• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, July 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Imzot Serreqi, i lidhur me krerë të fiseve të Veriut të Shqipërisë, është autori i hartimit të memorandumeve, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve…”/ Raporti i diplomatit italian, më 13 shkurt 1912

“Kur ishte në Sanatorium në Itali, një murgeshë që e pa se ai po vdiste, i tha; po lutem për ty, por Migjeni, me arrogancë e mospërfillje, i’u përgjigj…”! / Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit
“Imzot Serreqi, i lidhur me krerë të fiseve të Veriut të Shqipërisë, është autori i hartimit të memorandumeve, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve…”/ Raporti i diplomatit italian, më 13 shkurt 1912
“Imzot Serreqi, i lidhur me krerë të fiseve të Veriut të Shqipërisë, është autori i hartimit të memorandumeve, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve…”/ Raporti i diplomatit italian, më 13 shkurt 1912

Nga Dr. Paulin Marku

Memorie.al / Në këtë punim është paraqitur roli i klerikut katolik, Imzot Serreqi në drejtimin e Arqipeshkvisë së Shkodrës dhe bashkëpunimi i tij me banorët shkodranë e të zonave përreth, kryesisht me ata të Mbishkodrës, për shkak të origjinës së tij dhe të marrëdhënieve të krijuara gjatë misionit si meshtarë në ato zona. Marrëdhënie e tij me trupin diplomatik u forcuan, pasi ai u vendos në krye të Arqipeshvisë së Shkodrës. Imzot Serreqi bashkëpunoi me malësorët, duke iu gjendur pranë, sa herë që ata patën nevojë për këshillime, hartim të kërkesave me shkrim si dhe ishte ndërmjetësues me kancelaritë evropiane. Bashkëpunimi me malësoret, nuk u prit mirë nga autoritet lokale dhe shkaktoi pakënaqësi tek Porta e Lartë, e cila u vu në lëvizje për largimin e tij nga drejtimi i Arqipeshvisë së Shkodrës.

Imzot Jak Serreq, ishte një personalitet i lartë, në hierarkinë kishtare. Ai shërbeu në disa famulli të ndryshme dhe pati ndikim pozitiv, në zonat ku shërbeu si meshtar. Gjatë misionit të tij, si një lajmëtar i fjalës së Zotit, u angazhua plotësisht në komunitetin katolik, për të afruar sa më shumë njerëz të moshave të ndryshme, duke i motivuar të merrnin pjesë rregullisht në meshë, të ndiqnin të gjitha ritet fetare, për ruajtjen e ritualeve dhe të sakramenteve të fesë katolike.

Po ashtu, gjatë misionit të tij si prift, pati një ndikim të madh në komunitet, për nxënien e gjuhës shqipe, historisë dhe kulturës tonë kombëtare, pasi, pjesa më e madhe e popullsisë, ishte e paarsimuar. Interesi i popullatës shqiptare për t’u arsimuar në shkrim e këndim ishte i madh por vështirësitë ishin të mëdha. Kisha katolike ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ishte një nga themeluesit e Ansamblit të Këngëve e Valleve, i diplomuar shkëlqyer në Institutin e Regjisurës e Koreografisë ‘Lunacharsky’, por regjimi komunist e largoi…”/ Historia e panjohur e mjeshtrit Kaceli

“Ervis Gega me familjen e saj, hyri në ambasadën gjermane në korrik 1990, duke i dhënë rryshfet policëve dhe…”/ Shkrimi i gazetës së njohur gjermane “Spigel”, për drejtuesen e Filarmonisë Klasike të Bonit

Krahas bashkëpunimit religjioz me besimtaret katolik, ai arriti të fitonte simpati edhe ndër shqiptarët e besimeve të ndryshme në Shkodër. Padrejtësitë dhe shkeljet e vazhdueshme të autoriteteve lokale dhe qendrore, të udhëzuara nga Porta e Lartë, i shtuan edhe më tepër ndjenjën e thellë të atdhedashurisë imzot Serreqit.

Emërimi nga Vatikani, Argjipeshkëv-mitropolit i Shkodrës i Imzot Jak Serreqit më 13 prill 1910, u mirëprit nga komuniteti katolik dhe pozitat e tij u forcuan më shume me autoritetet diplomatike dhe qeverisjen lokale, duke qenë një zë më i fortë në mbrojtje të kërkesave të malësorëve. Marrëdhëniet e vazhdueshme që kishte me Selinë e Shenjtë, e ndihmonin që të forconte pozitat drejtuese religjioze dhe diplomatike, duke qenë një zë i fuqishëm në mbrojtje të kauzës shqiptare.

Popullsia e Shkodrës, si dhe krahinat përreth, kishin shprehur mbështetje që kur u emërua në krye të Arqipeshkvisë në Shkodër. Malësorët shprehen gatishmëri për bashkëpunim dhe i kërkuan ndërmjetësim pranë autoriteteve lokale në Shkodër dhe atyre diplomatike. Në telegramin numër 35, të datës 13 shkurt 1912, diplomati Italian, njoftonte Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, rreth situatës në veri të Shqipërisë.

Ndër të tjera, në dokument referohet se “Imzot Serreqi rezulton të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në të gjitha fiset edhe tek ato myslimanë”. Bashkëpunimi i Imzot Serreqit, me krerë të ndryshëm të fiseve të Veriut të Shqipërisë, ishte i vazhdueshëm. Ai konsultohej vazhdimisht me ta dhe disa herë ishte autori i hartimit të memorandumeve, në mbrojtje të interesave të shqiptareve. Imzot Serreqi ishte ndërmjetësues, për t’iu bërë prezent shqetësimet e malësoreve, diplomateve të huaj.

Në këtë mënyrë, iu bëri të njohur të gjitha problemet që shqetësonin shqiptarët. Mbledhja e 200 malësoreve në Katedralen e Shkodrës, shqetësoi autoritet lokale dhe u ndjek me interes edhe nga diplomati italian në Tivar, Panella. Në raport pohohet:

“Më datë 9 shkurt, rreth 1000 malësorë shumica e tyre nga fiset e Shalës, Grudës, Dukagjinit, Kastratit, Kelmendit dhe disa fise të tjerë nga Puka, shkuan në Shkodër, të udhëhequr nga bajraktarët e tyre, për t’i kërkuar gjeneral-guvernatorit (për momentin Shkodra nuk ka një titullar, vali), dëmshpërblimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga ushtria turke, vitin e kaluar. Kështu ata i kërkuan guvernatorit, nëpërmjet argjipeshkvit Serreqi, që t’u japë një përgjigje brenda 24 orëve”.

Në përmbajtje të dokumentit, thuhet se gjatë meshës së celebruar nga imzot Serreqi, ata ishin betuar për ri ngritjen e Shqipërisë, pasi situata nuk mund të duronte më dhe se duhej zgjidhur sa më parë problemet e tyre. Imzot Serreqi, i nxiti të pranishmit që të shkruanin një memorandum dhe mori përsipër për t’ia paraqitur Fuqive të Mëdha. Po ashtu, në mbyllje të raportit thuhet se kur u zhvillua mbledhja me Imzot Serreqin, morën pjesë disa mbështetës myslimanë.

Imzot Serreqi kishte komunikime të vazhdueshme dhe njoftonte eprorët në Vatikan, rreth situatës së krijuar në Shkodër dhe më gjerë në viset e tjera shqiptare. Atij i kërkohej që të ruante pozicionin e klerikut dhe të luante një rol pajtues, midis popullsisë shqiptare dhe autoriteteve. Imzot Serreqi kishte influencë dhe i dëgjohej fjala, kryesisht në fiset e mbi Shkodrës.

Kjo ndodhte për shkak të origjinës që kishte, me prejardhje prej Malësisë se Mbishkodrës, si dhe për arsye se kishte shërbyer disa vite si meshtarë në zonat të ndryshme të malësisë. Në një tjetër dokument diplomatik, për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, i cili klasifikohet i rezervuar, rezulton se imzot Serreqi, ishte ftuar në Selinë e Shenjtë, në vijim të situatës në vend dhe për shkak të implementimit të reformave të qeverisë turke, nëpërmjet të famshmit “komisioni i reformave”.

Veprimtaria e tij në mbështetje të vazhdueshme të shqiptareve, nuk kaloi nën hije dhe shihej i papërshtatshëm me politikat e Stambollit. Referuar dokumenteve italiane, evidentohet se Stambolli zyrtar, bënte çdo tentativë të mundshme për të larguar imzot Serreqin nga drejtimi i Arqipeshkvisë së Shkodrës. Citoj:

“Besohet që qeveria osmane, po bën një presion të madh për ta larguar nga Shkodra klerikun e lartpërmendur, i cili ka mbështetjen e qeverisë austriake, edhe pse nga ajo nuk shikohet me sy të mirë, pasi dyshohet se ka ndjenja filoitaliane. Imzot Serreqi, ka qenë ndihmuar shumë dhe vijon të ndihmohet nga Shoqata Kombëtare e Misionarëve. Takime pati dhe me drejtues politik shqiptar”.

Imzot Serreqi konsiderohej nga politikanet shqiptar, si njeri që mund të kishte influencë dhe në shtetin fqinj, Italia. Esat Pasha Toptani, kishte shkuar në Shkodër për dy qëllime kryesore, së pari, për të biseduar me Princin Preng Bibë Doda dhe se dyti, për të takuar Imzot Serreqin, Ipeshkëv i Shkodrës. Me të parin nuk arriti të takohej, pasi nuk i shkoi në takim, ndërsa me Imzot Serreqin, pati një bisedë të gjatë duke iu ankuar për mungesën e ndihmës nga ana e Italisë.

Në dokument thuhet se takimi midis Esat Pashe Toptani dhe Imzot Serreqit, u zhvillua në Shkodër, ku i kërkoi të ndërhynte tek shteti fqinj dhe të ndihmonte popullin shqiptar. Imzot Serreqi shërbeu si një klerik i lartë dhe një atdhetar i madh. Bashkëpunimi i tij me malësorët dhe kontaktet që krijoi me perëndimin, ishte një ndihmesë e madhe në shërbim të çështjes shqiptare. Imzot Jak Serreqi, ishte i frymëzuar nga ndjenjat të thella kombëtare. Memorie.al

Marrë nga gazetadielli.com

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Hetuesi Demir Zhupa, na torturonte që ne të pranonim se; njeriu që na kishte shtyrë të hidhnim trakte kundër pushtetit, ishte shoku ynë i klasës, Shefqeti...”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik nga Vlora

Next Post

Kalendari Historik 04 Shkurt 2023

Artikuj të ngjashëm

“Ishte një nga themeluesit e Ansamblit të Këngëve e Valleve, i diplomuar shkëlqyer në Institutin e Regjisurës e Koreografisë ‘Lunacharsky’, por regjimi komunist e largoi…”/ Historia e panjohur e mjeshtrit Kaceli
Personazh

July 4, 2025
“Ervis Gega me familjen e saj, hyri në ambasadën gjermane në korrik 1990, duke i dhënë rryshfet policëve dhe…”/ Shkrimi i gazetës së njohur gjermane “Spigel”, për drejtuesen e Filarmonisë Klasike të Bonit
Personazh

“Ervis Gega me familjen e saj, hyri në ambasadën gjermane në korrik 1990, duke i dhënë rryshfet policëve dhe…”/ Shkrimi i gazetës së njohur gjermane “Spigel”, për drejtuesen e Filarmonisë Klasike të Bonit

July 2, 2025
“Thanas Dino nga Gjirokastra, më pyeste dhe më këshillonte: ‘shiko, se ai njeri është i pazhbirilueshëm, mos i beso, ai ka rezerva, thotë s’shkruaj…”! / Refleksionet e mikut të ngushtë të Kadaresë

“Pasi e detyruan të zhvishej, e varën për këmbësh, me kokëposhtë, së bashku me një prift katolik, i cili kishte vdekur nga torturat.…”/ Historia e panjohur e Qazim Dervishit, gjyqtari i parë ndërkombëtar i futbollit

“Nga familja Toptani, Mulleti, Këlliçi e Bakiu, te Deliallisi, Basha, Kaceli, Tufina, Nallbani, etj., të cilat…”/ Historia e trishtë e grave dhe vajzave aristokrate tiranase, që u persekutuan nga regjimi komunist!

July 1, 2025
“Ky është një krim i vogël, në raport me ato në Shqipëri, por është nga më të shëmtuarit, është hakmarrje ndaj grave që…”/ Kur Kadare denonconte barbarizmin e regjimit komunist, ndaj grave të huaja

June 28, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Shkurt 2024

Kalendari Historik 04 Shkurt 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme