 187 faqe; 16 tregime e 44 skica; peizazhet e përshkrimet e natyrës dhe të jetës në Roskovec, Plazh – Durrës, Bistricë, Anshan, janë disa prej tyre.

Në dorëshkrimet e Latifit gjejmë kritikë për artin skenik, për letërsinë në prozë e poezi të kohës që ai jetoi, për pikturën dhe skulpturën. 32 faqe janë kritikë vetëm për poezinë dhe veprën e deri atëhershme të Ismail Kadaresë. Gjithashtu në dorëshkrimet e Latifit, ka përkthime nga gjuhët ruse e kineze, fabula, anekdota etj.

Ka konspekte hulumtuese të grimcave gjuhësore e folklorike të rrënjës popullore të gjuhës shqipe; proverba të përkthyera e të përshtatura prej tij krahasimisht në tri gjuhët: shqipe, ruse dhe kineze. 189 vizatimet e larmishme të Latifit kanë marrë vlerësime maksimale nga piktorët Skënder Kamberi, Anastas Kostandini etj, dhe posaçërisht nga “Skulptori i Popullit”, Mumtaz Dhrami.

Nën përkujdesjen e avokat Përparim Kalo, me një pjesë të zgjedhur të këtyre vizatimeve u çel për tre javë një ekspozitë e shumëvlerësuar në “Galerinë Kalo” në maj 2016. Ai ka shkruar disa pjesë shfaqjesh teatrore të shkurtra e skeçe, për të cilat ka pasur interes e vlerësim të veçantë, “Mësuesi i Popullit”, Gjergji Canco etj.

Dorëshkrim ose shtypshkrim prej tyre deri tani nuk kemi mundur të gjejmë; në revistën “Për jetën e shkencën” që botohej nga shkolla e tij, ka debutuar disa herë me shkrime të ndryshme. Ai ka pasur një letërkëmbim të gjerë, tepër interesant dhe me shumë njerëz, shokë e shoqe, miq e dashamirës, të profesioneve e moshave të ndryshme, shqiptarë, kinezë, algjerianë, rusë, sidomos kur ishte student në Kinë, pjesa me e madhe e të cilit është ruajtur.

Dorëshkrimet e tij me vlera të spikatura shoqërore e artistike për t’u botuar përbëjnë një kolanë librash format vogël me vëllim afërsisht 1200 faqesh. Vepra e tij letrare e artistike është zbardhur, redaktuar dhe pret dritën e botimit, duke u bazuar në shpresën, se do të gjendet njeri me zemër të madhe ose edhe ndonjë institucion kulturor që të sponsorizojë atë. Deri tani familja i ka botuar dy vepra të tij.

Studiuesi, Ilmi S. Qazimi (dhe të tjerë), përpos përgatitjes së veprës së Latifit për botim, ka takuar rreth 300 persona që e kanë njohur Latif Qazimin, në vendlindje, në shkollë, në jetën e tij në Shqipëri e në Kinë e në punë dhe prej tyre ka dëgjuar ose i janë dhënë të shkruara përshtypjet dhe vlerësimet nga më të lartat për të.

Ishte unikal, i pashëm, i dashur e i dhembshur. Njeri me ndjenja të holla dhe pastërti të kulluar shpirtërore dhe me interesa të gjera jetike: pjesëmarrës në një nga shfaqjet lëvizëse të Ansamblit Kombëtar të Këngëve e Valleve të Republikës Popullore të Shqipërisë, gusht 1959; aktor në grupet teatrale të shkollës së mesme, sportist me aktivizim në futboll, volejboll, kanotazh, shahist, këngëtar etj.

Ishte i ri që vështronte larg. Inxhinier me vizion të kthjellët për një të ardhme të ndritur të atdheut e të popullit të tij dhe që ushqente dashuri të thellë për Shqipërinë e sidomos për vendlindjen.

Njeri i pajisur me magjinë e thithjes së shpirtit të njerëzve dhe me artin e komunikimit më çdokënd. Djalosh me prirje të dukshme dhe të vlerësuara artistike, poetike dhe aktoreske. Intelektual idealist, me ndërgjegje të lartë, që aspironte për liri, demokraci e humanizëm kudo në skutat e jetës njerëzore. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Kadri, ty nuk mund të bllokonin Feçori, Ziçishti apo Halim Xhelo, ti ishte minisitër, po rrije luaje edhe me shoferët, këta nuk...”/ Mbledhja e panjohur e Byrosë, 8 tetor ‘82

Next Post

“Hetuesin tim që më torturonte edhe natën e vitit të ri, duke më thënë se do ma bënin si kalit të Petrit Dumes, do të doja ta takoja e t’i...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit nga Vlora

Artikuj të ngjashëm

“Nuk e harroj mesnatën e 28 marsit 1991, kur në dhomën tonë te 313-ta, trokiti shefi i kuadrit të burgut, e na tha se; Presidenti i Republikës, ka urdhëruar…”/ Kujtimet e Petraq Xhaçkës
Personazh

“Nuk e harroj mesnatën e 28 marsit 1991, kur në dhomën tonë te 313-ta, trokiti shefi i kuadrit të burgut, e na tha se; Presidenti i Republikës, ka urdhëruar…”/ Kujtimet e Petraq Xhaçkës

October 3, 2023
TAKIMI I PRESIDENTIT RAMIZ ALIA  ME PËRFAQËSUES TË STUDENTËVE
Personazh

“Drejtori i burgut, na ftoi mua dhe Enrikon ta ndiqnim nga pas dhe kur na futi në një zyrë, aty njoha profesor Arben Puton e regjisorin Kujtim Çashku…”/ Kujtimet e Petraq Xhaçkës

October 2, 2023
“Kush ishte ky njeri, një i persekutuar i burgjeve komuniste, a një dashurues i filozofëve dhe një njohës i pasionuar…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për ish-kolegun, deputet e shkrimtar
Personazh

“Kur po kalonin pranë tribunës së udhëheqjes, i rrëfen shokut të tij, se e kish ëndërr të vriste Enver Hoxhën, por me të mbaruar parakalimi, ai shkoi te Dega e Brendshme…”/ Kujtimet e Petraq Xhaçkës

October 2, 2023
“Dridhem, kur kujtoj kocka të thyera njeriu, jo metaforike, të gjetura andej-këndej, në gropat e malit të Dajtit, në kampin e Ballshit, të Spaçit, në oborrin e burgut të Burrelit dhe…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik
Personazh

“Në kampin e Shën Vasisë, të burgosurit që vdisnin në mbrëmje, i vendosnin ashtu të shtrirë përdhe, në hapësirën tërë lagështirë, pranë lavamanëve, ku ne…”/ Kujtimet e Petraq Xhaçkës

September 30, 2023
“Pasi u përjashtua nga shkolla ushtarake në Bashkimin Sovjetik, u kthye në atdhe ku u dënua katër herë…”/ Historia tragjike e njeriut që vuajti nga ‘hija’e vëllait…!
Personazh

“Kur unë dhe dy kolegët e mi, në kampin e Shën Vasisë, refuzuam kërkesën që të merreshim aty me projektime pusesh nafte, ata të Sigurimit, na thanë…”/ Kujtimet e Petraq Xhaçkës

September 29, 2023
Dëshmia e dhimbshme: Pse e pushkatoi Enveri babanë tonë, Abdyl Këllezin, ish-zv/kryeministër, dhe përse s’po i gjejmë dot eshtrat e tij…?!
Personazh

“Në kampin e Zejmenit, takuam shokun tonë, inxhinierin Niko Goxhobashi, i cili kishte tetë vite që ishte dënuar, pasi kishte thënë se; Pali Miska…”/ Kujtimet e Petraq Xhaçkës

September 28, 2023
Next Post
Memorie.al

“Hetuesin tim që më torturonte edhe natën e vitit të ri, duke më thënë se do ma bënin si kalit të Petrit Dumes, do të doja ta takoja e t’i...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit nga Vlora

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!