• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, February 3, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

Invazioni rus në Ukrainë, kambanë alarmi për sigurinë tonë kombëtare

Invazioni rus në Ukrainë, kambanë alarmi për sigurinë tonë kombëtare
0
Shares
145
VIEWS

Ekrem Spahiu   

Aventura ruse në Ukrainë tregoi se jo vetëm dy shtetet në konflikt, por e gjithë bota ndodhet përpara rreziqesh sigurie. Janë rreziqe ku koha nuk pret: SHBA dhe fuqitë e tjera demokratike bërthamore ri dimensionuan menjëherë masat për të përballuar konfrontimin e një natyre të re të kërcënimit bërthamor, ku shteti agresor që zotëron këto armë dhe që kërkon të revizionojë rendin botëror përmes forcës ushtarake e përdori këtë armë si masë ç’inkurajim për t’i shpëtuar ndëshkimit konvencional nga bota demokratike.

E gjithë Europa dhe SHBA po ri dimensionojnë politikat kombëtare dhe të sigurisë.

Invazioni barbar i Rusisë në Ukrainë dhe dhimbja që shkaktojnë të vrarët dhe viktimat e pafajshëm; shkatërrimet; largimi si refugjatë i milionave qytetarëve, fëmijëve e grave për të shpëtuar kokën dhe kampet e pritjes së tyre në vende të ndryshme; ngritja drastike e çmimeve; kriza ekonomike që po pason këto zhvillime; e të tjera, natyrshëm kanë rritur ndjeshmërinë e opinionit publik, politik e diplomatik në të gjithë botën.

Gjithashtu mund të lexoni

ZVICERANËT QË VIZITUAN BURGUN E SPAÇIT. KTHIMI I POEZIVE ATJE KU DOLËN, NË VENDIN E KRIMIT…

EDVIN SCHWARTZ, KUSHËRIRI I FROJDIT

Ky reagim publik u pasqyrua në qëndrimin, ndoshta unik, të asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku rezoluta e 193 shteteve që dënon këtë invazion dhe që kërkon tërheqjen e menjëhershme të forcave pushtuese ruse, u votua kundër vetëm nga katër regjimet më të urryera që sundojnë Bjellorusinë, Korenë e Veriut, Eritrenë dhe Sirinë.

Sidoqoftë, ky invazion, i kryer pa asnjë shkak dhe në thyerje flagrante të të drejtave themelore të shteteve e kombeve për përzgjedhjet e tyre politike dhe të sigurisë e po ashtu në tentativë për të shkatërruar arkitekturën e gjithë pranuar të sigurisë ndërkombëtare, ridimensionoi si mënyrën e mbështetjes dhe ndihmave ndaj një vendi që cenohet në këtë mënyrë, por edhe diplomacinë si instrument themelor i zgjidhjes së konflikteve.

Lufta në Ukrainë, ri-dimensionoi gjithashtu fuqinë dhe efektivitetin e sanksioneve si instrumente ndëshkues në botën moderne e globaliste që jetojmë.

Ndoshta mësimin më të madh e kemi Gjermaninë, e cila, nën optikën e rreziqeve që projekton agresioni rus në Ukrainë dhe jo vetëm, bëri një ndryshim radikal në kursin e politikës së jashtme dhe të sigurisë, duke njoftuar eksportin e armëve në Ukrainë, rritjen dramatike të shpenzimeve të mbrojtjes me njëqind miliardë euro dhe mbështetjen e Gjermanisë për sanksione të ashpra kundër Rusisë, e cila është furnizuesi kryesor i Gjermanisë me gaz dhe qymyr, masa këto që u mbështetën në masë dërmuese edhe nga opinioni publik gjerman.

Serbia, e përkundur nga bindja se Rusia është garante e interesave serbe përgjithësisht dhe në Kosovë posaçërisht, do ta dëshironte shumë një sukses rus në Ukrainë, ngase i vinte përshtat dhe si mbështetje ndaj Serbisë për ruajtjen e balancës së forcave në rajon.

Këtë pretekst, “garancinë ndaj Ukrainës ruse” përdori edhe Rusia. Autokratët e tipit Putin kanë agjendë të ndryshme nga ajo e arkitekturës botërore të sigurisë. Nuk e kanë për gjë që “garancinë” ta kthejnë në një justifikim lufte.

Prandaj edhe invazioni rus në Ukrainë nuk mund të mbetet thjesht një çështje solidariteti me popullin ukrainas.

Parlamenti i Kosovës miratoi një rezolutë që i kërkon qeverisë të nisë negociatat për anëtarësimin e shtetit të Kosovës në NATO, Bashkimin Europian, Këshillin e Europës dhe organizma të tjera ndërkombëtare.

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, tashmë anëtar i NATO-s, është shprehur për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Për më tepër akoma, Presidenti i Turqisë Erdoğan, u shpreh kohët e fundit se mbështet procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe u angazhua se do të ndërmarrë edhe hapat e duhura për këtë qëllim.

Po Shqipëria? Vendi ynë, e ka detyrim kushtetues “të veprojë në mbështetje të prosperitetit të gjithë kombit, të aspiratës shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”.

Prandaj është urgjente që Kuvendi i Shqipërisë të dalë me një rezolutë të mbështetur nga të gjithë deputetët e spektrit politik, për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në NATO.

Partitë politike jo vetëm që nuk duhet ta përvetësojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE si fitore politike të njërës apo tjetrës parti, por si fitore të Shqipërisë. Prandaj është urgjente që Kuvendi i Shqipërisë, të adresojë një kërkesë të unifikuar për shpejtimin e procedurave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. “Ping-pongu” që luajnë qeveritë e disa vendeve të BE, të cilët venë në dyshim kapacitetet europiane të Shqipërisë, është e patolerueshme që ta luajnë edhe politikanët shqiptarë.

Ndërkohë, zhvillimet në Ukrainë duhet të bëhen një kambanë alarmi për të ri-dimensionuar çështjet e sigurisë së vendit. Në këtë kuadër, është e domosdoshme të rishikohen kapacitetet reaguese në rast kërcënimi të sigurisë kombëtare. Për më tepër, këto kapacitete duhen parë jo thjesht si çështje buxheti mbrojtjeje (që ka vend për t’u rishikuar), por në radhë të parë si çështje e sigurisë ekonomike, e sigurisë energjetike, etj. Është momenti që të rishikohet, i gjithë sistemi i menaxhimit të burimeve energjetike, duke ia kthyer këto burime sigurisë kombëtare dhe jo firmave me adresa të dyshimta ndaj kësaj sigurie.

*ish-deputet dhe zv/minisër i Mbrojtjes  

 

              

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Zbulohet letra e Enverit: “Mehmet, e lexova autokritikën tënde, por unë kam biseduar gjatë me ty dhe tani s’shoh ndonjë mundësi…”/ Dokumenti i panjohur, tetor’81

Next Post

Kalendari Historik 24 Mars 2022

Artikuj të ngjashëm

Memorie.al
Të Ndryshme

ZVICERANËT QË VIZITUAN BURGUN E SPAÇIT. KTHIMI I POEZIVE ATJE KU DOLËN, NË VENDIN E KRIMIT…

October 17, 2022
EDVIN SCHWARTZ, KUSHËRIRI I FROJDIT
Të Ndryshme

EDVIN SCHWARTZ, KUSHËRIRI I FROJDIT

August 27, 2022
“Në Shqipëri, jeta e njeriut vlen shumë pak, më pak se gjysma, madje më pak se ngritja në ajër e një helikopteri, apo aparatura e munguar e një ambulance…”/ Refleksionet e emigrantit, pas humbjes së shokut të fëmijërisë
Të Ndryshme

“Në Shqipëri, jeta e njeriut vlen shumë pak, më pak se gjysma, madje më pak se ngritja në ajër e një helikopteri, apo aparatura e munguar e një ambulance…”/ Refleksionet e emigrantit, pas humbjes së shokut të fëmijërisë

August 23, 2022
Rrugëtimi në tri dekada i mjekut, Vasil Llajo, nga mikroskopi tek perandoria “Intermedica”
Të Ndryshme

Rrugëtimi në tri dekada i mjekut, Vasil Llajo, nga mikroskopi tek perandoria “Intermedica”

May 15, 2022
Sergej Lavrov, ky Fernandél tragjik
Të Ndryshme

Sergej Lavrov, ky Fernandél tragjik

April 21, 2022
“Shkaku dhe pasoja” në kontekstin e botëkuptimit shqiptar
Të Ndryshme

“Shkaku dhe pasoja” në kontekstin e botëkuptimit shqiptar

March 8, 2022
Next Post
Mars

Kalendari Historik 24 Mars 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!